Asgjësohen rreth 9800 rrënjë kanabisi në Sarandë

15 Maj 2016, 12:03Kronika TEMA

Policia ka zbuluar dhe asgjësuar plot  9840 rrënjë kanabis sativa në zonën e Sarandës. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, bimët narkotike janë zbuluar të mbjella në dy zona të ndryshme.

Në fshatin Ninat, Bashkia Konispol, janë asgjësuar 5841 rrënjë bimë narkotike, prej të cilave:

– 4023 rrënjë ishin të mbjella në kubikë, me lartësi deri në 5 cm

– 1818 rrënjë ishin të mbjella në tokë, me lartësi 5 – 9 cm.

Në fshatin Livadhja, janë gjetur dhe asgjësuar 4000 rrënjë bimë narkotike “Cannabis”, të mbjella në vendin e quajtur “Kalaja e Ali Pashës”, prej të cilave:

– 2000 rrënjë ishin të mbjella në tokë, me lartësi deri në 15 cm.

– 2000 rrënjë të tjera të mbjella nëpër kubikë, me lartësi deri në 5 cm.

U bë asgjësimi i tyre me djegie. Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

1 komente në “Asgjësohen rreth 9800 rrënjë kanabisi në Sarandë”

  1. albani says:

    Policia e dinte qe para se te mbilleshin,ky nuk eshte prodhimi i pare i kesaj toke,sepse prodhimet e para tymosen sot ne Evrope,disa i zuri Greku.
    Tani qe u “”arratis”” Ballisti po shkojne qe ti prishin dhe parcelat.
    Kjo eshte vitrina e Rilindjes,skandalin e Balilit duan qe ta maskojne me gjoja shkuljen e kanabisit.
    “”te na rruac rilindje””

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje