Vodhën dhe përdhunuan çiftin e të fejuarve në pyll, Gjykata e Fierit dënon me 33 vite burg dy barinjtë

27 Prill 2016, 10:07Kronika TEMA

Gjykata e Fierit shpalli vendimin duke dënuar me burg Endri Gogën dhe Shaban Skejën, dy autorët që grabitën dhe përdhunuan një çift në zonën e Semanit, vjeshtën e 2014.

Gjatë procesit gjyqësor dy të akuzuarit kanë pranuar akuzën e Prokurorisë dhe në proces u zbardh se Endri Goga, 27 vjeç, ka qenë ideatori dhe organizatori i gjithë ngjarjes, ndërsa Shaban Skeja, 20 vjeç, bashkëpunëtor i tij.

Për këtë, gjykata ka vendosur dënimin me 24 vite burgim për Endri Gogën dhe 9 vite për Shaban Skejën, por që të dy do të vuajnë një të tretën më pak se vendimi i shpallur për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Këta dy persona, që punonin si barinj në zonë, grabitën dhe përdhunuan një çift të fejuarish më 20 tetor të 2014 në pyllin e Semanit në Fier.

Në momentin e arrestimit dy autorëve të dyshuar, iu gjetën maskat dhe armët që kishin përdorur për kanosjen dhe përdhunimin e çiftit të të fejuarve.

Këta të fundit kishin dalë për një shëtitje në pyllin e Semanit dhe në një moment janë sulmuar nga dy autorët e dyshuar, duke i grabitur dhe përdhunuar.

2 komente në “Vodhën dhe përdhunuan çiftin e të fejuarve në pyll, Gjykata e Fierit dënon me 33 vite burg dy barinjtë”

  1. Besmir says:

    Me varje në litar duheshin dënuar

  2. E verteta says:

    Bravo gjykata ,po ky esht vendim i drejt,po ata qe vran 4 veta dhe dolen te pa fajshem ,apo vrasja esht nje krim i pa ndeshkushem ne shqiperi,te pakten tjau kishe ulur gjysmen e denimit sepse kan vujtur per tja cuar kembet goces?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje