“Garden Bridge” është projekti më i ri dhe më i guximshëm, i propozuar në Londër. Bëhet fjalë për një urë këmbësorësh, e cila do të shtrihet mbi lumin Tamiz dhe është projektuar nga Joanna Lumley si një memorial për Princeshën Diana të Uellsit. Ura synohet të jetë një atraksion turistik dhe do të ketë pemë dhe bimë të ndryshme si dhe një qendër biznesi. Ajo pritet të kushtojë më tepër se 60 milionë Paundë para publike si edhe contribute private. Ndërsa kostoja e mirëmbajtjes së saj do të jetë e gjitha nga fondet publike dhe mendohet të arrijë në 3.5 milionë Paundë në vit.