Gjatë aktiviteteve në Washington me disa institute prestigjioze amerikane, kryeparlamentari shqiptar, Ilir Meta deklaroi se Parlamenti është i fokusuar tek reforma në drejtësi si kushti kryesor për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, për rritjen e sigurisë dhe besimit të investitorëve të huaj, duke krijuar kushtet për një klimë më të qëndrueshme investimesh në Shqipëri.
Kryetari i Kuvendit rikonfirmoi rëndësinë e madhe që SHBA – të kanë në të gjitha proceset e mësipërme, dhe vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit.