Prokuroria e Matit ka kërkuar burg për Agim Selitën, ish-kryekomunari i Lisit.
Ai akuzohet për falsifikim dokumentash pasi ka blerë bojë printeri ndërkohë që nuk kishte printer.
Nga hetimi i Prokurorisë, i cili ka nisur pas kallëzimit të bërë nga ana e disa shtetasve, kanë rezultuar shkelje me: pagesat për shërbime publike, pagesa për shërbime të brendshme të komunës, blerjen e bojës së printerave kur komuna nuk kishte printera fare.
Kështu, 18 vite burg është kërkuar për: Agim Selita, ish-Kryetar i Komunës Lis, Dritan Farrici, Liljana Aliaj, Dashamir Panxha, Hismet Barhani, Qemal Marqeshi dhe Ismail Brahimetaj, zyrtarë të komunës.
Komunikata e Prokurorisë
Prokuroria e Matit kërkon dënimin me 18 vjet burgim për 7 persona, të cilët në momentin e kryerjes së veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Fallsifikimit të dokumentave” kanë qenë në funksionin e kryetarit dhe zyrtarëve të komunës Lis, në Burrel.
Kryetari i komunës Lis, i cili ka mbajtur këtë funksion deri në shkrirjen e komunave, Agim Selita, si edhe 6 persona të tjerë, akuzohen nga Prokuroria e Matit se, me veprimet e tyre, i kanë sjellë shtetit një dëm në vlerën e rreth 10 milionë lekëve të reja.
Nga hetimi i Prokurorisë, i cili ka nisur pas kallëzimit të bërë nga ana e disa shtetasve, kanë rezultuar, në mënyrë të përmbledhur, këto lloj shkeljesh:
1. Janë kryer pagesa për shërbime publike, të cilat janë tërësisht fiktive dhe nuk ka asnjë punë të kryer
2. Janë kryer pagesa për shërbime të brendshme të komunës, të cilat janë tërësisht fiktive dhe nuk është marrë asnjë shërbim për paratë e shpenzuara
3. Është kryer një procedurë prokurimi publik për blerjen e rreth 160 tonerave bojë printeri, ndërkohë që komuna nuk ka printera
4. I është shitur makina e komunës tip Land Rover, me vlerë 1.8 milionë lekë kryetarit të komunës, i cili e ka blerë me vlerë 125 mijë lekë (pra, rreth 1.6 milion lekë më lirë se sa vlera reale).
Në përfundim të gjykimit, për shkeljet e konstatuara si më sipër, Prokuroria e Matit kërkon dënimin për të pandehurit, si më poshtë;
1. Agim Selita, Kryetar i Komunës Lis, Mat, të dënohet me 4 vjet burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike
2. Dritan Farrici, zyrtar i komunës, të dënohet me 5 vjet burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike
3. Liljana Aliaj, zyrtare e komunës, të dënohet me 2 vjet e 6 burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike
4. Dashamir Panxha, zyrtar i komunës, të dënohet me 2 vjet burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike
5. Hismet Barhani, zyrtar i komunës, të dënohet me 2 vjet burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike
6. Qemal Marqeshi, zyrtar i komunës, të dënohet me 2 vjet burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike
7. Ismail Brahimetaj, zyrtar i komunës, të dënohet me 1 vit burgim.
e perseris; asnje sunit,shiit,cam,kosovar,shpellar,mujahedin ne poste shteterore e sherbime sociale pasi jane rrace bastarde shkeles dhe moszbatues t ligjit,keshtu pasi nga vet natyra jane rrumpalle…………lloji i kafshes!
Po letra/shkresa a ka printuar kjo komune? Nese nuk ka patur printer por ka printuar shkresa, duhet te lavderohet se ai dhe punonjesit e komunes kane vene ne dispozicion printerat e tyre!
Ne Albaninstan ligji i prokurimeve eshte i papare, nuk blen dot leter se tenderi eshte i perqendruar ne nivel shteteror!?, E kur te duhet leter, do zgjedhesh njeren nag rruget: o do e blesh me leket e tua, ose do e blesh me “klering”- do japesh “domate” per te marre “patate”, dmth do sajosh dokumentat sikur ke blere “x mall” dhe ne fakt merr mallin qe te duhet – leteren.
Kesaj i thone qeveria nxjerr ligje administrate gjen shtigje.
Nuk diskutohet qe ka abuzime, dhe te medhaja bile, por mos e thpni lajmin kaq thate. Thoni qe shkresat qe ka printuar nuk justifikojne as 20 per qind te bojes qe ka harxhuar. Se firo ka, nje shkrese do ta printosh 2-4 here per ti korrigjuar gabimet.
Ju hangsh guxhën e ? sunitëve.