Partizani-Bylis, përfundon ndeshja me rezultatin 1-2. Të gjitha rastet dhe golat me VIDEO

8 Maj 2016, 20:33Sociale TEMA

Perfundon ndeshja ne “Qemal Stafa” me rezultatin 1-2.

Autoret e golave per Bylisin ishte Ardit Hoxhaj qe shenoi dopiete.

Ndersa per Partizanin realizoi Realdo Fili.

Më poshtë do t’iu përciellim në përditësim me video minutë pas minute rastet më pikante të kësaj ndeshje.

Nis ndeshja Partizani-Bylis me topin e parë të nisur nga qëndra nga ekipi i Partizanit . Ndërkohë një numër i madh tifozash janë të pranishëm në “Qemal Stafa” për të mbështetur skuadrën e Partizanit.

Vjen rasti i parë i rrezikshëm në portën e Bylisit. Emiliano Vila shumë pranë golit të avantazhit por ndalet nga Stivi Frashëri

Minuta 12’, Sërish Partizani pranë golit me Felipe Gomes që godet nga distanca por qëndrore

Minuta 22’, Shtylla ndal Partizanin nga goli i avantazhit. Është Xhevahir Sukaj që godet nga një faull brënda zonës duke u ndalur nga shtylla pingule

GOL! Minuta 25’, Ndëshkohet Partizani, Ardit Hoxhaj kalon në avantazh Bylisin duke goditur saktë me kokë

Minuta 40’, Partizani pranë golit të barazimit me Sukaj që godet nga distance por shumë pranë kuadratit

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Partizani-Bylis me rezultatin 0-1 me golin e shënuar nga Ardit Hoxhaj

Nis pjesa e dytë me zëvëndësim tek Partizani në lojë Asion Daja në Vënd të Emiliano Vila

Minuta 58’, Partizani i gjithi në sulm për të barazuar rezultatin duke rrezikuar me Sukaj që godet por jashtë kuadratit

Partizani kryen ndërrimin e dytë duke aktivizaur Racic në vënd të Torasas

GOL! Barazohet rezultati në “Qemal Stafa”. Shënon për Partizanin Realdo Fili që tregohet i saktë me kokë në peshë tifozeria e kuqe

Minuta 79’, Rast i artë për Partizanin për të kaluar në avantazh me Fejzullau që godet jashtë kuadratit

GOL! Sërish Bylis në avantazh me autor Ardit Hoxhaj që shënon golin e tij të dytë personal në këtë sfidë. 1-2 në “Qemal Stafa”

Tensionohet sfida ku lojtarët e të dyja skuadrave konfrontohen me njëri tjetrin. Ndëshkohen me karton të kuq Stefan Racic dhe Simic

Pranë golit të barazimit Partizani me Filin që nuk godet saktë në drejtim të portës së mbrojtur nga Frashëri

Mbyllet në “Qemal Stafa” me rezultatin 1-2 ndeshja mes Partizanit dhe Bylist, me vëndasit që bëjnë një hap fals drejt titullit kampion

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje