Të gjithë autobusët që vijnë nga Kosova dhe ata që vijnë nga Greqia nuk do të hyjnë më në Tiranë duke nisur nga java tjetër. Ata do të stacionohen tek Pallati i Sportit “Partizani”.
Lajmin e bëri me dije kryebashkiaku Erion Veliaj, sipas të cilit autobusët e Kosovës dhe ata të Greqisë nuk do të mund të ndalojnë më në qendër të Tiranës, por në Bulevardin “Zogu I”.
Ai tha se nga transferimet e derimëtanishme të autobusëve si tek Dogana dhe transferimet e fundit, kanë lehtësuar trafikun në kryeqytet.
“Kemi bërë gjithashtu disa ndryshime të reja. Këshilli i Ministrave i ka transferuar Bashkisë së Tiranës pallatin e sportit “Partizani” si një aset sportiv, por edhe si një hapësirë për akomodimin e autobusëve.
Duke filluar nga kjo javë, autobusët e Kosovës dhe disa prej autobusëve të Greqisë do të transferohen tek Pallati i Sporteve “Partizani”.
Unë e di që natyra njerëzore është e tillë që nuk kënaqet kurrë. Vetëm falë zhvendosjes tek ish-Dogana, tek terminali i përkohshëm dhe me këtë spostim, 2670 autobusë më pak hynë në Tiranë. Të 2670 autobusët i kishit tek Teatri i Metropolit, tek Bulevardi Zogu i Parë. E di që këto autobusë nuk kanë ndonjë peshë shumë të madhe, por gurë gurë bëhet mur” deklaroi kryetari i bashkisë Erjon Veliaj.
Ça flet ti more … !
Vetem nga transerimi i autobuzeve tek ish Dogana, qytetareve i kushton bileta Durres-Tirane : 60 % me shtrenjte
130 leke autobzi +80 lek aurbani = 210 leke nga 130 lek me pare.
Per cfare duhen rruget e Tiranes ? Per bicikleta dhe patina ? Per te bere lloqe ? more L..qe!