VIDEO/ Partizani vijon heshtjen për shtyp dhe për sfidën ndaj Teutës

15 Maj 2016, 14:25Sociale TEMA

Ashtu si dhe ndaj Skëndërbeut edhe për sfidën ndaj Teutës klubi i Partizanit ka vendosur heshtjen për shtyp.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit , drejtuesit e Partizanit konfirmojnë se asnjë futbollist drejtuesit dhe pjestarë të stafin e kanë të ndaluar të japin prononcime për shtyp.

“Klubi njofton se nuk do të ketë asnjë prononcim dhe dalje publike nëpër media nga Drejtues, Staf dhe lojtarë në prag të takimit të fundit të sezonit ndaj Teutës” shkruhet në njoftimin e Partizanit.

Pas fitores ndaj Skëndërbeut e gjithë vëmëndja e 15-herë kampionëve të vëndit është përqëndruar tek sfida ndaj Teutës që do ta lujanë në “Qemal Stafa”.

Tashmë distanca me Skëndërbeun është vetëm 2 pikë dhe shanset për të fituar titullin kampion janë rritur ndjeshëm, ndaj dhe heshtja për shtyp është bërë që futbollistët ta kenë mëndjen vetëm tek ky takim i cili do të jetë mjaft i rëndësishëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje