Ky është momenti dramatik, kur Patrick Ekeng, futbollisti i Dinamos së Bukureshtit ka humbur jetën një ditë më parë në fushën e lojës. Ekeng, 26 vjeç ishte me origjinë nga Kameruni. Ai humbi jetën në minutën e 70 të lojës, gjatë ndeshjes që Dinamo e Bukureshtit po luante kundër Viitorul. Shkak për këtë dyshohet të ketë qenë një infarkt, që futbollisti ka pësuar gjatë lojës.