Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, ka fituar Çmimin Ndërkombëtar të Operës nga votat e publikut botëror.
Ky çmim, që mund të quhet si “Oscar”-i i Operës Botërore, i është dhënë yllit shqiptar të muzikës operistike, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të zhvilluar të dielën në mbrëmje në Teatrin Savoy të Londrës.
Jaho e ka fituar këtë çmim në bazë të votave të publikut mbarë botëror. Në kategorinë e çmimit të dhënë nga publiku botëror, sopranoja shqiptare konkurronte me disa nga zërat më të bukur dhe më të njohur të operës botërore kontemporane, si Joyce Didonato, Juan Diego Florez, Dimitri Hvorostovsky, apo Eva Maria Ëestbroek, etj.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve përfshiheshin çmimet për regjinë më të mirë, dirigjentin më të mirë, këngëtarët e kategorive të ndryshme apo produksionet e teatrove nëpër botë.
Nomimini dhe votimi nga publiku botëror lihet me performancat e Ermonela Jahos gjatë tërë këtyre viteve, duke përmendur “Sour Angelica” në triptikun e Pucinit, apo edhe regjistrimin së fundmi të operës “Zaza” me orkestrën simfonike të BBC në Londër. Këto performanca janë vlerësuar maksimalisht nga disa nga mediat më të njohura dhe me më influencë në botë si “Financial Times”, që sërish boton të hënën një shkrim për sopranon shqiptare, “Times” e Londrës, e shume media në mbarë botën.
Duke folur për Top Channel në Londër, pas marrjes së çmimit ndërkombëtar, Ermonela Jaho tha: “Jam shumë e emocionuar në këto momente. Falenderoj gjithë shqiptarët që votuan për mua dhe publikun që më ndjek në çdo anë të botës. Kushdo që përkushton gjithë jetën drejt pasionit të tij, është gjithmonë fitues”, deklaroi Jaho pas marrjes së çmimit ndërkombëtar.
Ky çmim për yllin shqiptar të muzikës operistike është i pari që një artist shqiptar merr në nivele të tilla kaq të larta, vlerësohet se çmim “Oscar” i muzikës operistike në botë.
Urimet me te perzemerta per kete vleresim boteror te sopranos shqiptare Ermonela Jaho,qe i jep krenari te mirfillte shqiptarizme Kombit tone.
Lajm i bukur dhe i pa-harrueshem.
Urime per Ermonelen !!!!!
Bravo,Ermonela,dhe suksese te metejshme
Brava ,
shume urime per kte soliste te shkelqyer shqiptare Ermonela Jaho .
Kur nji artiste arrin te mbaj ne duar ate OSCAR, kjo do te thote shume per nji artiste .
Edhe veshja hm mjaft sexi .
Gjithmon me ka terhequr stili veshjesh Ermonela-s ,ajo eshte padyshim sh qefllie ,
nji femer me mjaft gusto . Shume urime .
Ermonela jo Emanuela!
Urime Ermonela, Krenaria jone
URIME .KRENARE PER JU……
TE FALEMINDERIT SHUME MOJ BIJE JONE SHQIPTARE , QE KE BERE DETYREN SHKEQYSHEM NDAJ ATDHEUT DHE FAMILJES TENDE ! PAC SHENDET GEZIM SUKSESE E LUMTURI NE JETE GJITHMONE SE BASHKU ME TE GJITHE TE DASHURIT E TU !
Te lumte Z.Ermonela Jaho!
Sa kengetare, po kaq edhe njeri i perkryer!
Sot, sa Shqiptare po kaq edhe nderkombetare!
Flm artiste tashme me OSKAR!
Urime Ermonela! Shume emocione te bukura na fale me kete Cmim te Madh. Suksese te metejshme. Vleresim e dashuri nga gjithe shqptaret kudo ne bote.
Ku humben buthofagosi the Klimax-I?
Urime dhe ju faleminderit! ?
Bekimet me te mira per ju dhe familjen tuaj! ?