VIDEO/ "Snowden", publikohet traileri i kryeveprës më të fundit të Oliver Stone

28 Prill 2016, 17:33Sociale TEMA

Më 26 prill të këtij viti u publikua traileri i “Snowden”. Bazuar në historinë e vërtetë të Edward Snowden, informaticieni amerikan ish inxhinieri i CIA dhe NSA i cili tronditi globin duke publikuar një sër materialesh të klasifikuara si top secret, “Snowden” mbështetet nga një kast aktorësh si i sprovuari Joseph Gordon Levitt (në rolin e protagonistit), Shailene Woodley, Melissa Leo, Zachary Quinto, Tom Wilkinson, Scott Eastwood, Logan Marshall-Green, Timothy Olyphant, Ben Schnetzer, LaKeith Lee Stanfield, Rhys Ifans dhe Nicolas Cage. Mbi të gjitha regjia e “Snowden” është e firmosur nga veterani i komploteve të mëdha, Oliver Stone.

Në fakt “Snowden” pritej të projektohej në kinematë e të gjithë botës që nga viti i kaluar por pas disa vonesash të përsëritura filmi do të mbërrijë në sallat amerikane në shtator, e më pas në Europë. Falë atyre pak dëshmive të dhëna nga personat e zgjedhur për të parë për herë të parë këtë pelikul dhe ashtu siç dëshmon ky trailer, duket se për “Snowden” ia vlen pritja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje