Historia e saj është tejet dramatike aq sa ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave perëndimore.
Kristy Keep, 23 vjeç, i kërkon çdo ditë familjes ta çojë në një klinikë zvicerane ku realizohet vdekja e vullnetshme, quajtur ndryshe eutanazi.
23-vjeçarja vuan nga një sëmundje e rrallë.
Kur ishte 12 vjeç ajo u pickua nga një insekt në kopshtin e shtëpisë së saj.
Gjatë dhjetë viteve britanikja u përkeqësua gjithmonë e më shumë.
Aktualisht ajo ka vështirësi në lëvizje dhe frymëmarrje dhe i lutet familjes së saj ta çojë në Zvicër t’i japë fund jetës.