Trump sulmohet nga ministri pakistanez: Një injorant!

3 Maj 2016, 15:51Bota TEMA

Pakistani ka akuzuar kandidatin republikan amerikan,Donald Trump, i cili po garon në zgjedhjet presidenciale në SHBA,se është një “injorant”, pasi ka kërkuar lirimin e një mjeku i cili ishte burgosur pasi kishte ndihmuar CIA-n në gjetjen e Osama Bin Ladenit në vitin 2011.

Trump, një miliarder amerikan, që është kandidati që po i kryeson aktualisht republikanët në garën zgjedhore, i tha javën e kaluar një televizioni amerikan se nëse zgjidhet president, ai do të kërkojë nga Pakistani që ta lirojë Shakil Afridin “për dy minuta”, pasi Islamabadi pranon shumë ndihma nga SHBA-të.

“Për dallim nga idetë e gabuara të z.Trump, Pakistani nuk është një koloni e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ministri i Brendshëm i Pakistanit, Chaudry Nisar Ali Khan, duke shtuar se Trump duhet të mësojë t’i trajtojë me respekt vendet sovrane, transmeton Rel.

Ai gjithashtu theksoi se ndihmat që SHBA i ka dhënë Pakistanit, rreth 13 miliardë dollarë që nga viti 2001, nuk duhet të përdoren si kërcënim ndaj vendit,

“Fati i Afridit do të përcaktohet nga gjykata pakistaneze e jo nga zotëri Donald Trump, edhe nëse ai bëhet president i SHBA-së”, ka thënë Khan.

3 komente në “Trump sulmohet nga ministri pakistanez: Një injorant!”

  1. dolfi says:

    ah merr Donald si po te pres te fitosh ,e di ti pse….te dhisin gjak sorosi dhe sorosianet e peshtire albanez.

  2. Celeste says:

    Hahahahaha
    Ministri pakistanez sulmon njeriun me te fuqishem ne bote tani per tani. Domsdo po e kuptojne qe gjithcka do ndryshoje shume shpejt per boten e qelbur arabo-myslymane.

  3. krysho ludovik says:

    Ke te drejte gamilexhi se te dhane bombe atomike amerikanet nuk te lane te te shkerdheninin indianet ne sume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje