Pas denoncimit të ish Kryeministrit Sali Berisha nëpërmjet qytetarit dixhital se në Drejtorinë e Burgjeve paguhet deri në 5 mijë euro për një vend pune, ka reaguar menjëherë Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Ai i kia kërkuar qytetarit dixhital që të paraqitet pranë Ministrisë së Drejtësisë që të vendosë një kontakt të drejtëpërdrejt. Ministri garantoi se do të merren masat sipas ligjit nëse shkeljet dokumentohen.