Ish-ministri Naço: Nazime Visha nuk mund të falej me atë vepër penale

27 Prill 2016, 09:10Kronika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka komentuar dekretin e presidentit Bujar Nishani për faljen e Nazime Vishës.

Në emisionin Ditë e Re në Ora News, Naço tha se i ka dërguar presidentit dy kërkësa  për Nazime Vishën, por ai sqaroi se nuk mund të amnistohej me atë vepër penale.

Naço: Në rastin e mriatimit të ligjit në Kuvend, unë e kam votuar kundër si deputet sepse shikoja që i kufizoheshin kompetencat presidentit.

Nëse i referohemi kodit penal kemi parasysh që çdo gjyqtar për shkak të përcaktimeve të bëra në kod mund të ulë masën e të dënuarit dhe Presidenti i ka pasur duart e lira për shkak të ligjit dhe në rastin në fjalë kam bërë dy kërkesa.

Në kërkesën e parë i kam kërkuar Presidentit të aplikojë drejtpërdrejt kushtetutën sepse po të ishte për ligjin nuk duhej të falej.

Presidenti ma ka kthyer kërkesën prapsht dhe herën e dytë kërkesa ka qenë në përputhej me ligjin dhe qëndrimi im ka qenë që e dënuara në fjalë nuk duhej të faleshe për shkak të leximit që i kam bërë unë ligjit për faljen, dikush tjetër e ka lexuar ndryshe. Sepse po të ishte për shkak të ligjit nuk duhej të falej kjo e dënuar sepse ligji e ndalonte. Mos gaboj akuza ndaj saj ka qenë vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje dhe neni 5-6 nuk lejon rastet e faljes në këtë lloj akuze.

Prandaj i jam drejtauar presidenti qoftë për ta cuar ligjin në gjykatë për intepretim dhe pastaj kam shprehur mendimin time negative që kjo e dënuar most ë falet sepse në të kundërt do të shkelesh ligjin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje