Gjykata për Krimet e Rënda kanë dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg me afat 30 ditë’ për Ledjon Hoxhën, djalin e gjyqtarit Ibrahim Hoxha, të cilët u arrestuan pak ditë më parë në një lokal në Tiranë teksa merrnin rryshfet nga një biznesmen në këmbim të dhënies të një vendimi në favor të tij.
Të njëjtën masë arresti gjykata ka dhënë edhe për Novruz Gajdën, sekseri që u arrestua bashkë me gjyqtarin. Policia ka arrestuar bashkë me gjyqtarin, Ibrahim Hoxha dhe djalin e tij dhe një biznesmen si dhe një ishpunonjës i Policisë së Shtetit. Arrestimi u bë në kushtet e flagrancës në një kohë kur gjyqtari do të merrte një shumë parash prej 600 mijë lekësh për të ndikuar në vendimin gjyqësor që do të merrte të nesërmen. Historia u zbulua nga një hetim 6 mujor i kryer nga Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar dhe Sektori Për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin Për Hetimin e Korrupsionit në Prokurorinë Për Krimet e Rënda.
Në operacionin e koduar “Berati 2”, u arrestuan:
Të katër këta persona u kapën në flagrancë në kohën që djali i gjyqtarit Ibrahim Hoxha, shtetasi Ledion Hoxha, mori 600 000 (gjashtëqind mijë) lek të reja nga Novruz Gajda. Këto para do ia jepte gjyqtarit me qëllim ndikimi në gjyqin civil me palë Dritan Jazenxhiu për një çështje civile pronësie , vendim i cili do të shpallej më datë 03.05.2016 ora 9:30, tek Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, raporton Panorama. Parat janë paguar nga Dritan Jazenxhiu, palë në proces civil me gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ibraim Hoxhën. Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 600 000 lekë, një automjet tip Benz me targa AA 005 NC, dhe 4 telefona celularë.