Artan Fuga replikon me Pëllumb Xhufin: Ziliqar, ke nostalgji si ish-komunist për periudhën e errët

11 Maj 2016, 11:08Sociale TEMA

Akademiku Artan Fuga ka replikuar me historianin Pëllumb Xhufi, pas një deklarate të këtij të fundit pak ditë më parë në gazetën Dita.

Këtë, fuga e bën me anë të një letre drejtuar gazetarit Xhevdet Shehu, që kishte intervistuar Pëllumbin.

Ja çfarë shkruan Fuga:

“I dashur miku im i vjetër Xhevdet,

kishe marrë në intervistë Pëllumb Xhuifin, në datën 10 maj 2016, kur ndër të tjera ai jep edhe komente për reformën në arsim dhe kërkim shkencor.

Ti e di që unë nuk merrem me interpretime të të tjerëve në media, aq më shumë që komentet që lexova janë aq larg bindjeve dhe koncepteve të mia, sa asnjë pikë takim nuk kam me to dhe nuk përbëjnë pikë interesimi për mua.

Por, po të shkruaj sepse në pyetjet e tua ti i drejtoheshe Pëllumb Xhufit duke e pyetur atë se çfarë mendon ai për deklarimet e mia për shkencën dhe akademinë e shkencave pas deklarimeve të mia publike lidhur me këto çështje.

Të falenderoj për interesimin dhe e konsideroj si vëmendje miqësore që ke treguar.

Këtu pikërisht fillon edhe problemi.

Sepse Pëllumb Xhufi ende vazhdon të pohojë se unë, pra Artan Fuga, paska qenë në ekipet reformuese të Akademisë të Shkencave nisur nga vitit 2005 dhe 2006. Dhe, sikur të mos ishte fare i certifikuar si historian, guxon e thotë : “sipas dijenisë sime”, a thua se historia e shkencës dhe e e institucioneve shkencore bëhet sipas asaj “që kujtoj se di unë”.

Po të mos përsëritej herë pas here kjo e pavërtetë, nuk do ta kisha vendosur ujët në zjarr, por puna është se pas kësaj shoh në vazhdimësi një përpjekje për të larë hesapet me ata që pengojnë që shkenca të përdoret për qëllime që nuk lidhen me misionin e saj.

Po të mos e quaja një lajthitje kujtesore që ndoshta fsheh edhe zilira inkoshiente që nuk mund të përjashtohen dhe bëjnë pjesë në natyrën humane, do ta kisha quajtur shpifje dhe përhapje me qëllim pasaktësish për qëllime jo fort të florinjta.

Sado t’i duket Pëllumb Xhufit se unë kam qenë një nga reformatorët e akademisë të shkencave, sado ta ketë lënë kujtesa, deklaroj se kjo është një e pavërtetë që përdhos historinë e shkencës, e në këto kushte imagjino or mik se çfarë i bën “shkenca” historisë.

Unë nuk e di se me çfarë metodologjie e bëjnë historinë këta që pa asnjë fakt të provuar e interpretuar postulojnë falcitete për persona konkretë, njerëz në punë të vet, lëre pastaj për kombin e personalitetet e tij të së shkuarës.

Sfida është kjo : Le të gjejë i intervistuari yt qoftë edhe një mbledhje reformuese ku kam marrë pjesë, qoftë edhe një komision ku të kem marrë pjesë me këtë synim, qoftë edhe një dëshmitar që të provojë se i kam folur qoftë edhe miqësisht për këtë çështje, qoftë edhe një dokument, letër anonime, raport, etj, që të kem nënshkruar lidhur me këtë çështje, pra qoftë edhe një provë sado të vockël që të vërtetojë thëniet e tij, dhe unë do të pranoj këtë meritë se kam kontribuar në 2005 ose 2006, në reformimin e asaj që quhej atëhere akademi e shkencave, e që nuk ishte veçse një karakatinë, me të gjitha institutet e saj në gjendje të vajtuar, një ngrehinë sovjetike, e plakur, e ngurtësuar ideologjikisht, jashtë kohës, e drejtuar nga persona që abuzonin me pozitën e tyre në kryesinë e saj, dhe që kërkohen të merren sigurisht në mbrojtje nga i intervistuari yt.

Sepse vërtet do ta kisha quajtur një meritë timen, do ta kisha shënuar në cv, por ja që nuk e pata këtë shans të madh për t’i dhënë dërmën asaj që nuk ishte kthyer veçse në një uzinë e prishur, duke abuzuar edhe me traditën e madhe të shumë shkencëtarëve shqiptarë, si edhe të kërkuesve shkencorë që nuk mungonin edhe aty të tregonin talent dhe vullnet krijues, fatkeqësisht të abuzuar nga drejtuesit e kohës.

Unë kam marrë pjesë pas reformimit të akademisë, pra pas ndarjes të saj nga institutet e albanologjisë, në auditimin që ministria e arsimit e asaj kohe u ka bërë instituteve të asaj kohe.

Kaq. Dhe kjo nuk ka asnjë lidhje me të parën.

Ky proces auditimi raportin e të cilit e kam ruajtur dhe së shpejti do ta botoj për të parë lexuesi të gjithë lemerinë e kohës, nuk kishte të bëntë fare me reformimin e akademisë të shkencave, për të cilën kishte punuar një komision ku unë nuk kam qenë fare pjesë e tij.

Cfarë konstatuam si ekip auditimi ku merrnin pjesë edhe figura të tjera të shkencës shqiptare?

Më shumë roje, magazinierë, shofera, daktilografiste sesa shkencëtarë. Abuzime me vendet e punës për të strehuar me paga miq e militantë. Revista të pluhurosura e të pashitura në rafte, pra një abuzim me fondet. Ekspeditat shkencore në terren të harruara. Puna me ekipe shkencore e braktisur. Vlerat materiale dhe dokumentare të trashëgimisë kulturore të bëra copë. Shkencëtarë që kërkonin sekretare për të shkruajtur në kompjutera, institute dhe qendra me nga dy vetë të lodhur. Njerëz që merrnin rroga, por nuk kishin në duar studime. Sigurisht një rradhë kërkuesish shkencorë për të cilët kam respekt, të ndrojtur, tulatur dhe frikësuar nga presioni i drejtorllikut. Asambleja e akademisë krejt formale dhe pa asnjë ndikim shkencor mbi kërkimin, pa asnjë bashkëpunim nga jashtë, ndërtesat e shkatërruara e po të futeshe brenda ndihej menjëherë se ku ishte ëc.

