Sadiq Khan është kryetari i bashkisë së Londrës i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe. Kjo zgjedhje e bën atë liderin e parë musliman të një kryeqyteti të Bashkimit Evropian. Khan fitoi 57% të votave, ndërsa rivali i tij konservativ Goldsmith përfundoi me 43 për qind të votave.
Sonte në emisionin “Zululand” të Mustafa Nanos ishin të ftuar për të kmentuar zgjedhjen e tij në krye të bashkisë së Londrës, Fabian Zhilla pedagog në CIT dhe Klementin Mile sociolog, pedagog në UET.
Zhilla ishte i ftuar edhe si një person i cili ka jetuar për pesë vite në anglin, por për atë nuk ishte shumë e rëndëishme të qenit musliman të Khan, se sa një administrator i mirë për qytetin. Por Zhilla kur Khan është zgjedhur ka marrë një kënaqësi, pasi vetë Khan ka qenë në zonën ku Zhilla ka jetuar për 5 vite. Sipas Zhillës, Khan diti t’i artikulojë më mirë ato nevoja që kishte Londra dhe preku atë nevojë që kishte nisur nga nevoja komunitare.
Ndërsa për Klementin Mile mediat u fokusuan vetëm tek të qënit musliman, por Khan ka pasur të tjera qasje dinjitoze të cilat ishin të rëndësishme në zgjedhjen e tij. Sipas Miles, Khan u votua nga shtresat e margjinalizuara. Sipas Miles edhe Khan do të jetë po i ndikuar nga loja politike, por gjithsesi tregoi pozitivitet. “Ky kryebashkiak në një farë mënyre do bie tek loja e zakonshme e politikës shumë pak çfarë ka premtuar do realizojë ashtu siç ndodh zakonisht ndoshta do ketë një levizje në aspektin pozitiv por nuk pres hapa galopant”, tha Mile.
Për Mustafa Nanon, zgjedhja e këtij kryebashkiaku është edhe një lloj çtensionimi të situatës që europianët dhe amerikanët kanë me fenë islame. Madje Nano e konideroi si diçka të bukur në tërësi zgjedhjen e Khan, jo vetëm që ishte praktikant i fesë islame, jo vetëm që Khan e kishte babain shofer autobusi, por si një musliman europian që ishte pro martesave gay, si dhe për mbështetjen e çifutëve.
Nano tregoi edhe një histori të bukur të Khan kur ai duhet të betohej e duhej të çontë edhe Kuranin me vete, pasi në isntitucionin e betimit kishte vetëm Bibla.