Dërgohet në gjyq dosja ndaj ish –drejtorit të Ujësjellësit të Ersekës. Nën akuzë edhe drejtori i OSHEE dhe kreu lokal i PS

24 Prill 2016, 14:55Kronika TEMA

Prokuroria e Korçës dërgoi për gjykim ish-drejtorin e Ujesjellësit Ersekë, Orest Malushi. Ai akuzohet për “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Hetimi ndaj tij është zhvilluar me masën e sigurimit “arrest në burg”. Malushi akuzohet se më 26 shkurt të këtij viti ka kërcënuar me armë dhe ka qëlluar pa shkaktuar dëmtime, në drejtim të shtetasit Z.B, pas një zënke banale në një lokal të zonës. Partia Demokratike reagoi pas ngjarjes duke thënë se Zylyftar Byreku është goditur vetëm se ishte anëtar i PD. Sipas saj, Orest Malushi e ka qëlluar nën shoqërinë e kreut të PS së Leskovikut, Sergei Peshtani dhe drejtorit të OSHEE, Robert Hamzaj,

Përfshirjen e Peshtanit dhe Hamzajt e provon edhe prokuroria. Sipas saj, akuzohen për “Deklarimi i rremë” shtetasit Robert Hamzai, shef i Agjencisë së OSHEE-Ersekë; Sergei Peshtani, Administrator i Njësisë Administrative Leskovik; si edhe shtetasit Andrea Memelli dhe Fatmir Hoxha.

PD akuzoi edhe policinë se ka prishur provat. Prokuroria sqaron se nën akuzëështë edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, shtetasi Jeton Hida, për veprën penale të “Veprimeve që pengojnë të vërtetën”. Prokuroria thotë se ai ka tentuar të zhdukë të gjithë provat e ngjarjes, si fshehjen e regjistrimit të kamerave të ambjentit, heqjen e gëzhojës së qëlluar, etj.

1 komente në “Dërgohet në gjyq dosja ndaj ish –drejtorit të Ujësjellësit të Ersekës. Nën akuzë edhe drejtori i OSHEE dhe kreu lokal i PS”

  1. Vironi says:

    Po drejtorja e Ujesjellesit Vlore ,Varvara Gjika,kur do shkoje ne burg,se nja tre here ka shkuar ne prokurori ,me siguri i ka paguar shtrenjte ata,Po kryetari Dritan Leli pse e mban ende ne detyre ,apo dhe kete e ka blere shtrenjte Ververa?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje