Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka deklaruar në emsionin “Opinion” se këndi i lojrave që po ndërtohet tek Liqeni do të jetë gati në 1 Qershor.
“Këndi pothuajse ka mbaruar” – tha Veliaj, ndërsa i ka qëndruar deklaratës së tij se nëse aty do të ketë qoftë edhe një kafe të vetme, ai do të japë dorëheqjen.
Kryebashkiaku ka vazhduar më tej duke folur në lidhje me Presidentin dhe përfshirjen e tij në çështjen e parkut. Veliaj tha se presidenti e ka kthyer institucionin në një leckë për të fshirë mëkatet e një partie, të cilës i shërbeu pa u distancuar kurrë.
“Është fyese të hiqesh si ambientalist, kur hyn në park me eskortë,” – ka shtuar Veliaj, ndërsa më tej deklaroi se presidenti ka dy standarte për sa kohë ai pret vetëm personat që i interesojnë axhendës së tij politike.
“Kur Presidenti i Republikës nuk pret familjarët, të afërmit e të cilëve humbën jetën në 21 Janar, tregon minimalisht se ai është një president me dy standarte,” – tha Veliaj.
Në lidhje me projektin e “Unazës së Vogël,” Veliaj deklaroi se do të përfundojë këtë verë. Ai tha se aktualisht kanë përfunduar tri segmente të saj, ai i 9-katësheve, i Piazzës dhe i Bankës së Shqipërisë, ndërsa ka mbetur gjurma që kalon nga 9-katëshet përmes pallatit të Insigut.
Veliaj tha se edhe pallati i “Insig” është gjithashtu në një gjyq do të mbyllet brenda javës në favor të interesit publik. Kryetari i Bashkisë foli gjithashtu edhe në lidhje vlerat e ndërtesave dhe shpronësimet e tyre.
“Dhe meqenëse po më pyesni sa janë vlerat, po ju them se pallati i “Insig” është vlerësuar me dy milionë dollarë.”
Veliaj tha se është absurde që të kushtojë 3 herë më shumë shpronësimi i një ndërtese se sa gjithë investimi i projektit.
Bravo Velija vetem ounon poKa mbrapa PD dh Jarin qe vetem shkatron
Erion bravo! Keta gazetaruce ushtare te Saliut paguhen te bejne gam gam dhe nuk duan te degjoje faktet. Edhe ne raportin 5 me 1 ti I legenose keq me fakte keto funderrina PA personalitet.
Ket cunin mos na e luj njeri me dore. Ne Tironcit do ta rrisim ne detyre ,do ta bejme dylberin tone.