VIDEO/ Shoferi i “Range Rover”-it rreh taksistin në Tiranë, pse nuk i hapi rrugën

27 Prill 2016, 11:15Kronika TEMA

Për një shofer taksie dita ka nisur shumë keq! Atij i është dashur të përballet me një situatë aspak të mirë pas një debati verbal dhe fizik me një shofer tjetër.

Drejtuesi i një makine tip “Range Rover” duke dashur të parakalonte i ka rënë bories disa herë, por shoferi i taksisë nuk ka mundur t’i hapë rrugë.

Sapo ka parakaluar, shoferi i “Range Rover”-it ka dalë nga automjeti dhe i ka qëlluar me grushte.

Taksisti që duket në moshë, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka lejuar në fytyrën e tij grushtet e shoferit tjetër.

E gjitha kjo skenë duket në fillim të videos, ndërsa në fund të saj duke qartë shoferi që largohet duke mbajtur duart në faqe.

“Taksisti ishte i pari i rreshtit dhe ecte normal ky nga pas donte ta parakalonte dhe i binte borisë disa herë. Sapo e parakaloi i zuri rrugën dhe doli, i ra dhe iku”, thotë raportuesi që ka filmuar këtë skenë aspak të këndshme në rrugët e Tiranës, duke pasur parasysh edhe moshën e taksistit.

2 komente në “VIDEO/ Shoferi i “Range Rover”-it rreh taksistin në Tiranë, pse nuk i hapi rrugën”

  1. Illyrians says:

    Kapeni “gangon” me Range Rover dhe tridheni…

  2. M35 says:

    Ropt ku ti kete se gjynah prej zotit gjith ai burre ti qellosh,po mos u merz se vdesin shpejt keto njerez ose pallohen ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje