Donald Trump, praktikisht kandidat i republikanëve për zgjedhjet për president i SHBA-së

4 Maj 2016, 09:24Bota TEMA

Donald Trump është fituesi i padiskutueshëm i Paraprakeve të Indianas, duke e afruar gjithnjë e më shumë drejt emërimit partiak. Biznesmeni nga Nju Jorku tashmë ka 1041 delegatë, ndërsa për të fituar nominimin partiak, një kandidati i duhen 1237 delegatë.

Kjo fitore i ka shuar të gjitha shpresat e kandidatit tjetër republikan, Senatorit të Teksasit, Ted Cruz, që të dalë i fituar nga përballja me Trump.

Humbja në parapraket e Indidanas ka bërë që Cruz të mos mendohet dy herë dhe të tërhiqet nga gara.

“Bëmë gjithçka mundëm në Indiana, por votuesit zgjodhën një tjetër rrugë. Me zemër të thyer, por optimistë për të ardhmen e kombit, ne po pezullojmë fushatën tonë”, tha Cruz përpara mbështetësve të tij.

Ted Cruz shihej si kandidati i vetëm që mund të ndalonte manjatin e pasurive të patundshme, Donald Trump, në mënyrë që të mos fitonte emërimin partiak, por pas humbjes në Indiana Cruz duket se e ka kuptuar që Trump tashmë është i paarritshëm.

Në kampin demokrat, Bernie Sanders ka arritur një fitore surprizë përballë ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton. Pavarësisht fitores së Senatorit të Vermontit, Clinton ka shumë më tepër delegatë dhe është e pamundur përmbysja e rezultatit.

1 komente në “Donald Trump, praktikisht kandidat i republikanëve për zgjedhjet për president i SHBA-së”

  1. ben says:

    Cudi si fitoi ky, se rilindasit e kishin shpallur publikisht se ky nuk do fitonte as garen brenda partise.
    Mqs rilindja e ka shpallur boterisht humbes dhe armik te rilindjes, se ca kam nje parandjenje qe nga nentori e tutje do shofim shume gallate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje