“Sfidat e studimit të Nënë Terezës para dhe pas shenjtërimit”

13 Maj 2016, 20:59Kulturë TEMA
“Sfidat e studimit të Nënë Terezës para dhe pas

Një nga studiuesit kryesor të Nënë Terezës në botën anglofone ka në program të zhvilloj një leksion publik me titull “Sfidat e studimit të Nënë Terezës para dhe pas shenjtërimit” në Sallën e Koncerteve të Universitetit të Arteve në Tiranë, Shqipëri, më 26 maj.

Aktiviteti organizohet nga Qendra e Studimit të Politikave Evropiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Nuncin Apostolik në Tiranë, dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental.

Leksioni, që është pjesë e serisë së ligjëratave të Profesor Gëzim Alpion nga Departamenti i Sociologjisë në Universitetin e Birminghamit, pritet të ndiqet nga disa politikanë kryesorë të vendit si dhe diplomatë të akredituar në Tiranë.

Dr Alpion konsiderohet nga kritikët si ‘studiuesi më autoritar në gjuhën angleze’ i shqiptares Nënë Tereza e cila e bëri Kalkutën shtëpinë e saj.

Për të ndjekur leksionin do të udhëtojnë në Tiranë edhe nga vendet fqinje si Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Gjatë qëndrimit në Tiranë Dr Alpion do të zhvilloj takime me një numër politikanësh për të diskutuar rreth autostradës që njihet si Rruga e Arbërit, një projekt për të cilin ai po lobon pa u lodhur që nga viti 2013. Po kështu, Alpion do të shkëmbej mendime edhe për përgatitjet e Shqipërisë për të festuar shenjtërimin e Nënë Terezës që do të ndodhë së shpejti.

 

Në pjesën e parë, Alpion shpjegon “përse filloi të interesohej për bashkëkombësen Nënë Tereza si student në Kajro në vitin 1986”.

Gjithashtu, Alpion sqaron edhe rrethanat në të cilat kjo misionare u bë një nga përparësitë e veprimtarisë së tij shkencore që nga viti 2003.

 

“Në pjesën e dytë, vëmendja përqëndrohet në ‘dy kampet’ dhe ‘tre këndvështrimet’ në literaturën për Nënë Terezën të cilat deri diku pasqyrojnë konfliktin mesjetar midis ‘besimit’ dhe ‘arsyes’.”

 

Alpion argumenton se ky konflikt, që ndoshta nuk do të zgjidhet përfundimisht ndonjëherë, çoi në tkurrjen e kufijve të disiplinave akademike dhe krijimin e hierarkisë së dijes.

 

Në pjesën e fundit, theksi vihet në rolin e shumëllojshmërisë disiplinore dhe ‘imagjinatës sociologjike’ në studimin e anëve thelbësore të personalitetit, besimit, dhe veprimtarisë shumëplanëshe të Nënë Terezës të cilat janë neglizhuar ose prekur në mënyrë të njëanshme: injorimi i viteve të hershme në Shkup, largimi nga urdhëri i Loretos, veçantia e natës së errët të shpirtit, dhe natyra magnetizmit të saj.

 

Në mbyllje, Alpion thekson se “pas shenjtërimit nuk duhet të harrojmë njerëzoren Nënë Tereza. Kjo ka rëndësi pasi, duke e studiuar atë njëkohësisht në planin privat dhe publik, jemi në gjëndje të kuptojmë më mirë ‘dashurinë me vepra’ të kësaj shenjtoreje si dhe rolin e fesë në postmodernitetin ‘laik’.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje