Klemend Balili prej dy muajsh mbahej nën përgjim, por Prokuroria nuk urdhëron arrestimin e tij

12 Maj 2016, 19:39Kronika TEMA

Prokuroria shqiptare prej disa muajsh po heton Klemend Balilin, me dyshimin e përfshirjes në rrjetin e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Nga muaji mars i këtij viti e ne vazhdim pala greke i ka kërkuar policisë shqiptare të verifikojnë disa numra telefoni dhe pseudonimin e një personi të njohur si “Keli”.

Kjo kërkesë e palës greke, është referuar nga policia pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, të cilët kanë regjistruar edhe procedimin penal, raporton ABC News.

Gjatë këtyre muajve, prokuroria ka arritur të identifikojë numrat dhe përdoruesit e tyre si dhe personin me emrin “Keli” që rezultoi se ishte biznesmeni i njohur në zonën e jugut, Klemend Balili.

Burimet pranë Policisë së Shtetit, thanë se gjatë përgjimit të numrave që kishte në përdorim Klemend Balili, në bisedat me shtetas shqiptar nuk është arritur të interceptohet ndonjë bisedë implikuese në trafikun e drogës.

Gjatë përgjimit të numrave greke që Balili kishte në përdorim apo komunikimet me shtetasit grek, burimet thonë se këto biseda ende nuk janë zbardhur të përkthyera, për të parë ndonjë bisedë komprementuese të tij.

Për këtë fakt, mësohet se policia dhe prokuroria shqiptare i kanë kërkuar autoriteteve greke, të dhëna apo prova material shtesë që implikojnë Balilin në trafikun e drogës, për të lëshur urdhër-arrestin ndaj tij në Shqipëri.

Nga ana tjetër, burimet zyrtare pranë organit qendror të akuzës, konfirmuan faktin se në mesin e personave të përgjuar nga prokuroria shqiptare janë edhe dy të arrestuarit në Greqi me cilësinë e skafistëve Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj.

Të dy këta persona, thonë burimet janë pikasur që komunikonin edhe me Klemend Balilin por në shumicën e rasteve bisedat janë të shkurtëra ku përcaktohet vetëm vendi i takimit mes tyre.

Emri i Klemend Balilit për Prokurorinë për Krime të Rënda nuk është i panjohur, pasi në korrik të vitit 2006 është arrestuar nga ky institucion me dyshimin e implikimit të tij në trafikun e drogës.

Arrestimi ka ndodhur pas bllokimit të furgonit me targa gjermane në rrugën Qafë-Muzinë – Delvinë ku brenda tij u gjetën dhe sekuestruan 750 kg hashash.

Për këtë dosje, u arrestuan edhe dy efektivët e policisë Gentian Baba dhe Ylli Kapo, ndërsa u shpallën në kërkim Pelivan Mehmetaj dhe Ermal Nika.

Në përfundim të hetimeve, prokuroria urdhëroi lirimin e Klemend Balilit dhe dërgimin në gjyq të 4 të pandehurve të tjerë, të cilët më pas u dënuan nga Gjykata e krimeve të rënda me 34 vite burg në total.

1 komente në “Klemend Balili prej dy muajsh mbahej nën përgjim, por Prokuroria nuk urdhëron arrestimin e tij”

  1. Popo says:

    Para nje jave mburreshim se si policia arrestoi shullazin edhe pse prokuroria nuk kishte dhen flet arresti sot themi presim flet arrestin po ju dele na dini . Edhe pak do filloni vrasjet ne bulevard si ja keni nis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje