Edi Paloka: Rama do e bëjë Koço Kokëdhimën, ministër të Turizmit

12 Maj 2016, 11:40Politika TEMA

Shqetësimi i Partisë Demokratike, duket se është bërë e ardhmja e Koço Kokëdhimës.

Pas lajmit se PD do depozitojë një projektligj që të ndalojë rikandidimin e tij si deputet, Edi Paloka ka thënë në Kuvend se Rama do ta vëjë Kokëdhimën ministër të Turizmit.

“Ndodh që Gjykata Kushtetuese ia heq mandatin atij zotërisë, si Ilir Beqajt, por çfarë ndodhi: Rama e mori dhe na e ktheu ministër.

Tani po përgatitet ta sjellë Koçon ministër të Turizmit.

Ky është problemi juaj se ne i marrim vesh gjërat para jush, po përgatitet ta sjellë Kocon ministër të Turizmit, se duhet të vjedhë prapë.

A e patë sa i mërzitur ishte kryeministri pas vendimit për Koçon, dhe çfarë deklarate bëri pas vendimit të Kushtetueses”, tha Paloka.

7 komente në “Edi Paloka: Rama do e bëjë Koço Kokëdhimën, ministër të Turizmit”

  1. Loro loro says:

    Ky paloka mu si mi are . Po u kane hyre dritherimat nga reforma . Do ti lajne mekatet nje heresh.

  2. Albi 2016 says:

    Turp e faqe zeze per shpifjet qe percillni ne media keyo jane aludimet e shqupit se kane frike nga njerzit e ndershem si Koco. Por juve si media sduhet te beheni pale me keta maskarenj qe vetem baltosin figurat e nderuara te partise socialiste

    1. adi says:

      boll bete qesharakun. kokedhimen vec edi rames po tja lesh partise socialiste ne dore e hane per darke po me gjithe rroba.
      kokedhima nuk e ka problemin me PD dhe me berishen se realisht ai ne kohen e tyre e bashke me ta u be i pasur.

  3. Sarandioti says:

    Ku ta gjejme qe ta beje minister turizmi .po do vije posht kocua .do merret nje vit me partine e ta shohin fuqine e e deputetit tone pastaj. Sa per paloken ham ham ka bere gjithe jeten

  4. pro.... says:

    ..shiko PD-*ne,se po kalon drejt shkrirjes,nga llafazanet politike., PS eshte si feniksi..ringjallet gjithmone,derisa ju kane ju kundershtare.[MEGJITHESE ne PD, KA SHUME NJEREZ TE MIRE ,POR TE KUFIZUAR,POLITIKISHT}

  5. erisa says:

    Ah te mjeret ju sa po vuani per pak post.Do ta bej president Z.Kokedhima Edi Rama dhe ju me kenaqesi do ta votoni.Merruni me veten duke rregulluar veten ne fillim se s’jeni kurkund pastaj qani hallin e Kokedhimes.

  6. Algida says:

    Po ju filloni te mendoni per veten tuaj se ku do shkoni kur tju nxjerrin nga parlamenti te gjeni ndonje kioske e te ushqeheni,boll u morret me lajme te tilla se sjua beson me njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje