Një moment drithërues është kapur nga kamerat e sigurisë, ku shihet një veteriner duke u rrahur me dy plaçkitës të armatosur.
Mjeku Luis Lozan 27-vjeç, ishte duke punuar në ndërrimin e natës në një klinikë, kur dy burra të armatosur urdhëruan stafin mjekësor dhe klientët të dorëzojnë sendet e tyre, transmeton Telegrafi.
Plaçkitësit e armatosur kishin ndërprerë një lindje me prerje cezariane, duke detyruar pronarin e kafshës që po asistonte në operacion, t’iu japë të hollat që i kishte me vete.
Por në momentin që u futën në zyrën e mjekut Lozano në klinikën Med në Meksikë, ai u përlesh me dy burrat e armatosur dhe e gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Në video shihet se si njëri nga plaçkitësit mundohet të hipë në banakun e recepsionit, por veterineri e kapë duke e përplasur për tokë.
Disa sekonda më vonë plaçkitësi i dytë ia drejton armën mjekut, por ky fakt nuk e ndaloi atë të vazhdojë sulmin ndaj tyre.
Në fund njëri prej tyre arrin të largohet me 116 funte të cilat i kishte vjedhur nga klientët e tij.
Lozan i cili dikur kishte ushtruar boks, ka deklaruar para gazetarëve se nuk kishte ndjerë frikë dhe për këtë arsye kishte reaguar në këtë mënyrë.
MJEKU ESHTE ME FAT QE ATA KANE QENE NJEREZ ME ZEMER TE MADHE, DHE NUK JA KANE SHKREPUR PISTOLETEN NE BALL MJEKUT QE I DUKET VETJA CHUCK NORRIS. PA E DI UN QE KA QENE BOKSIER MJEKU.
ATA KISHIN 2 OSE 3 RASTE KU MUND TE VRISNIN MJEKUN DHE TA BENIN SHEMBULL.
Ca shembulli flet more. Po kur sia ka q… ca kane pas. Maskarenjte qe duan te fitojne mbi djersen e tjetrit e nje palo shqiptar qe thote qe mjeku duhet te rrinte ti shifte. Ptuuu race e poshter.