Dritan Telegrafi, 46 vjeç, është i akuzuar për vjedhjen e një çadre në Berat. Për një muaj, prokuroria dhe gjykata e këtij rrethi kanë qenë në një betejë gjyqësore të vërtetë, pasi organi i akuzës këmbënguli ta dërgonte në burg, ndërkohë që gjykata nuk pranoi.
Siç tregon dokumentacioni, 46-vjeçari u arrestua për vjedhjen e një çadre. Ai jo vetëm u mbajt tre dite në paraburgim, por për të Prokuroria e Beratit luftoi që ta rikthente në qeli.
“Jam i papunë dhe dal natën për të mbledhur kanaçe në lagjen “Çlirim”. para 4 muajsh pash një çadër ngjyrë kremi në rrugë që e kishte marrë era. E mora dhe e çova në shtëpi. Më pas e shita për 7.500 lekë”, thotë Telegrafi në dokumentacion.
Por megjithë vlerën e papërfillshme të objektit të vjedhur dhe dëshmisë së të pandehurit që shfaqet mohues për ngjarjen, prokuroria iu drejtua gjykatës duke kërkuar “arrest me burg”, një kërkesë kjo që u refuzua.
E ndërsa deklaratat e prokurorit të përgjithshëm apo ministrit të Drejtësisë udhëzojnë që për vepra të lehta të mos ketë ndëshkime me kosto për shtetin dhe taksapaguesin, Prokuroria e Beratit e apelon çështjen duke këmbëngulur sërish në një gjykatë më të lartë, siç është ajo e Apelit në Vlorë për “arrest me burg”.
Edhe kërkesa e dytë e prokurorisë u refuzua, ndërkohë që për Dritan Telegrafin, i dyshuar për vjedhjen e çadrës, u vendos “detyrim paraqitje”.
Shpenzimet proceduriale për procesin e çadres i kushtuan shtetit 500 mijë lekë vetëm gjatë masës së sigurisë. Derisa gjyqi të shqyrtohet në themel, 46-vjeçari është i detyruar të paraqitet çdo të enjte pranë organeve të drejtësisë./ TCH
Tamam te forte me te dobetin dhe breket te kembet me te fortin.plehra.
Ky eshte shtet.Ne berat u beka drejtesi……
Edhe Zhan Val Zhan-i asht denu per nji buk ne shek e 19 !!
Prokurori qe duhet te varet per b….esh.
Kush eshte ky prokur ceshtje dhe ky prokur rrethi tamam k.r e i papergjegjshem per parate e taksapaguesve dhe per kete te shkretin qe mbledh kanace!
O shtet i dhjere, o prokurori te dhjevsha mu ne emer. Po ky thote jam lypes dhe e shita te hante buke. Dhe prokuroria do me e denu. Jam shume i revoltuar, tmerresisht i revoltuar.
O Dritan, po ctu desh qe e shite ate cader qe fitove 7.500 leke dhe e le kete popull ne mjerim. Pse nuk ike te vidhje ndonje banke, te vrasesh ndonje prokuror, a ndonje krim te madh te zhdukesh ca koka ne kete shtet, se vallahi hero do te te kishim bere.
Vdekshi ju o prokurore, vdekshi ju qeveritare pederasta.
O sa turp me qene shqiptar.
Ky beratsi paska qen me fat se gjykatsi paska qelluar njeri, kurse mua me ka ber pershtypje nje raste ne gjykaten e fierit dy te pire pasi kishi konsumuar alkol ishin futur ne nje pallat ne ndertim dhe moren nje lopat dikish i pa dhe lajmeruan policin, u denuan 6 muaj dhe ben 3 muaj ne burgun e peqinit. Ne shqipri po qe i dobet ndothe e kundra qe ndothe ne vendet evropiane shtypesh me kembe.
Ju lumte keshtu ju do partia,ai ka qene diversant ka vjedhur cadren dhe donte te permbyste regjimin popullor socialist.Ndoshta edhe kelyshi komunist sali e ka perkrahur per ta bere cader pistolete.Mut njera pale hale pala tjeter.Turp ju vrafte zoti qe merreni me nje te pashprese qe nuk mbush dot barkun me buke.