Ish-kryekomunari “çudibërës”, Prokuroria kërkon katër vjet burg

14 Maj 2016, 17:52Kronika TEMA

Ish-kreu i Komunës Lis në Mat, Agim Selita akuzohet për shpërdorim detyra dhe për këtë Prokuroria e Matit ka kërkuar për të një dënim me 4 vjet burg.

Bashkë me 6 zyrtarë të tjerë të Komunës, Selita akuzohet se realizuar prokurim publik për blerje boje kur komuna nuk kishte printer. Gjithashtu ai ka blerë një makinë të komunës me vlerë 1.8 milionë lekë për vetëm 125 mijë lekë.

Njoftimi i Prokurorisë Mat:

Prokuroria e Matit kërkon dënimin me 18 vjet burgim për 7 persona, të cilët në momentin e kryerjes së veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Fallsifikimit të dokumentave” kanë qenë në funksionin e kryetarit dhe zyrtarëve të komunës Lis, në Burrel.

Kryetari i komunës Lis, i cili ka mbajtur këtë funksion deri në shkrirjen e komunave, Agim Selita, si edhe 6 persona të tjerë, akuzohen nga Prokuroria e Matit se, me veprimet e tyre, i kanë sjellë shtetit një dëm në vlerën e rreth 10 milionë lekëve të reja.

Nga hetimi i Prokurorisë, i cili ka nisur pas kallëzimit të bërë nga ana e disa shtetasve, kanë rezultuar, në mënyrë të përmbledhur, këto lloj shkeljesh:

Janë kryer pagesa për shërbime publike, të cilat janë tërësisht fiktive dhe nuk ka asnjë punë të kryer

Janë kryer pagesa për shërbime të brendshme të komunës, të cilat janë tërësisht fiktive dhe nuk është marrë asnjë shërbim për paratë e shpenzuara

Është kryer një procedurë prokurimi publik për blerjen e rreth 160 tonerave bojë printeri, ndërkohë që komuna nuk ka printera

I është shitur makina e komunës tip Land Rover, me vlerë 1.8 milionë lekë kryetarit të komunës, i cili e ka blerë me vlerë 125 mijë lekë (pra, rreth 1.6 milion lekë më lirë se sa vlera reale).

Në përfundim të gjykimit, për shkeljet e konstatuara si më sipër, Prokuroria e Matit kërkon dënimin për të pandehurit, si më poshtë;

Agim Selita, Kryetar i Komunës Lis, Mat, të dënohet me 4 vjet burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike

Dritan Farrici, zyrtar i komunës, të dënohet me 5 vjet burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike

Liljana Aliaj, zyrtare e komunës, të dënohet me 2 vjet e 6 burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike

Dashamir Panxha, zyrtar i komunës, të dënohet me 2 vjet burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike

Hismet Barhani, zyrtar i komunës, të dënohet me 2 vjet burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike

Qemal Marqeshi, zyrtar i komunës, të dënohet me 2 vjet burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike

Ismail Brahimetaj, zyrtar i komunës, të dënohet me 1 vit burgim

2 komente në “Ish-kryekomunari “çudibërës”, Prokuroria kërkon katër vjet burg”

  1. zjarre? Merr nja dhjete kosovare. A do male me debore Trima te forte e malesore Fort bujar e burrerore Shkon ne kukes i ken ne dore Ate dLm says:

    FAN NOLI – MERR E ZGJIDH (1924)

    A te duhen luftetare?
    Dhe arratine armiku te marre?
    A do botes ti vesh zjarre?
    Merr nja dhjete kosovare.

    A do male me debore
    Trima te forte e malesore
    Fort bujar e burrerore
    Shkon ne kukes i ken ne dore

    Ate duhen sharlatane
    Qe lepihen ne cdo sahane
    Qe te percajne vatane
    Ke sa te duash tropojane

    A do njerez per aheng
    Per tryeza e e per kuvend
    Burra e gra kercejne me loder
    Keta i gjen vec ne shkoder

    Njerez te zgjuar me lezet
    Qe i gjen ne cdo ane
    qe te bejne muhabet
    Keta jane mjeshterit dibrane.

    A te duhen budallenj
    Ca gomere e ca kopuk
    Hajdut kacak e batakcinje
    Shko e merri mu ne Puke

    A do trima sejmene?
    Kapardisur kudo vene
    Gjumi pa i zene t mos flene
    Per tre mirditore bej bene

    Keta matjane burra te zote
    Qe dikur kane bere barot
    Se i njeh gjithe vendi mbarre
    Nuk bejne tjeter vec per xhandar

    A te duhen genjeshtar?
    Matrapaz e koke thare?
    Kripen ta shesin per fare
    Mer krutane dhe je i lare

    Do dembele per Stamboll?
    Mos u lodh e mos hic hall
    te rreshtosh nja tri tabor
    Tiranasit ti zgjedhesh me dore

    Po qejflinj a te duhen,
    qe me jevga dine te kruhen
    Zonja qe pjellin cdo vit,
    vec Elbasani i rrit

    Ne do burra llafezane,
    qe cudisin gjithe dynjane
    Qe rrine tere diten rruges
    Nga keta gjen plot ne Durres

    Po kerkove koke palare
    Kryengrites dhe gomare
    Qe punet te shkojne vaj
    shko e merri ne Kavaje

    Kerkon hoxhe e kerkone prift
    mos bridh e mos u ngjit
    Se si keta qe bejne mekat
    i gjen vetem ne Berat

    A do urte njerezite te rine
    Nen komande te kesh ushtrine
    ne tabjate te kesh njerezine
    Merre te gjithe Laberine

    Do per pune,nje korcar?
    i ke bujq e ustallare,
    me gra bashke e hapin varre
    krah e koke su ka te share

    Do budallenj qe vec hane?
    Me dy kembe do hajvane?
    pasuri qe sdin te vene
    Merr shetit gjithe Myzeqene.

    A do te ruash florine?
    katandine e shtepine?
    Me dy qofte mbush sinine
    Ec e mere Gjirokastrine

    A do te hash e te besh qejf?
    Sofra e shtruar si per mbret
    pasterti e per yzmet,
    te tille gjen vec ne Permet

    Do ministra kolonjare?
    Se mbahen burra per mend
    Duan kudo te jene te pare,
    ne mexhlis e ne kuvend.

    Hall i madh me skrapallinj
    Ka rrezik te hash dhe dru
    Dy ministra le te rrine
    se na duhen dhe pa tru

    Ore te gjore,harruam Vloren
    Se kjo pune lahet me gjak,
    Dy shirit e nje medalje
    kesaj pune i vene kapak.

  2. Nikolla says:

    Opaaaaaa…………..Opaaaaaaaaaaa

    Pse ene keta te naltmadhnise qenken hajdute?
    Pra naltmadhnia e tij nuk ka qene keshtu hajdut pulash si ju, ai ka vjedh, por ka vjedhe arin me valixhe!

    Nejse, ai aq ka pase mundesi me vjedhe, ene ju aq mundsi keni pase.
    Njelloj jeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje