Festë dhe “horror”. Dibranët e kanë pasur më shumë se të vështirë të kontrollojnë emocionet e një dite që mund të rezultojë historike për ta. Korabi fiton ndaj Kastriotit dhe prek Superioren, duke hyrë kështu në histori, pasi nëse do të zyrtarizohet kjo arritje, për ta do të jetë hera e parë në elitë.
Por, kur gëzimi i kalon kufijtë, emocionet nuk kontrollohen. Rreth 2 mijë tifozë kanë hyrë në fushë, pas përfundimit të takimit, duke nisur festën.
Por shumë prej tifozëve kanë nisur të dhunojnë lojtarët dhe pjesëtarët e stafit mik. Çadra, leva, shkopinj, grushte dhe shkelma kanë vërshuar në adresë të futbollistëve krutanë. Gjak dhe dhimbje. Miqve u janë dashur rreth dy orë për të dalë nga stadiumi ku qëndruan të ngujuar.
Ngjarja
Sapo arbitri kryesor, Enea Jorgji, ka vërshëllyer fundin e ndeshjes, rreth 2 mijë tifozë vendës kanë hyrë në fushë për të nisur festën. Por një pjesë e mirë e tyre kishin synime të tjera. Ata kanë sulmuar me grushte dhe shkelma lojtarët dhe pjesëtarët e stafit krutan që qëndronin në mesin e fushës. Turma është shtuar dhe situata ka agravuar me miqtë që kanë vrapuar në një si ngushticë ngjitur me dhomat e zhveshjes, por lëvizja ka qenë fatale.
Aty ata janë goditur nga tifozët me shkopinj, çadra dhe leva. Korreshi, Raboshta dhe Malo gjakosen, në një kohë që trajneri i portierëve, Hasani, e lojtarët e tjerë marrin goditje të shumta.
Forcat e rendit duken të papërfillshme në numër përpara turmës së madhe të tifozëve. Stafi vendës dhe futbollistët e Korabit kanë bërë gjithçka për të qetësuar tifozët e tyre, por e kanë pasur të pamundur. Situata është qetësuar pas disa minutash, në një kohë që miqtë kanë hyrë në dhomat e zhveshjes.
Dhe krutanët janë ngujuar në stadium për rreth dy orë. Vetëm pasi është qetësuar plotësisht situata dhe tifozët vendës janë shpërndarë, është bërë e mundur që miqtë të dalin nga stadiumi dhe të nisen drejt Krujës. Për një pjesë të madhe të rrugës, autobusi i Kastriotit është shoqëruar nga furgona policie.
Ky nuk është prezantimi i duhur i një tifozërie që pretendon Superioren. Dhuna e djeshme riktheu edhe një herë në vëmendje skenat e shumë viteve më parë.
Ndeshja
Rreth 10 mijë tifozë kishin mbushur ambientet rreth stadiumit, në një kohë që 300 kishin ardhur nga Kruja. Në tribunën VIP, përveç kryetarit të bashkisë, Shukri Xhelili, ndodhej edhe ai i Krujës, Artur Bushi. Loja ka nisur me vendësit në sulm.
Në minutën e 4-t është Shazivari që tenton nga distanca, por pa rezultat. Më pas është Muçollari që provon me një goditje nga jashtë zone, por pret Spahija. Më pas loja tensionohet, por kryesori Jorgji me përvojën e tij e mban nën kontroll, duke mos ndëshkuar asnjë lojtar deri në minutën e 40-të. Minutat e mbetura nuk sollën asgjë dhe pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura.
E dyta flet sërish për vendësit, ku hidhen në kërkim të golit. Pas shumë përpjekjesh të vendësve, goli do të vijë në minutën e 69-të, ku Begaj jep një top për Gurin që godet saktë dhe shënon.
Tifozët janë në delir, në një kohë që miqtë shokohen. Megjithatë, krutanët i afrohen portës vendëse me anë të Raboshtës dhe Malos, por pa rezultat. Vendësit e ruajnë avantazhin deri në fund./Panorama Sport
Kafshe te egra me bisht..
Thjesht instikti natyral i nje maloku.
Barbaria.
Mos leh kot po laje gojen mire para se te permendesh dibranet!
@dino motren do ta ….. pak mos u merzit
malokt te q…nan e moter
Nuk mund te provokosh ne nje stadium me 10.000 tifoz vendas, nese e ben o je i papergjegjshem ose din mire se çfar kerkon te arrish.
Mos je gje vlla me serbet ti ? se ata kan ne goje “provokacija” per cdo gje .
Reagimi i ktyre “dibran pa din e pa iman” eshte KAFSHEROR dhe PABURRNOR ( Si 99% e malokve qe skan pas ,skan e skan me pas kurre burrni te vertet).
10 mije kunder 23 lojtarve …pika qe s’iu bie .
Keta jane njerez apo jane kafshe? Si eshte kjo puna e provokimit? Ja dhe u provokuan, po pse kaq te veshtire e paska te kontrollohet robi dhe te reagoje si njeri e jo si shtaze e terbuar? S’ja kam idene kush jane keto ekipe, por keta qe kane goditur nuk meritojne te ngjiten ne superiore. Me leva dhe hunj nuk luhet futboll, kurse duket se kane hyre ne stadium per rrahje dhe jo per te pare ndeshjen.