Ja këto gjeta në atë akademinë e asaj kohe për të cilën ka nostalgji Pëllumb Xhufi. Eshtë e drejta e tij fundja. Dhe e gjitha kjo nën emrat e mëdhenj të Cabejit, dhe kolegëve të tij, që mjaft nga të mbeturit e të mbijetuarit, pasi i kishin torturuar, spiunuar, survejuar, (sa gabim që nuk hapen ato dosje sepse do të shohim lemerirat e kohës ku kërkimi shkencor dhe spiunimi në monizëm ecnin bashkarisht) i përdornin për ta tharë e degraduar deri në fund “lopën” e sëmurë” të albanologisë.

Akademia sotme shkencore vuan nga të njejtat mentalitete sepse ashtu kanë rrjedhur punët, por ajo e atëhershmja ishte një bunker sovjetik, një bunker i modelit sllav, i atyre akademive të sotme lindore që vazhdojnë të përdoren nga shtetet përkatëse si shkopinj e kamxhiqe nacionaliste në rradhë të parë për të keq të kombit që i ushqen.

Ideologjikisht ajo akademi, sikurse janë reminishencat edhe te e sotmja, mbetet në histori një bunker sovjetik, një organizëm institucional censure kolektive, dhe atëhere me këtë rast kam parë lemerira epistemologjike.

Gjuhësia mbështetur te vepra e Stalinit mbi çështjet e gjuhësisë e që genocidonte gjuhët specifike, jurisprudenca kishte mbetur te kushtetuta kriminale e mesit të viteve ’70 e që na serviret edhe sot si kontribut juridik, historia vazhdonte të udhëhiqej me sloganin paradigmatik : Populli shqiptar e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë, në antropologji, vazhdonte të sundonte teza totalitare dhe fyese për kombin se feja e shqiptarit është shqiptaria, pra shqiptari është pa fe e moral, në ekonomi nuk kishte më shumë se mekanizmi i ri ekonomik i Titos në vitet ’60, historia e shqiptarëve nuk ndriçohej, edhe sot ashtu, nga dokumentat arkivore të institucioneve të mëdha të kohës, gjuha shqipe në fjalorin enciklopedik për të cilin ishte abuzuar rëndë me fonde, në mënyrë kriminale ishte tharë duke u thënë termave një përmbajtje ruso – sllave dhe anarkiste.

Kjo ishte akademia e atëhershme që kanë nostalgji “ishat” e asaj kohe. Dhe na paraqiten si të majtë pikërisht për të konservuar prapambetjen e atij bunkeri sovjetik që e gjen edhe sot e kësaj dite në shkencën e sotme shqiptare.

Por, do ta botoj atë raport. I cili fatkeqësisht u vlerësua, por nuk u muarr parasysh, sepse po të kishte ndodhur ndryshe sot nuk do të ishim këtu ku jemi.

Dhe meqë rekomandimet e atij raporti nuk u pranuan, fatkeqësisht, unë nuk pranova të isha antar i bordit drejtues të Qendrës të Studimeve Albanologjike, duke qenë i bindur se ky institucion ashtu sikurse po konceptohej, do të degradonte dhe një ditë do të ndodhej përsëri në udhëkryq.

Kjo ishte në fakt një refuzim emërimi, një dorëheqje pa filluar, çka m’u mirëkuptua nga drejtuesit e asaj kohe në ministri. Besoj se këtë arkivat e Qendrës e kanë të shënuar.

Do të thuash ti i dashur Xhevdet, mirë mo Tan, po unë çfarë hyj këtu?

Ja po ta them sinqerisht.

Sepse duke njohur integritetin tënd moral, do të kërkoja si gazetar që kur të jepen fakte gjoja të vërtetë, por në fakt gënjeshtra të mëdha, sikurse ajo që unë kam punuar për reformimin e akademisë të shkencave, të kërkosh prova nga i intervistuari, dhe jo t’i marrësh të mirëqëna, duke kaluar te pyetja tjetër.

Së dyti, nëse vetë nuk i verifikoje dot, minimumi etik i gazetarisë do të kërkonte për një gazetar të ri, e jo nga ty me një barrë përvoja nga jeta dhe profesioni, të ruaje atë që quhet parimi i balancimit, pra të vije të më pyesje mua publikisht.

Janë minume që jam i bindur që jo për ndonjë shkak tjetër, ndonjë teori komploti, por thjesht se nuk ke pasur, kohë, nuk i ke respektuar këtë rradhë dhe më ke bërë të lëndohem e ligështohem nga ti e për ty.

Të shkuara e të harruara, unë e ti kemi parë shumë në këtë jetë dhe nuk dëgjojmë nga ai vesh. Po nuk u përballëm me të padrejtën nuk e quajmë të bekuar e të denjë për t’u numuruar ditën që nisim cdo ditë me vullnet të Zotit.

Aq më shumë nuk ka nevojë të të them, sepse e di ti poaq mirë sa edhe unë, që pa këto parime një medie dhe një gazetë rrudhet, dhe nis e bëhet shkop në dorë për t’u hakërryer të tjerëve, një mjet presioni për të nënshtruar vullnete dhe keqpërdorur ato, cka gazeta Dita sipas meje, as ka qenë dhe as nuk është…

Miqësisht, dhe do të dukem për ndonjë kafe, nëse ke kohë, të kujtojmë kohën e shkuar dhe qajmë edhe ndonjë hall të sotëm,

Artan Fuga, akademik”

71 komente në “Artan Fuga replikon me Pëllumb Xhufin: Ziliqar, ke nostalgji si ish-komunist për periudhën e errët”

  1. Apollonia 1 says:

    Pellumb Xhufit s’mundet ti afrohet ne asnji aspekt nji sharlatan si ky ,
    qe nuk ben as me qesh shqiptaret me idiotine qe e karakterizon ne cdo shkrim idiot ,
    por shume te vetquajtur intelektual ne ate tufe lehsish psuodush .
    P.Xhufi eshte ne radhe te pare njeri ,
    eshte qytetare i pergjegjshem ,
    me kulture dhe aspak sharlatan si ky skicofren qe nuk do ishte keq ti neshtrohej ndonji
    konsulte ose psikologu ,per t’ja centruar trut ,qe kann dal jasht qendre .
    Sigurishte qe P.Xh s’mundet te Jet perfekt si asnji ne kte bote ,
    por ai eshte korrekt me njerzine me shoqerine shqiptare ndryshe nga shume pseudo si ky i semure mendore ,
    qe her pas here leh mediave ,pa kuptuar se thoote vetem idiotizma qe vetem atij japin kuptim .
    Perse rrojn tipa si ky ne ate bote !

    1. korçari says:

      O Akademiku Fuga :Me gjithe “Kontributin” tuaj te shquar per reformim ne ç’gjendje ndodhet sot akademia meqenese ke marre pjese pas reformimit? Ne nje zero me bisht dhe kjo si rrjedhoje e personave si puna tuaj qe vetem dine te lehin dhe te nxijne ,do te isha kureshtar te dija se çfare te rejash keni sjelle ne Akademine Shqipare o z.Akademik perjashto budallalleqeve qe shkruan here pas here ne gazeta kuptohet ne nivelin e nje nenpunesi burokrat qe eshte i shkeputur i gjithi nga realiteti.

    2. tarasi says:

      Ti mor koqe kanari meso njeher te shkruash..pastaj na boj ndonje koment per Akademiket

      1. korçari says:

        O tarrasi duhet te jesh asistent i “Akademikut” Fuga ,siç duket ta karrasur dhe si rrjedhim t’a ka hequr trurin sepse nuk ke kapacitetin te kundershtosh me logjike dhe kritike shkurt nje cope idioti ose analfabeti me shkolle (nqs ka studime ose libra,ose analiza te botuara te akademikut )mund t’i permendesh qe t’i njohim dhe ne

        1. T5 says:

          Z, Artan Fuga ka botuar shume libra, P.sh mund te permend titullin:
          “Ekzistencializmi i Sartrit, filozofi e reaksionit imperialist”.

          Nese je i interesuar mund ta gjesh ne Biblioteken Kombetare.

    3. Festim says:

      Të tillë tipa si Artan Fuga që i bëjnë nder njerëzimit dhe jo thjesht Kombit Shqiptar, rrojnë dhe janë në këtë botë që ti të kuptosh se ke lindur dhe do të vdesësh idiot.

      1. Beni says:

        Ti shume mire e ke mor vella, por varet kujt ja thua………

      2. Shefqet Cela says:

        Zoteri! Egziston nje e thene e moçme: PER TE GJETUR KUSH JANE FAJTORET E NJE SHKATERRIMI, DUHET PARE KUSH KA PERFITUAR NGA KJO ZALLAMAHI.
        E pare ne kete prizem, idhulli yt shkencor nuk eshte pa gje.
        Fuga ka kullotur ne çdo rregjim apo parti. Kulloti dje; po kullot edhe sot duke dhene “kontribut” per “Tiranen hale” e keshtu me radhe.
        Kesaj i thua ti pune shkencore?
        Sa per Xhufin duhet ta njohesh mire pa te flasesh. Qofshim te gjithe te ndershem si ai.

    4. Festim says:

      Të tillë tipa si Artan Fuga që i bëjnë nder njerëzimit dhe jo thjesht Kombit Shqiptar, rrojnë dhe janë në këtë botë që ti dhe shumë si ty të kuptoni se keni lindur dhe do të vdisni idiota.

    5. Ali says:

      Apollonia, nuk e di se ku e keni pasur mendjen kur beni komente te tilla, por kam frike se nuk duhet te keni fare mendje se Xhufi, mbase ka ndonje vlere te vockel si historian por nuk mund te krahasohet me Pr. Fugen…

    6. majlinda says:

      ky akademik ka qene 8 vjete ne kohen e sales, dhe nuk ka bere nje verejtje apo kundershti per gjendjen e vajtueshme qe ai po tregon ne kete shkrim, por tani i eshte hapur goja a thau se keto 3 vite eshte katandisur kjo situate e keqe, Ky Fuga nuk duket normal nga mendja, dhe nuk eshte hera e pare qe flet me mllefe te tilla, ja ka fajin” berisha” qe nuk eshte akoma ne pushtet, sepse ky akademik ate pushtet donte.

    7. I.Hoti says:

      Artan Fuga—nje ‘akademik’ dordalec i plepave.. Me kujton gjyqtarin ‘akademik’ te plepave Gjon gjonin.. deri kure do ti degjojme keta dordalece?

  2. Lilita says:

    Me vjen keq qe akademike dhe profesore te bien ne nje nivel me femijet e kopeshtit,me leje edukatore etj,ose si plaka me plakun kush je ti e kush jam une.Turp per ju e per nivelin tuaj shkencor.Lerini nostalgjite por punoni per vendin,ngrijani vlerat lart historise sone te lavdishme e cila nuk sheh as majtas e as djathas.Ajo ka nje te shkuar te lavdishme dhe vijoni perpara per ta pasuruar e ngritur ne nivelet bashkekohore.Vleresoni drejte kulturen tone te pasur e shume te larmishme.

    1. .. says:

      Pellumb Xhufi ka rene ne nivelin e Sali BOLLES te New Yorkut. Ku si Bolshevik te etur per emer jane ne gjendje te perlyhen ne lojra shume te pista.

      1. Adriatik says:

        Xhufi nje turkoshak, turkoshqiptar rrac ariane me floke bionde dhe sy blu.

        1. Illyrians says:

          Normale, per ju grekqirat turkoshak eshte, se i thote te vertetat historike ashti siç jane dhe kjo gje nuk ju pelqen juve grekqirave jevgjite..

  3. Arti says:

    Po çfare shkenctari eshte Fuga more te uruar mos ja ngrini vlerat nje skizofreni qe ka vetem llafollogji boshe asnjehere nuk ka dhene ndonje ide perfecte zgjidhjeje…! gjithmone ka bere paqavure kafenesh apo rrjete socialesh… Keshtu qe mos na hapni barkun me skizofren. Tung

    1. Alpet Blu says:

      Fuga eshte modeli perfekt i plagjiatures ne prurjet shkencore dhe ne botimet e teksteve apo librave, i alabakut dhe sharlatanit ne publicistike, i sahanbythelepiresit ne politike, i mediokrit dhe karagjozit ne mesimdhenjen universitare dhe, yndyra mbi kacamak, Artan Fuga eshte dordoleci i nje akademiku shqiptar qe nuk di te shkruaje ne menyre korrekte gjuhen shqipe, as me drejtshkrim dhe as me strukturen llogjike te ndertimit te frazes se saj.
      E thene shkurt, zoti Fuga eshte personazhi tipik i komedise se tranzicionit postkomunist shqiptar, qe vertitet sa ne sallat universitare aq edhe ne skenat e medias, si loloja gazmore e shoqerise dhe dendy i inteligjencies some te vajtuar, nje karakter qe u flet shqiptareve texte siperane, por me gjuhe mutore te vulgut.
      Shpesh, kur pyes vehten se perse nuk ben perpjete Shqiperia ne menyre normale, me del perpara emti dhe figura groteske e akademikut lapangjoz Artan Fuga.

  4. katarakti says:

    Edhe opinionet e tuaja nuk i interesojne njeriu. Aq me shume qe Je tamam shembulli i akademikut “demokratikas”. Pra kokebosh dhe mendjemadh.

  5. mirel says:

    He ore, si ore, po qysh ore..
    Akademik more, si the ore,, uaaa ore…
    Po ti je I currufjepsur ore..

  6. S says:

    O zoti Fuga ske intelekt per tu mar me zotin Xhufin …

  7. ARBERI says:

    po ky fuga qenka dhe shkencetar ,,aman ore ca behet keshtu te gjithe per te dhene mend,, ky fuga eshte bere vertet i merzitshem se gjithmone del si ndonje i kulluar dhe vetem ky i di gjerat.. ore po dhe ky nga shkollat komuniste ka dale ca ben si ndonje demokrat i madh,, ikni mos i jepni me hapesire ketij individi

    1. pertejfasades says:

      pervec kesaj eshte i biri i nje eksponenti shume te rendesishem komunist, mik te enver hoxhes. !!!

    2. Beni says:

      Zoti Fuga vjen nga shkollat e Frances mor i shkrete, por po mbeten punet ne dore te proletareve e fshatareve e ka marre ferra uraten ka thene nje i madh. Komenton ” populli” te madhin Fuga…..

      1. Madheshtia e politikanit a po tipave te tille pseudo fuga me compani ,
        ne ate vend ,qendron ne pafytyresi,tradheti, sharlanizem,poshtersi,perversitet ,krime ,
        dhe kjo eshte aq e vertete ,sa eshte e vertete vet Realiteti se ku ka degjenruar shteti dhe shoqeria ne ate vend .
        Ne cdo shtet ,ne cdo shoqeri Boterore , niveli dhe zhvillimi atij vendi e i shoqerise tij ,
        eshte nji reflektim i nivelit dhe aftesive intelektuale te avngardes se atij shteti .
        Prandaj ,ju e shume miq te ktij sharlatani ,mundet te vazhdoni ti bini gerrnetes e shoqeruar me daullem e mziut ,
        por kjo nuk ndryshon asgje ne ate Realitet bastardesh .
        Turinjt e fuges ,jane me te shemtuara se ato e katnareve te babrruqit e vicidolit .
        fuga dhe gjithe suita e largqoftit ne ate vend ,mundet te Jet e pershtateshme vetem per shoqerite arabe e turke ,
        por asnjiher ne Shqiperi .

  8. Kostandin says:

    Po ti mo “profesor” qe nga gjuha ke mbetur edhe sot perdorues i idiomave “fshatareske” shume ne mode pas 1974-es, per çfare lloj “filozofi” e mban vehten, kur thua qe i falesh zotit çdo dite sapo gdhihesh.!
    Na thuaj edhe cilit zot i falesh meqe na e ke hapur kaq shume zemren?!
    Me tregojne qe yt ate i falej zot Enverit, po ti ? Nese i falesh zot Saliut nuk e ke tradhetuar babane..

  9. miri says:

    Xhufi eshte fare e kuqe. Nuk ka dalje te tije publike te mos evokoje kohen e monstave hoxha dhe Kapo.

  10. Gaspri says:

    Nuk e njoh kete fugen, por dij mire se Dr.Prof. Pellumb Xhufi eshte:

    – Nje nga personalitet me me vlere te shkences se historise shqiptare,
    – intelektual me integritet,
    – eshte njeri qe e do Atdheun, kurre nuk ka bere kompromise me askend ne kurriz te shkences qe perfaqeson,
    -eshte nje nder intelektualet me audiencen me te madhe ne vend,
    – eshte shkencetar i cili ka dale gjithnje fitimtar ne ne te gjitha perballjet televizive, ndaj kujtdo qe ka tentuar te deformoje historine i ndikuar nga politika e dites,
    – eshte provuar si nje dipllomat teper i sukseseshem,
    -eshte nje personalitet qe i ben nder kombit tone, me lidhje te shumta te botes akademike ne shume vende te botes,
    -eshte zoterues i sakte i disa gjuheve te huaja,etj…etj.

    E kam lexuar intervisten dhene Z. Xhevdet dhe nuk gjej asnje pasaktesi, perkundrazi jane gjera qe i ka thene edhe here te tjera dhe qe po i verteton koha.

    Pellumb Xhufi eshte nga ajo rrace intelektualesh qe njohin mire te kaluaren por qe dijne te parashikojne sakte edhe te ardhmen.

    Me vjen keq per kete artikull shkruesin por eshte pretendim i madh te tentosh te rrezosh nje Rrap te madh si Xhufi.

    1. Beni says:

      Per Fugen shko pyet Francen, por ti njihke vetem Shqiperine e Xhufin e pregatitur ne shkollat e PPSH….
      Zgjeroje pak horizontin, nuk ka vetem Shqiperi , ka edhe Europe….

  11. Aela says:

    Uuu Artan ti po na kujton se historia nuk shkruhet “sipas asaj qe di une” po ti prof nuk shkrove per kembanen e paces pacavure sipas asaj qe dije ti… Ha ha kulmi edhe flet per te tjeret…

  12. Tirana e Re says:

    Fuga,nga te paktet njerez te ndershem dhe akademik ne ate pacavurre Akademi dhe vend.
    Respect Fuges,packa se servilet,spiunet dhe maskarenjte jane shtuar shume.Kohe maskarenjsh dhe servilesh,gjene servile,spiune dhe maskarenj ka pasur me shumice ne Albanistan.

  13. demo says:

    Feja shqiptarit,eshte Shqiptaria-nuk eshte citat i Xhufit,as i Enverit,por i Pashko Vases.Dokrrat fetare filozofi t`i vej citate ne shpi te vet,kushedi i sjellin mbaresi.Keta lloj sharlatanesh,qe edukoi shkolla marxiste,nga filozofe enveriste te luftes se klasave u shnderruan si krimbat e mutit ne miza muti,ne filozofe sofiste,islamiste,ISISE,Jezuiste,lloji i Sali Vucidolit.

