Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Pogradec-Korçë në mëngjesin e së dielës.
Një 23-vjeçare ka humbur jetën ndërsa një tjetër që ishte pasagjer është plagosur.
Viktima është 23-vjeçarja F.Q., banuese në Vlorë ndërsa është plagosur shtetasi E.M., 29 vjeç.
Viktima drejtonte makinën tip “Benz” me targa “AA 282 MG” dhe ka humbur drejtimin e mjetit si pasojë e shpejtësisë, duke dalë jashtë rrugës.
I plagosuri u dërgua në Tiranë në gjendje të rëndë për të marrë mjekim më të specializuar.