As ndeshja mes Luftëtarit dhe Pogradecit nuk i ka shpëtuar skenave të dhunës. Ndeshja është mbyllur në barazim, por në fund të 90 minutave tifozët kanë hyrë në fushë duke u përleshur me njëri tjetrin. Siç duket edhe nga pamjet, veç tyre edhe midis lojtarëve ka patur konflikt dhe dhunë fizike.
Luftëtari mbajti barazimin 1:1, ç’ka mendohet se ishte dhe shkaku i sherrit, pasi ky barazim e afron Luftëtarin më pranë kualifikimit.