Marjan Rroku mbetet në burg përjetë, gjykata hedh poshtë kërkesën për rigjykim

14 Maj 2016, 09:51Kronika TEMA

Ish-agjenti i SHISH që 15 vite më parë vrau me armën e shërbimit Alda Canaj studentet 20-vjeçare dhe mamanë e saj Mbarime Canaj humb betejën ligjore për tu liruar nga burgu dhe të drejtën që procesi gjyqësorë ndaj tij të zhvillohet nga e para.

Gjykata kushtetuese ka refuzuar të pranojë kërkesën e ish agjentit të shish Marjan Rroku duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë ndaj tij, dënim ky i dhënë për krimin ndaj Aldës dhe nënës së saj, të cilat u vranë më 17 shkurt 2001.

Por si u rikthye historia e ish agjentit të shërbimit informative shtetëror i cili prej më shumë se një dekadë nga krimi makabër u fsheh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga ku u ekstradua.

Më 9 shkurt 2016 Rroku ju drejtua gjykatës kushtetuese ku kërkon rihapjen e procesit gjyqësorë nda tij, proces i cili kish kaluar të gjitha fazat e gjykimit dhe 2 Majit 2002 ndaj tij rëndonte dënimi me burg përjetë.

Por dhe pse i dënuar me burg përjetë sapo u ekstradua nga Amerika, Rroku nuk ndali betejën ligjore dhe trokiti fillimisht në gjykatën e lartë duke kërkuar rekurs për dënimin ndaj tij.

Me vendim të datës 16 korrik 2015 ndaj Rrokut u la në fuqi dënimi burg përjetë dhe ai u vendos në një burg të sigurisë së lartë. Por nga ky burg historia e tij u rihap pasi në emisionin e moderatorit Ardit Gjerbrea në televizionin kombëtar Klan Rroku u shfaq pas shumë e shumë vitesh këtë herë i përlotur për çfarë kish bërë duke rihapur dhimbjen e familjes Cani.

Ai deklaronte në intervistë se Aldën e dashuronte por krejt e kundërta u tha nga motra e Aldës, Ornela e cila ishte personi që bëri çmos që Rroku të gjendej në Amerikë ku fshihej me identitetin Toni. Kjo intervistë u transmetua si diçka normale por fakti se ajo u dha 18 ditë pasi Rroku kish depozituar në Kushtetuese një kërkesë bëri që mbi të hidhen hije dyshimi, raporton shqiptarja.com.

Ishte babai i Alda Canit i cili paditi në gjykatë Ardit Gjebrean dhe Tv Kombëtar Klan për transmetimin e intervistës së Marjan Rrokut. Më 25 Prill Faslli Canaj trokiti në gjykatën e Tiranës me një padi civile me objekt Fyerjen ku të paditur janë “ Drejtuesi i emisionit “E Diela Shqiptare”, Z. Ardit Gjebrea , Televizioni Klan.

Pas shortit ky proces gjykohet nga gjyqtari Martin Deda dhe më 26 Maj 2015 pritet seanca e parë. Faslli Canaj në padinë e tij pretendon se dikush ka paguar para për realizimin e kësaj intervistë e cila deformoi faktet e një krimi që ka lënë pasoja në familjen Canaj.

4 komente në “Marjan Rroku mbetet në burg përjetë, gjykata hedh poshtë kërkesën për rigjykim”

  1. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Nuk e kuptoj pse deshiron qe te lirohet nga burgu ky Mariani ?
    Ne intervisten me Ardit Gjebrene . pame disa “mrekulli” te jetes se tij ne burg , te cilat nuk I kane shume te pafajshem qe jetojne te lire por ne kushtet ekstreme te varferise :
    —-
    – Dhome e vogel por me te gjitha kushtet.
    – Nje TV I madh , dhe aparat dixhitalb.
    – Frigorifer mesatar , por ishte I mbushur plot.
    – Nje kafaz me nje zog te bukur brenda.
    – Nje agjent policie qe vjen dhe e lajmeron ” A do vish ne palester” , dmth kujdeset per shendetin e tij.
    – 2 ore ne dite paradite dhe pasdite , ajrosje.
    – Gjella I vinte e gatshme ne qeli .
    – Per cdo problem shendetesor kujdeset shteti.
    – Flet cdo dite ne telefon me gruan dhe femijen.
    – DHE MBI TE GJITHA : Drejtori babaxhan I burgut qe erdhi e puthi si mik te vjeter e me mall , dhe madje e pyeti : ” ..Si I ke nga shtepia Marjan ? “.

    Se harrova , kishte dicka negative : Sic tha edhe vete Mariani ne interviste , nga ora 7 e 30 ne mengjes I prishej pak gjumi kur nderroheshin rojet.

  2. Emma says:

    Po ky Arditi do ta ndihmoje ca kete bicim me ca vite burg?
    Meqe i “vjen keq” te rrije vet cakohe brenda.(trego Ardit ,sa te paguan?)

  3. Adriatik says:

    Aty te cmendesh dhe jo te vdesesh,por te cmendesh perdite e nga pak. Tani nuk nga ngelet gje tjeter vecse te ngushellojme Arditin. Haj mos u merzit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje