Datën 9 maj mban urdhëri i shoqërimit prej 20 faqesh që ka siguruar Top Channel, i lëshuar nga Drejtoria e Policisë së Athinës ndaj prokurorisë për 15 të arrestuarit, anëtarë të një prej rrjeteve më të mëdha të trafikantëve të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Greqi e më pas në vendet e Europës, i drejtuar dhe financuar nga i ashtuquajturi “baroni i Ballkanit”, Klement Balili.
Sipas dokumentit, 15 personat, prej të cilëve 3 shtetasit shqiptarë Petro Dalanaj, Kleanthi Palaj, të dy peshkatarë në Sarandë; dhe Stefan Zoto, shofer nga Himara, akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Me të njëjtën akuzë në të njëjtin urdhër shoqërimi akuzohen edhe katër të tjerë, dy prej tyre të ashtuquajturat shtyllat e këtij rrjeti, Dhimitër Poti, me banim në Bruksel dhe Klemend Balili, banor në Sarandë, emri i të cilit përmendet si organizator, por edhe si financier i grupit.
Ndërsa urdhëri i arrestit kombëtar për Balilin ka ditë që ka dalë, urdhëri ndërkombëtar është vonuar aq shumë sa atij i është mundësuar koha e duhur që të zhduket e të mos arrestohet.
Gjithashtu, pikëpyetje janë ngritur për faktin se, ndërsa për Dhimitër Potin në Belgjikë janë kryer konfiskime dhe bllokime të depozitave bankare, për Balilin ende nuk ka asnjë informacion as për pasuritë e tij në Greqi apo Shqipëri, as për llogari bankare dhe as nëse ato janë konfiskuar apo bllokuar.
Policia greke zbardhi skemën e trafikut, sipas të cilit Balili ishte i ngarkuar me rolin e financuesit dhe transportin e drogës nga Shqipëria në Greqi, me bashkëpunëtor Jorgo Alifanti, që merrte në dorëzim ngarkesën dhe gjente shoferë për ngarkesat në Europë, si dhe specialistë për të krijuar në kamionët që përdornin xhepa të posaçëm për të fshehur lëndët narkotike.
Dhimitër Poti dhe Aleksakis Thomas organizonin rrjetin në Europë, ose për të depozituar përkohësisht sasitë e drogës ose për t’i shitur atje.
Rrjetin e furnizonte me kamionë kreu i grupit për Greqinë, Ksenofon Anagnostopoulos, nëpërmjet kompanisë Monoprosopi EPE në Kapandriti. Ai gjente ngarkesa të ligjshme për të mbuluar trafikimin e drogës.
Asgje nuk eshte surprize dhe e pakuptueshme ne te gjithe kete histori,
bile eshte per te thene se çdo gje eshte normale. A eshte e mundur qe “Escobari” i ballkanit
me gjithe ate mega aktivitet trafiku droge, me nje resort ne Sarande ku investimet arrijne deri ne 3 milion euro
te mos kete diku ne pushtet nje mbeshtetje(garanci) per momente te tilla te veshtira. Garancia ne raste te tilla sherben per ti garantuar arratisjen personit(ne rastin konkret “Escobarit”) ose per ndryshe do dalin emra te implikuar ne kete afere qe askujt nga ne do i shkonte ne mendje. Vetem nje fraze e shkruajtur nga ky gazetar anonim(Tema ne pergjithesi i ka gazetaret anonim) e kompromenton te gjithe proçeduren per arrestimin e “Escobarit”.
Ja çfare shkruan gazetari:-“Ndersa urdher arresti per Balilin ka dite qe ka dale, urdheri nderkombetar eshte vonuar aq shume sa atij i eshte mundesuar koha e duhur qe te zhduket e te mos arrestohet”. Perderisa urdheri i brendshem per arrestimin e tij paska dite qe ka dale, atehere perse duhej pritur urdheri nderkombetar. Keto te gjitha jane pallavra. Te gjithe duhet te jene te sigurte se “Escobari” eshte ndihmuar te arratiset nga personi me pushtet te madh qe fshihej mbas tij, i cili per mua nuk ka pike dyshimi se eshte kanceri i politikes shqiptare Ilir Meta.
truthar rilindjeje
kur numuroni vota numuroni dhe votat e metes si tuajat kurse hjduterite dhe banditizmat mundoheni tja rasni metes.
a) ministrine e mbrendshme dhe policine e drejton rilindja dhe meta nuk ka piken e aksesit , me shume njerez ka berisha ne polici se meta.
b) balilin drejtor e beri rilindja kokedhimiste se pa firmen e kocos nuk vihet pastruse ne sarande e jo me drejtor.
c) ne perurimin e hotelit te ketij kishe gjithe rilindjen me soj e sorollop
d) per industrine e hashashit vetem nje njeri kishte qe i digjej xhani ,kokedhima,rastesisht ky drejtor transporti ne zonen e influences se kokedhimes , rastesisht kokedhima ne inagurimin e hotelit????
e) si ka mundesi qe hashash mbillet rendshem ne zonat e influences se kokedhimes , dhe ne skrapar ne zonen e metes nuk ka as nje m2 te mbjelle????
f) doshi ,froku ,shullazi,shukriu,ndoka, prenga te metes ishin????????
bolla se u bete qesharake deri ne peshtirosje.
bej ca te besh kap ndonje lek ne kohen qe te ka ngelur nese keni fuqi ta mbani dhe 1 vit se mesa duket ju u degjeneruat ne ate fare feje sa as saliu mbas 8 vjetesh nuk ishte keshtu.
PS: edhe beni ndonje km rruge se do jeni qeveria e vetme ne keta 25 vjet qe vodhi sa mundi dhe nje rruge nuk e beri!
Jane Iliri dhe Sala, o Ad-truthari demoNkratikas. Ky Beluli ka qene gjithnje i rreshtuar nga krahu juaj PeDe. Ne zgjedhjet e fundit, si shume demokara te tjere, kaloi tek LSI shpk.
Salikomiku yt ka vetem nje zgjidhje: diversion per ndarjen me çdo kusht PS-LSI. Qellimi eshte anullimi i reformes ne drejtesi. Kur e kaloi vizen e kuqe me Meten (duke perdorur Tom Doshin), Meta i terhoqi veshin Sales, duke i permendur trafiqet e droges te Xen sypeshkaqenit. Meta e ka cituar disa here thenien e Berishes: “Na mori ne qafe budallai”. Behet fjale per kopilin e tij. Jo me kot eshte Meta perseri ne Amerike. Po paralajmerohet qe perfundimisht te braktise Salikomikun tend. Ilir Metes mund t’i ofrohet ndonje amnisti, me kusht qe te ktheje nje pjese te mire te parave te vjedhura.
Gjithsesi fundi i majit apo fillimi i qershorit do te kulmoje me ardhjen e zv. Presidentin Amerikan, z.Biden. Natyrisht qe ai po vjen me biçak ne dore. Kini kujdes, filloni plazhin dhe mos u dukni ne Tirane ate dite!
Dale bre trima, sa ti zbraze Meta me shoke llogarite e Balilit, ti jap kohe te arratiset – pastaj do urdheroj Llallen ta leshoje dhe urdherarrestin.
shqiptar i ndershem edhe mund te jesh po je budalla sa as te lexosh nuk di. kur thuhet ‘urdheri arrestit kombetar’ keptohet se eshte nxjerre nga greqia dhe qe te arrestohet ne shqiperi duhet urdher arresti nderkombetar. kupton o trap i ndershem?
Nikoll ti me siguri pret qe une te ta kthej me te njejten monedhe, sepse ti thuash tjetrit trap pa e njofur fare me duket absurde. Por megjithate une nuk do e bej, nuk do ta kthej me te njejten monedhe vetem per hir te respektit qe kam per mamane tende.
ore palla gazetar,çfar krahasoni pablo escobar me nje ushtri pas vetes,qe masakroi kolumbin,me dhjetera avion bashk me pist avionesh,qe vuajti disa vjet burg me nje burg te ndertuar sipas shijes se ti o palla gazetare,ahahaha
Mero ka honger gjuhen ne vend te pilafit me qofte,nuk bon asnje shkrim per ket dallavere ,te na krahasoj cfar ndodhte ne kehen e Sales me kohen e ridindjes,qe te qetesomi ,se nuk po bohet hataja.