  14. demo says:

    Feja shqiptarit,eshte Shqiptaria-nuk eshte citat i Xhufit,as i Enverit,por i Pashko Vases.Dokrrat fetare filozofi t`i vej citate ne shpi te vet,kushedi i sjellin mbaresi.Keta lloj sharlatanesh,qe edukoi shkolla marxiste,nga filozofe enveriste te luftes se klasave u shnderruan si krimbat e mutit ne miza muti,ne filozofe sofiste,islamiste,ISISE,Jezuiste,lloji i Sali Vucidolit.
    Moderatori kur e paskam perseritur?

  15. akademik says:

    keta akademiket e kohes se demokracise jane shtuar shume vitet e fundit.
    po si more na dolet te gjithe te persekutuar ne kohen e xhaxhit. po te ishe kaq i persekutuar sme ishe bere profesor zotrote po shkoje drejt e ne burg si shume te tjere qe e kundershtuan ate regjim dhe nuk flisnin brockulla si ty. aq me shume qe akademia ka qene ne nivele shume te larta dhe eshte katandisur si qebaptore. per te ardhur keq. per te ardhur akhma me keq per ata njerez qe gjoja na e paskan kundershtuar ate regjim dhe cuditerisht njekohesisht ne ate kohe mbanin poste te larte dhe ne kete kohe vazhdojne mbajne poste te larta. pika qe su bie hipokrite.

  16. telo says:

    Shkrimi i profesor Fuges eshte shume larg titullit qe mban, “profesor”. Aty ka gjuhe te hidhur, fyerje dhe shtremberime dashakeqe per nje koleg te tij sic eshte profesori i nderuar Pellumb Xhufi. Ka kohe qe lexoj shkrime te profesor Fuges dhe me duhet te theme se shkrimet e tij jane ne renie. Ndoshta profesor Fuga eshte lodhur si shumica e shqiptareve dhe ka nisur te anoje nga shumica……

  17. Malush says:

    Te flasish si Artan Fuga eshte njelloj si nje transgjinor te na jape leksione per gjinine qe nuk e ka pasur pamvaresisht se ai ate gjini e deshiron.

  18. refugjati says:

    pa lexuar ket artikull Fuga eshte nje sahan-lepirs. ai nuk mund te krahasohesh ti me Pellumb xhufin.

  19. Arif says:

    Gjithe ky shkrim, domethene, gjithe ljo llafollogji per te hedhur poshte ate qe paska thene Prof. Xhufi, se ka qene dhe centriFuga nder ata qe kerkuan “reformin” e akademise. Mundet qe prof. Xhufi te jete gabim dhe ky gabim nuk eshte ndonje gje qe shtremberon thelbin e profesorllekut te zotit Fuga. Edhe para edhe pas ketij gabimi te Xhufit Fuga mbetet po ai “shkencetar” i turbullt e turbullues. Vini re ca detaje ne dikje pa rendesi, por domethenese: shijni fotot dinjitoze qe jep Xhufi per te shoqeruar shkrimet e veta dhe shihni ate gjithe gjestilulacione narcistike te Fuges. Keto jane mjaft per te kuptuar c’perfaqeson apo perpiqet te perfaqesoje njeri e tjetri,

  20. Blloku Byros Politike says:

    …… O Artan Fuga, ne Tiransit qe sot jemi larguar te njohim shume mire TY dhe te themi:
    …. Nese Pellumb Xhufi n’a qenka “ziliqar” i ish–rregjimit … Ty te vije turp se ke qene “pashalla” i ish-regjimit …. kur ne Tiransit jmezi rregullonim nje apartament dhe nuk kishim as bicikleta, Ti zotrote na jetoje ne “vile lluksoze” dhe makine / vetyre moskevic te bytha …. me vile ne plazhin e Bllokut, vellain t’a dergoi partia me studime ne France kur ishte dhe Sali Berisha … Ti i ke patur portat e hapura kudo ne ate kohe si Berisha ne ate kohe te Enverit.
    ……. Mjaft me keto fjale se te njohim mire dhe pse u ngrite me pune te mire dhe te bene profesor qysh ne kohen e Enverit …

    MJAFT – MJAFT – MJAFT ….. se e shijuar dhe gezuar ate kohe “nostalgji” per Ty …

    1. tomorri says:

      Kato Jane moments ideologjike

  21. Tom says:

    Po mire more Fuga, facebookisti, po a ka nivel me te ulet ne diskutimin dhe debatin ” akademik “, se ti drejtohesh dikujt me fjalet, komunist, stalinist, kushtetuta komuniste, ligjet komuniste etj etj
    Kam nje pyetje te cilen edhe ti duhet tja besh vetes, nga cili gjiriz i komunizmit ke dale ti dhe familja jote??? Apo e ke harruar. Ty te ra tamam ajo kohe e ai gjiriz qe te rriteshe, te formoheshe, te beheshe kaq i mencur sa je tani. Gjirizi eshte per mentalitetin qe ke, se ti ke jetuar ne rrugen e Kavajes ne mes te vendit. Vetem se duhet te kishe provuar edhe gjirizet qe provuan ata te cilet i denoi familja jote dhe ti…
    Edhe ik se boll na ke care tr… qenke megjithmend idiot

  22. Partizan Cene says:

    Nuk e kuptoj se necfare shkalle qendron ” epiteti ” akademik ( dhe kurrsesi titulliper nje njeri te tille ) tek ky person me emrin Fuga , pasi gjithshak qe kam lexuar prej tij ( dhe kurioziteti me ka cuar te lexoj shume ,per te bere vleresimin tim ) , te con shume larg realitetit te sotem shqiptar .. Ky fuga ,me keto letra dhe kundershtime , deshiron ta vere veten forcerishte , ne radhet e profesoreve te shkalles se larte te Pellumb Xhufit te nderuar .. !!
    Kurrsesi nuk mund te jete ne ate nivel pasi syte ia ka zene anti gjithshkaje qe ka arritur populli yne , para dhembas luftes se Dyte boterore , deri ne rrezimin e komunizmit. Per te kjo periudhe ka vetem nje ngjyre , ate te yzeze ..
    E pra vetem kaq mjafton qe te vet perjashtohet nga sallonet e larta te akademise shqiptare ,si sherbetor i oborrit qeverises djathtas e majtas si nderrohen ngjyrat dhe si i shkon per shatt ketij te vetquajturi akademik !!

  23. Gaspri says:

    Atehere i them ketij fuges: a i lexove komentet qe pervec 1 te tille, te tjeret nuk miratojne vleresimet e tua, perkundrazi flasin per vlerat e Pr. Dr. Xhufit?

    1. Beni says:

      Ke ? Komentet e ca katundareve qe njohin vetem vlerat e beut te katundit ? Sigurisht qe nuk e njohin Francen katundaret, por e kishin me te degjuar, e kur shikonin ndonje gje te re qe vinte thoshin e ka bere Frengu….

      1. Andrea says:

        ore qe po e permende si shume ate Francen.po edhe Enveri nga shkollat e Frances doli. Problemi qendron se cfare mesoi nga ato shkolla,se sic e shikoj une nga niveli dhe qendrimi qe ka perkundrejt nje intelekktuali tjeter ,,,andej nga Franca turiste paska qene.

  24. maxi says:

    Po ky injoranti fuga qar ka me historianin e respektuar zotin Xhufi.O Fuga shko more andej nga Pogradeci te ai lokali VOLOREKA dhe pallo ploncin se ashtu te bene shpirti ti rehat, servill slavocirilik

  25. atea says:

    Po mirë more Artan Fuga, akademik”-kështu e keni përfunduar shkrimin tuaj me (“), po a totalitarizmi e ka shpikur thënien FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA?
    Si e paske shpjeguar të këtë: …tezë totalitare fyese,…, pra shqiptari është pa fe dhe moral”, ku sipas teje të gjithë të pa fetë janë të pa moralshëm!
    Hajda akademik hajde!!!

  26. Beni says:

    Edhe Konicen atehere nuk e kuptonte fshatari shqipetar….. prandaj nuk e kuptoni dot edhe Fugen e Frances, se pastaj do te quhej edhe Tirana Paris….. edhe ju shume te nderuar… Pariziene…..

    1. Kostandin says:

      Po ty mo Beni, dashnore te ka pasur Fuga ne Paris qe ja ditke kaq mire çpaska qullosur aty ne fushen e “shkencave humanitare”?!

  27. emer says:

    Nje shkrim shume larg statusit te nje profesori, i mbushur me sharje, qe pasqyron nje qendrim negativ te personit qe e ka shkruar. Komplet e kunderta ndodh me intervistat e Profesor Xhufit, qe percjellin vlera njerezore dhe intelektuale. Fuga me kete shkrim i ka bere nje Reklame te mire Prof. Xhufit.

  28. pENSO a tE says:

    Per ate vend nji akademik si ky eshte idioti duhur ,qe i duhet asaj Akademise Idioteve te asaj Bote Idiotesh.
    Pastaj , ,qe ky nastradin nuk eshte i vetmi asaj bote ,perse duhet t’ja marrim ne ktij per kapital lajthitjen ?!
    Aty gjithcka ka lajthitur eshte jasht cdo standart vs Botes .
    Sido te Jet , ky ka nji Talent idioti te papare i duhet shume asaj shoqerie aty .
    Si do benin shqiptaret pa te tille ?

    1. Ana says:

      Duhet ta dashurosh fjalen IDIOT qe e ke lakuar aq shpesh.

      1. pENSO a tE says:

        Sigurishte qe un s’mundem te kem nji ndjesi te asAj natyre per asnji lloj Idioti ,
        sepse thjeshte do ta shikoja ate si ty.
        Ndoshta juve keni nevoje per ti hedhur nji venshtrim esull ,per te par qarte cfar fshihet pas atij mjergullimi te pari/ !
        Ju e shikoni si dashuri idiotin ,nderkoh qe un e rreklamoj ,
        e bej me te dukshem per trut idiot te asaj bote aty ,shume aty kerkojn ta mbulojn ate fenomen shkaterrues per shoqerite ,
        nji nder te cilat mundet te jesh edhe ti Ana .
        Nuk kerkoj te fajesoj asnji ,por ti kujtoj ,duke ditur tashme se,
        idiotesia eshte nji semundje ngjitese
        dhe duket qarte edhe ne komentet idiote te idioteve te asaj bote idiotesh
        qe me siguri un s’do ushqeja asnji lloj simpatie ,
        nderkoh qe i demaskoj idhullin IDOT profesor .
        Kuroni idiotesine Brenda jushe , sepse perbeni nji rrezik akut per shoqerine shqiptare por edhe me gjere .
        Nderkoh qe per vete IDIOTI-n profesor -do thoshja se ne koken e tij IDIOT-ia ka arritur ne ate faze ,
        e cila eshte e pakurushme ,ne Psikopati .

        1. Ana says:

          Mendova se te pelqente romani i Tolstoy -it “The Idiot”.
          Nuk e kuptova mire cfare doje te thoje “nje pjese e te ciles mund te jesh dhe ti Ana”
          Por jam dakort qe idiotet po behen filozofe ktu tek ne.
          Tung

          1. pENSO a tE says:

            …ne kuptimin qe i toleroni kta tipa idiota profesore ,
            qe i shkoni ndoshta gabimishte me simpati ,sepse ju rremben ndoshta rryma e asaj turme aty ,
            e te qenit indiferent vs ktyre fenomeneve alla fillizof i diarese -vulgaritetit -e banalitetit llogjik etj etj .

            Un sigurishte qe e njof Leo Tol-in mir ,ne asektin si shkrimtare or njoh pak libra te tij ,
            sepse jame jo nji lexues i mirefillte i romaneve .
            Tung

  29. Mërgimi says:

    Po a ja ndonjë njeri të mirë o Zoti Fuga.
    Jeni dashuruar me vetën.
    Po e ulni vetën në nivele fëmijësh.

  30. shaqo says:

    O Fuga, je tamam fuge, po te mos ishte ai sistem, ti do te ishe akoma me i erret se sa je.
    E turpeshme kush te thote ty akademik. Perse, per idiotizmat e tua, apo meqe u beri Saliu akademike, ju hyri vehtja ne qejf dhe kujtoni se me te vertete duhet te jeni akademike, por nuk e keni ditur. Tralalalalala me ju akademiket e sotem si alkimistet e lashtesise. Kjo akademi sot eshte e turpeshme.

  31. ODISEJA says:

    KY FUGA ESHTE RRITUR NE BOTEN E GRAVE ZILIQARE INATCIJE DHE ZEMERZEZA PASI E SHIKON JETEN DHE NJERZIT TE TILLE KETU E 20 VITE DHE PERSERIT TE NJEJTAT FJALE SI NE LIBER DHE ARTIKUJ

  32. Akilis says:

    Per comentin lilita.
    Histori te lavdishme Albanistani?
    Po ku ke degjuar ty qe nje plakushe spiune, misionare e nje dogme pakice katolike dhe interesash si Tereza qe ska bere as edhe nje gje per historine e ketij shteti 100 vjecare ti bejne jo vetem hymne , buste, sheshe etj.
    Ky eshte shteti laik I Albanistanit?Po historia dhe Arkeollogjia, Toponimet tregojne nje komb ndryshe nga nje shtet shumica Islamik ne identitet.

    1. Alpet Blu says:

      Foli dhe byth’ e Janulles,
      Grekeqiri nga Epiri!

  33. demokrati says:

    Zoteria shkruan “Teza totalitare dhe fyese per kombin se feja e shqiptarit eshte Shqiptaria”. Zoteria paraqitet ne tere banalitetin e tij, po a ka shprehje me kombetarizuese, me kobeformuese dhe kombemancipuese se kjo. Kjo nuk eshte teze, ku eshte postulati i arte i shqiptarizmes. Kjo eshte vija ndarese midis shqiptareve dhe shqipfolese, ky eshte postulati i mbijeteses se races, jo vetem kombit. Sikur te mos ishte thene nga nje shqiptar mendjenritur, te ishin mbledhur te gjithe mendjet e shpifura si zoteia ne fjale, lubonjat, nanot,vehbite dhe ata qe e lane me turp kete jete, nuk do te mund te qullosnin asgje te perafert me kete shprehje biblike.Kjo eshte rruga e vetme per dashuri mes shqiptareve, vetem kjo siguron mbijetesen e shqiptareve.Rrufjani eshte pak i vonuar per te bere para duke sulmuar kombin dh eshqiptarine, radha eshte e gjate, por eshte radha e turpit.

  34. T5 says:

    Mire ish-Akademia, ish-regjimi, e “ish”-at nostalgjike… po Pashku c`faj ka? Apo ngaqe ish-Rilindas…

  35. Shqipe says:

    Aka-dem-ikut Artan Fuga(Fosile e komunizmit, mishi i dhise dhe “lecca culo”ne demokracine shqiptare)
    Vertet edhe me kontributin dhe zellin tend kemi humbur Akademine Shqiptare, por kemi fituar Aka-dem-ikun, vertet çalon pak, vertet ka qene edhe kandidat i PPSH (asgje, po ta krahasosh me Saliun që ka qene 25 vjet sekretar i org. Partise) por per aftësitë e tij filozofike, edhe Shvejk-u do ta kishte zili!

    Pëllumb Xhyfi është shumë dinjitoz dhe nuk dua ta përmënd këtu, mbasi nuk meriton të ndyhet, qoftë edhe duke i përmëndur emrin bashke me emrin e nje “leca culo” si puna jote.

    Nuk është hera e parë që të drejtohem dhe nuk do të ndaloj duke kërkuar të largohesh nga skena publike dhe t’i lësh shqiptarët ne hallet e tyre.
    Ç’me ngrifesh si gjeli i cofur maje plehut. “Soji” yt nuk eshte as i denje dhe as i besueshem per tu mesuar shqiptareve demokracine.
    Tashme mund te konstatohet lehte se ty dhe “sojit” tend bastard ju jane ngrohur p… . Sa larg eshte per ju permbysja e diktatures, kur “vrima e miut ishte 500 grosh”, kur ju u zhduket pa lene gjurme nga jeta shoqerore e politike e shqiptareve dhe moret rruget e europes duke perfituar edhe nga lirite e saj, te cilat i kishit anatemuar gjithe jeten ne korrin enverist. Tani mendoni se e kaluara juaj u harrua dhe erdhet perseri ne atdheun tuaj(ne vendin e krimit) per t’i mesuar tashme shqiptareve rendin e ri “demokracine” dhe per te vegjetuar si grupim shoqeror i shpifur.
    A te kujtohet kur ti “prof-e-sorre” i demokracise ishe filizi i vogel dhe i llastuar(mbai ishe pak çalaman) i familjes Fuga, familjes se lidhur ngushte me familjen e diktatorit (E.H.), me prinder gjate gjithe kohes ministra apo zv/ministra apo ne postet te larta te PPSH, me nje vella “fizikant berthamor” (Perparim Fuga) qe e ndau bashkeshorten me telefon nga jashte shtetit ku ndodhej, menjehere sapo diktatori (E.H.) denoi te jatin e saj(Andon Sheti) si pucist ne ushtri (1974), duke thyer keshtu nje rekord te llojit te vet edhe ne diktature. Nuk dua te permend me teper, por si ke kurajo ti te marresh rolin e “profesorit” ne ekrane dhe shtyp per tu mesuar shqiptareve (“lumpen proletariatit”) demokracine.
    Edhe pse ne demokraci kushdo vleresohet per ate qe thote dhe ate qe ben dhe jo per ate nga vjen, demokracia ne Shqiperi eshte aq e brishte sa nuk ka luksin qe njerez si ty dhe si “soji” yt t’i perdore si “prof-e-sorret” e demokracise. Demokracia eshte aq e mire sa i garanton cdo njeriu liri te mjaftueshme per te punuar e jetuar me djerse e punes se tij, por kurre nuk duhet tu krijoje kushte ty dhe “soji”-t tend per tu kthyer ne “prof-e-sorret” e saj.
    Sa here psallt ne programet televizive, jam mjaftuar te nderoj kanalin TV, por kur shikoj qe edhe shtypi te ka krijuar hapesira per te percjelle “te vjellat” nga goja jote qe eshte bere si b…. , apo t’i besh fresk politikes sipas interesit tend te felliqur edhe pse filozofon ne eshte apo jo politika “k…..”, etj., jo vetem me perzihet por ndjej edhe krupe edhe revolte.
    Nga njerez si ti, qofshin ata edhe profesore edhe doktore edhe anal-iste politike, moderatore tv, etj, pse ky eshte “grupi yt shoqeror” ne demokraci, vete demokracia nuk mund te prese asgje te mire, mbasi ju e felliqni ate mbasi jeni ne sherbimin vetem te qellimeve tuaja te ulta. Mekati i “aka-dem-ikut” Atan Fuga nuk eshte familja nga vjen, per ate ai eshte i pafajshem dhe i pafat. Mekati i tij dhe i “sojit” te tij eshte se sikurse “di-pllom-ati” Agim Nesho(nipi i Vito Kapos), “anal-isti” Andi Bushati(i biri Mehdi Bushatit e nipi i Hysni Kapos), filizave të familjeve të KQ PPSH si “di-pllom-ati” Fatos Tarifa dhe Shpëtim Çaushi(kampjon mediokriteti-nuk ishte i afte te merrte provimin e matures ne Shkollen Petro Nini Luarasi ne vitet ’60 por ishte i afte per dipllomat dhe sot jo rastesisht vjehrri i Gjin Gjonit) dhe shume te tjere, pjestare te Klanit Kapo(protektoratit të Saliut)- qe i ka akoma tentakulat ne ministrine e brendeshme dhe ministrine e jashtme – duke i nenvlehtesuar shqiptaret, marrin rolin e “profesorit” per tu mesuar atyre demokracine. Sa me shpejt ta kuptoni qe “soji” juaj nuk eshte as i denje dhe as i besuar per tu mesuar shqiptareve demokracine, aq me mire do te jete edhe per ju.
    Bejani kete te mire shqiptareve durim-medhenj.

  36. Shqipe says:

    Aka-dem-ikut Artan Fuga(Fosile e komunizmit, mishi i dhise dhe “lecca culo”ne demokracine shqiptare)
    Vertet edhe me kontributin dhe zellin tend kemi humbur Akademine Shqiptare, por kemi fituar Aka-dem-ikun, vertet çalon pak, vertet ka qene edhe kandidat i PPSH (asgje, po ta krahasosh me Saliun që ka qene 25 vjet sekretar i org. Partise) por per aftësitë e tij filozofike, edhe Shvejk-u do ta kishte zili!
    Pëllumb Xhyfi është shumë dinjitoz dhe nuk dua ta përmënd këtu, mbasi nuk meriton të ndyhet, qoftë edhe duke i përmëndur emrin bashke me emrin e nje “leca culo” si puna jote.
    Nuk është hera e parë që të drejtohem dhe nuk do të ndaloj duke kërkuar të largohesh nga skena publike dhe t’i lësh shqiptarët ne hallet e tyre.
    Ç’me ngrifesh si gjeli i cofur maje plehut. “Soji” yt nuk eshte as i denje dhe as i besueshem per tu mesuar shqiptareve demokracine.
    Tashme mund te konstatohet lehte se ty dhe “sojit” tend bastard ju jane ngrohur p… . Sa larg eshte per ju permbysja e diktatures, kur “vrima e miut ishte 500 grosh”, kur ju u zhduket pa lene gjurme nga jeta shoqerore e politike e shqiptareve dhe moret rruget e europes duke perfituar edhe nga lirite e saj, te cilat i kishit anatemuar gjithe jeten ne korrin enverist. Tani mendoni se e kaluara juaj u harrua dhe erdhet perseri ne atdheun tuaj(ne vendin e krimit) per t’i mesuar tashme shqiptareve rendin e ri “demokracine” dhe per te vegjetuar si grupim shoqeror i shpifur.
    A te kujtohet kur ti “prof-e-sorre” i demokracise ishe filizi i vogel dhe i llastuar(mbai ishe pak çalaman) i familjes Fuga, familjes se lidhur ngushte me familjen e diktatorit (E.H.), me prinder gjate gjithe kohes ministra apo zv/ministra apo ne postet te larta te PPSH, me nje vella “fizikant berthamor” (Perparim Fuga) qe e ndau bashkeshorten me telefon nga jashte shtetit ku ndodhej, menjehere sapo diktatori (E.H.) denoi te jatin e saj(Andon Sheti) si pucist ne ushtri (1974), duke thyer keshtu nje rekord te llojit te vet edhe ne diktature. Nuk dua te permend me teper, por si ke kurajo ti te marresh rolin e “profesorit” ne ekrane dhe shtyp per tu mesuar shqiptareve (“lumpen proletariatit”) demokracine.
    Edhe pse ne demokraci kushdo vleresohet per ate qe thote dhe ate qe ben dhe jo per ate nga vjen, demokracia ne Shqiperi eshte aq e brishte sa nuk ka luksin qe njerez si ty dhe si “soji” yt t’i perdore si “prof-e-sorret” e demokracise. Demokracia eshte aq e mire sa i garanton cdo njeriu liri te mjaftueshme per te punuar e jetuar me djerse e punes se tij, por kurre nuk duhet tu krijoje kushte ty dhe “soji”-t tend per tu kthyer ne “prof-e-sorret” e saj.
    Sa here psallt ne programet televizive, jam mjaftuar te nderoj kanalin TV, por kur shikoj qe edhe shtypi te ka krijuar hapesira per te percjelle “te vjellat” nga goja jote qe eshte bere si b…. , apo t’i besh fresk politikes sipas interesit tend te felliqur edhe pse filozofon ne eshte apo jo politika “k…..”, etj., jo vetem me perzihet por ndjej edhe krupe edhe revolte.
    Nga njerez si ti, qofshin ata edhe profesore edhe doktore edhe anal-iste politike, moderatore tv, etj, pse ky eshte “grupi yt shoqeror” ne demokraci, vete demokracia nuk mund te prese asgje te mire, mbasi ju e felliqni ate mbasi jeni ne sherbimin vetem te qellimeve tuaja te ulta. Mekati i “aka-dem-ikut” Atan Fuga nuk eshte familja nga vjen, per ate ai eshte i pafajshem dhe i pafat. Mekati i tij dhe i “sojit” te tij eshte se sikurse “di-pllom-ati” Agim Nesho(nipi i Vito Kapos), “anal-isti” Andi Bushati(i biri Mehdi Bushatit e nipi i Hysni Kapos), filizave të familjeve të KQ PPSH si “di-pllom-ati” Fatos Tarifa dhe Shpëtim Çaushi(kampjon mediokriteti-nuk ishte i afte te merrte provimin e matures ne Shkollen Petro Nini Luarasi ne vitet ’60 por ishte i afte per dipllomat dhe sot jo rastesisht vjehrri i Gjin Gjonit) dhe shume te tjere, pjestare te Klanit Kapo(protektoratit të Saliut)- qe i ka akoma tentakulat ne ministrine e brendeshme dhe ministrine e jashtme – duke i nenvlehtesuar shqiptaret, marrin rolin e “profesorit” per tu mesuar atyre demokracine. Sa me shpejt ta kuptoni qe “soji” juaj nuk eshte as i denje dhe as i besuar per tu mesuar shqiptareve demokracine, aq me mire do te jete edhe per ju.
    Bejani kete te mire shqiptareve durim-medhenj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje