VIDEO/ Shokohet Partizani, humbet kundër Bylisit

8 Maj 2016, 21:25Sociale TEMA

Partizani ka bërë një hap fals drejt titullit kampion duke marrë një humbje të rëndë në “Qemal Stafa” përballë skuadrës së Bylisit.

Një humbje e cila komplikon së tepërmi situatën e të kuqve për të shpresuar tek fitimi i titullit, pasi distanca me Skëndërbeun shkon në +5 pikë, pasi dhe korçarët barazuan në “Niko Dovana” përballë Teutës.

Te kuqtë u mundën me rezultatin 1-2, përballë ballshiotëve të cilët vendosën të udhëtonin drejt Tiranës vetëm ditën e sotme.

Ardit Hoxhaj ishte heroi i skuadrës së Bylisit i cili reazlizoi një dy golësh në këtë takim, duke i dhënë tre pikë ekipit të rëndësishëm ekipit të tij, që rrit shanset për të mbijetuar në superligë.

Ndërkohë për 15-herë kampionët e vëndit autori i vetëm i golit ishte mesfushori Realdo Fili.

Tashmë shanset për të fituar kampionatin për Partizanin janë të paktë, kur kanë mbetur dhe dy ndeshje deri në fund të sezonit.

Ndeshja e rradhës për ekipin e Agostinelit do të jetë përballë Skëndërbeut në korçë, ku vetëm fitorja do t’i jepte dhe një shpresë të fundit Partizanit për të qënë në garën për titull.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera të luajtura ditën e sotme, Skëndërbeu barazoi përballë Teutës. Flamurati mposhti me rezultatin 2-0 Tiranën, Vllaznia mundi 2-0 Tërbunin, ndërsa Laci barazoi 1-1 kundër Kukësit.

 

Goli i parë i shënuar nga Ardit Hoxhaj

Goli i barazimit shënuar nga Realdo Fili.

Goli i fitores për ekipin e Bylisti shënuar nga Hoxha.

8 komente në “VIDEO/ Shokohet Partizani, humbet kundër Bylisit”

  1. Balleshi says:

    Respekt per Skuadren Mallakastriote….Na NDERUAT..

    1. g says:

      Shkruhet ballshi . Ti sje nga ballshi

    2. g says:

      Shkruhet ballshi . Ti sje nga ballshi

    3. g says:

      Shkruhet ballshi . Ti sje nga ballshi

  2. Proverbi aktual says:

    Proverb
    “Bylmezin lere te luaje se e gjen rrugen e humbjes vete”.
    Populli

  3. tifozi says:

    iku per lesh dhe legjenda e bastit ,partizani

  4. Totila says:

    Po c’eshte ky lajm bombastik dhe kujt i plasi ca.i se u mund Partizani ,Tirana apo ku di une tjeter .

  5. gardiani says:

    Skuader cinglash…hahaha partidhoni ,e ka fajin Skenderbeu pastaj,e ka fajin Tirona…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje