Vrau dy turistët çekë, Sokol Mjacaj kërkon pafajësinë

1 Maj 2016, 11:26Kronika TEMA

Sokol Mjacaj, 20-­vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në korrik 2015, gjatë tentativës për t’u vjedhur automjetin kërkon prishjen e këtij vendimi.

Mjacaj i është drejtuar Gjykatës së Lartë përmes një rekursi për vendimin e Gjykatës së Apelit Shkodër, që i dha formë të prerë dënimit të përjetshëm dhënë nga Shkalla e Parë. Kërkesa e Mjacajt është regjistruar në Gjykatën e Lartë më 29 prill, ku pritet të shqyrtohet nga një Kolegj Penal i kryesuar nga gjyqtari Shkëlzen Selimi.

Dërgimi i dosjes në ngarkim të Mjacajt në Gjykatën e Lartë u paralajmërua nga avokatja e tij mbrojtëse pas vendimit të Apelit. Sipas saj, gjyqi ndaj 20­vjeçarit Mjacaj ishte i paragjykuar.

Që në Shkallën e Parë ky gjyq është paragjykuar kur nuk u pranua gjykimi i shkurtuar, edhe pse krimi është pranuar. Po ashtu, nuk është marrë parasysh kërkesa për ekzaminimin psikik nga psikologët dhe për mënyrën se si është rritur ai. Pavarësisht këtij vendimi të Apelit, unë nuk do të ndalem. Do ta çoj këtë çështje deri në fund dhe do t’i drejtohem edhe Gjykatës së Strasburgut për të fituar të drejtën tonë”, u shpreh mbrojtësja Elvira Jakova pas vendimit të Apelit.

Sokol Mjacaj është autori i ngjarjes së bujshme të vrasjes së dy turistëve çekë, Michael Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36 vjeçe, ngjarje e ndodhur më 4 korrik 2015 në afërsi të fshatit Prekal në Shkodër. Fillimisht ngjarja u dyshua si aksident rrugor, pasi automjeti “Nissan Patrol” u gjet i përmbysur në mes të rrugës. Ky dyshim u shua pas evidentimit të plagëve nga plumbat në trupat e pajetë të çekëve, raporton Panorama.

Sipas Prokurorisë, 20-­vjeçari ka qenë si pasagjer në automjetin e dy çekëve. Gjatë rrugës ai ka nxjerrë nga një çantë që kishte me vete armën automatike dhe ka qëlluar drejtuesin e mjetit dhe partneren e tij. Pas arrestimit, Mjacaj pranoi se nuk kishte pasur qëllim vrasjen e dy turistëve, por vetëm grabitjen e automjetit të tyre.

5 komente në “Vrau dy turistët çekë, Sokol Mjacaj kërkon pafajësinë”

  1. ... says:

    Ky vrasesi na dashka pafajesi dhe kjo palaco avokate i mban anen. Keta te semure te mbahen ne burgje psikiatrike, sepse perbejne rrezik te larte per shoqerine. Me sa di une ky kishte vrare njehere dhe e nxorren nga burgu. Vrau dy te tjere tani. Ta leme te vrase dhe ca te tjere, meqe qenka i semure mendor? Turp per ty moj avokate qe ke mend ne koke, se ai e kuptuam qe s’paska. Turp per ty dhe per gjithe sistemin tone te drejtesise, qe mbush xhepin plot nga vrases dhe kriminele. Nuk keni faj, se nuk i ka kapur familjaret tuaj “plumbi qorr” dhe dhembjet e njerezve te tjere nuk ju bejne pershtypje, sepse ju jeni vec MONSTRA me diploma shkollash juridike. Turp edhe per ata familjare qe kane pjelle nje te ketille dhe korruptojne fytyrat tuaja. Nuk kam fjale ku ka perfunduar kjo shoqeri. Nga burra dhe gra trima, ne langaraqe pa fund.

  2. 1 says:

    Pse jo ? Kur eshte babai i ketyre monstrave i lire Sali Berisha, pse mos te kerkojne edhe keto lirine??? Pastaj edhe me sistemin fenomenal te drejtesis cdo gje eshte e mundur….Lirim sa me te shpejte o Sokol i maleve fundja 2 vete ishin ato qe vrave, tani c’ja fusim kot keto te rrish gjithe jeten ne burg per 2 kufoma.

  3. lashi says:

    kerkon edhe pafajsi moj rrac e flliqt pleher,plumbin e ke pak.

  4. timi says:

    Fuck you avocate

  5. albani says:

    Ajo kerkon pafajesi se e di se cfare gjykatash ka ne Shqiperi,.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje