Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se do të zbarkojë edhe dy divizione të reja në perëndim dhe një në jug, siç thuhet, për të vënë një balance në raport me rritjen e pranisë ushtarake të NATO-s afër kufijve rusë.
“Ministria e Mbrojtjes po ndërmerr një sërë masash për t’iu përgjigjur zbarkimit ushtarak të NATO-s në kufijtë rusë”, ka thënë ministri rus i mbrojtjes Sergey Shoigu.
Edhe më herët ishte raportuar në mediat ruse se janë disa divizione të reja ushtarake, prej 1 mijë trupash, të cilat do të zbarkohen në regjionin e Rostov-on-Don’it, Smolenskit dhe Voronezhit.
NATO-ja në mënyrë të vazhdueshme ka shtuar praninë ushtarake në Poloni, në shtetet baltike dhe në lokacione tjera rreth kufijve rusë që nga viti 2014.
Aleanca veprimin e ka arsyetuar me nevojën për të rritur sigurinë në Evropën Jugore për shkak të “agresionit rus”.
Agresioni Rus ne shtepine e saj. Keta te Natos te dhjesin se qeshuri. Vjen Amerika nga pertej Atlantikut ne kufi me Rusine me tanke e rraketa dhe pastaj e quan agresion Rus. Keta nuk jane me ndryshe nga Hitleri. Kruajeni me Ariun po merrni masat kur tu kthehet se nuk do dini ku te futeni. Ende nuk kane mesuar nga historia me sa duket.