Puna eshte se lojtaret e Kastriotit nuk kane dashur te futen ne dhomat e zhveshjes dhe ndenjen te provokojne
Problemi eshte ky :
11 lojtare ne fushe 30-40 meter larg dhomave te zhveshjes dhe 10 000 tifoze ne stadium dhe stadiumi i rrethuar me gardh teli.
Pas perfundimit te ndeshjes sa kohe u duhet lojtareve te shkojne ne dhomat e zhveshjes dhe tifozave per tu futur ne fushe.
O rroshi po e gjete ke nje ashtu falas
Anullim i te drejtes se fituar ne fushen e lojes, per shkak te DHUNES NE FUSHEN E LOJES! Vitin tjeter po qe se kane prap ekip te mire le te fitojne dhe te provojne serisht.
O Dino,e di mire si ka rrjedh ngjarja apo leh kot!!??Sa per maloke,laje gojen mire pasi ha ashtu sic hane pulat!
E para nuk jan kafsh pooor shuum njerez te qyteteruar.tifozet ultras te Arberit,jan teper te permbajtur….Pas perfundoj ndeshja 1 me 0 per Korabin,futbollistet Krutan duhet te futeshin ne dhomat e zhveshjes,pasi ishte ndeshje FINALE e jo te rrinin aty .Dhe ne te Korabit kemi humbur ne transferta,por kemi duartrokitur ndeshjen dhe futbollistet…Keqardhje per futbollistet Krujes qe tentuan tu prishin festen,pasi ja arriten qellimit duke ju marr 3 piket.
Me shume se 95%e banoreve kane levezur pas 90-s. Nuk kane mjaftuar 26 vite te fitojne kulture qytetare.
Po ti shkove te eksportosh kulturen qe fitove ketu?!
Nese ka kulture qytetare ne Shqiperi nuk do ishim si vrime haleje gjithe si komb.
Kultura kerkon investim ne arsim dhe infrastrukture .
Te gjithe leket po i perlajne PD dhe PS, dhe ata jane me kulture qytetare ne populli i thjeshte jo.
Sa te vjedhim dicka dhe ne do behemi nje dite , keshtu premton Partia…
le ti hedhin ne kategorine e trete
ne kategorine e pare ti cojne kur te ngjallet gazidede
Shikoni tani vendimet e fshf kur ti denoje me ulje nga kategoria se jane ekipe rrethesh,ndersa ekipit fashist te haxhi qamilit i mban anen…..
Dava malokesh!
E po s’kane si te qyteterohen papritur ata qe kane zbritur nga izolimi maksimal dhe qe dinin vetem kengen e Enver Hoxhes. Mikpritjen dhe fisnikerine ua njoh mire dibraneve, dhe nuk ma ndrron nje reagim ne nje ndeshje futbolli. Mos harroni se te tilla episode kane ndodhur edhe ne vende tejet te qyteteruara. Prandaj mbushen me police stadiumet qe te kapet cdo tendence per dhune. Kur perparon si kaskada e dominose… eshte vone. Kur njeriu vepron ne turme qyteterimi nuk egziston me. S’ka asnje cudi!
Thjeshte denoi edhe ti hane m*….. superiores.
Turp per te gjithe ju qe diskutoni me ate gjuhe, te shemtuar….. malok….etj etj. !!!
Nga minuta e pare deri ne fund tifozet krutane kane share ne menyren me te keqe e me banale, por prape tifozet dibran nuk rane pre e tyre.
Loja vazhdoi me stimulime te panevojshme e teper te perseristshme nga krutanet. Nje gjykim shume i mefshte i gjyqtarit kryesor. Ne pjesen e dyte nje loje me e hapur me deshiren per te realizuar. dhe erdhi momenti i shume pritur, nje gjuajtje nga distanca e mjeshtrit Guri dhe mrekulloi zemrat e tifozeve dibrane. Me pas asnje krutane nuk rezoheshte ne fushe, as nuk ankohej sepse nuk kishin kohe te shkretet. u perpoqen mjafte por nuk ia arriten. Tifozet krutane te pabindur filluan te hidhnin sente te forta ne fushe, qellimi i tyre dihej, te mbyllnin lojen para minutes se 90-te sepse ndryshe nuk fitonin. Pas 5+2 minuta shtese gjyqtari vershellen dhe mbyllet loja. Trupa gjykuese hyn ne dhomat e tyre, dibranet festojne ne fushe, ndersa krutane t te zemeruar deshen te prishnin festen me budallallikun e tyre te pa kuptueshem.
Dibraneve nuk ju mjoftonte koha per te festuar e jo me per dhune.
A mund te me thoni ju lutem kush e nisi e kush e bitisi dhunen, ne nje qytet , ku qytetaret e saj shquhen per mikpritje , urtesi e mençuri ?
Na mirekuptoni , o njerez te mire !!!