DETAJET/ Grabitja e 180 mln lekëve tek "Sheraton", ja nga u larguan 2 autorët me motor

26 Prill 2016, 19:43Kronika TEMA

Detaje të tjera janë zbardhur nga grabitja spektakolare e 180 mln lekëve të një kambisti pranë hotel “Sheraton” në Tiranë.

Mësohet se autorët kanë qenë dy, njëri prej të cilëve priste të parin në motor dhe ishte i pamaskuar, raporton Panorama.

Kambisti S.H. sapo kishte tërhequr 180 mln lekë nga një bankë e nivelit të dytë dhe po shkonte të një qendër këmbimi valutor.

Ai ishte i shoqëruar nga një person tjetër, që është marrë në pyetje gjithashtu. Në momentin që i afrohej hotel “Sheratonit”, një person i maskuar dhe me pistoletë iu afrua dhe nën kërcënimin e armës i mori çantën me para.

Ai më pas rendi drejt motorit ku e priste bashkëpunëtori dhe të dy u nisën drejt “Rrugës së Elbasanit”.

Për këtë arsye, Policia dyshon se grabitësit mund të kenë dalë nga Tirana dhe janë drejtuar për në Elbasan.

2 komente në “DETAJET/ Grabitja e 180 mln lekëve tek “Sheraton”, ja nga u larguan 2 autorët me motor”

  1. Tarrasi says:

    Sa te zgjuar keta policet ?!
    Sa shpejt e gjeten qe rruga e Elbasanit te çon ne Elbasan ?

  2. Kiu says:

    Te vjen keq per humbjen e jashtezakonshme, por ta mendosh qe nje person te levize ne kembe i pambrojtur me 180 milione leke! Nuk merrer vesh ku je ne Europe, ne xhunglat e Kolumbise apo ne malet e Afganistanit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje