FOTOT/ Bashkia ndriçon rrugët e Petrelës, Veliaj: Periferia, shërbimet si dhe qendra

9 Maj 2016, 16:31Sociale TEMA
FOTOT/ Bashkia ndriçon rrugët e Petrelës, Veliaj: Periferia,

Bashkia e Tiranës vijon ndërhyrjet në çdo zonë, jo vetëm urbane por edhe rurale, për të garantuar cilësi shërbimesh për të gjithë qytetarët.

Punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë që në orët e para të mëngjesit kanë nisur punën në zonën e Petrelës për të garantuar ndriçimin edhe në rrugët e kësaj zone rurale.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj nëpërmjet një komenti në rrjetin social “Facebook”, thekson se puna e bashkisë vazhdon në çdo zonë të Tiranës dhe jo vetëm në qendrën e saj, për të garantuar kështu shërbim të njëjtë për çdo qytetar.

“Që pa gdhirë në Petrelë. Që Petrela të ketë çdo shërbim që ka dhe qendra e Tiranës. ‪#‎Bashkia24/7 Javë të mbarë!”, shkruan Veliaj në “Facebook”. 

1 komente në “FOTOT/ Bashkia ndriçon rrugët e Petrelës, Veliaj: Periferia, shërbimet si dhe qendra”

  1. sit back and relaks says:

    po komuna petrele per cfare i mbledh taksat nga lokalet dhe restorantet qe mbushin zonen? apo ska gjo se pagun velo nga xhepi vete per dritat e rrugeve qe te cojne tek restorantet e miqve e te shokeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje