Artan Fuga i përgjigjet Pëllumb Xhufit: Fale Zot se nuk di se çfarë po bën!

17 Maj 2016, 16:16Blog TEMA

Nga Artan Fuga

 

Lexoj se Pëllumb Xhufi më paska kërkuar falje sot në media sepse dikur më kishte akuzuar pa të drejtë se kisha qenë inicues dhe frymëzues i reformimit të Akademisë të Shkencave në 2007.

Do ta kisha dashur të isha, por ja që nuk ma vuri njeri këtë detyrë atëhere !

E kam falur!

Madje e kisha falur që përpara sesa ai të kërkonte falje sipas shprehjes : Fali Zot se nuk dinë çfarë bëjnë!

Mirëpo, Pëllumb Xhufi paska konstatuar në shënimet e mia, të botuara nga unë vetë, se unë nuk paskam qenë iniciator e frymëzues, por zbatues i reformës në Akademi në 2007 !!!

Pikërisht atëhere kur unë nuk isha fare antar i Akademisë dhe askush nuk më qaste atje as te dera.

Kam pasur dyshime si i interpreton tekstet dhe dokumentet Pëllumb Xhufi. Por këtë rradhë shoh se ka shfaqur edhe probleme të rënda në leximin e tyre.

Unë kam deklaruar vetëm se kam qenë pjesë e komisionit që ushtroi kontroll mbi institutet e albanologjisë dhe gjeta atje një gjendje katastrofike që e përmban raporti i botuar prej meje pikërisht për transparencë për publikun.

Por, meqë nga Ministria e Arsimit e asaj kohe u pranuan konstatimet por jo rekomandimet e atij raporti, unë nuk pranova për pasojë dhe publikisht të isha pjesë e bordit drejtues të Qendrës të Studimeve Albanologjike.

Këtë quan bashkëpunim në aplikim të reformës për një institucion Pëllumb Xhufi!!!

Të mos pranosh të bëhesh pjesë e një institucioni???

Fale Zot se nuk di se çfarë po bën!

Kush merrte pjesë në institucion, unë, që isha në punët be mia në universitet, apo ai si pjesë e elitës të dikurshme dhe të sotme të QSA?

Sqaroj, se për për reformimin e shkencës apo edhe të Shqipërisë, unë jam gati gjithëmonë të bashkëpunoj me qeveritë shqiptare sa herë më përputhen me forca politike, qoftë edhe pjesërisht mendimet dhe idetë për një çështje ose fushë, ose edhe t’i braktis, e të iki në punët e mia, sa herë shoh gjëra që nuk përputhen me bindjet e mia.

Le të jenë ato të të gjitha ngjyrimeve politike, mjafton të kenë ardhur në mënyrë legjitime në pushtet, me votat e shqiptarëve. Bashkëpunoj sikurse jam kritik pa paragjykime. Sikurse iki në punën time!

Sepse shkenca, sikurse cdo pjesë tjetër e shoqërisë, qeveriset nga politika në planin shtetror.

Kjo është demokracia e epokës sonë. Nuk dilet jashtë saj.

Nuk ka ardhur ende ajo kohë kur politika të qeveriset administrativisht nga shkenca dhe jo shkenca nga politika.

E deri sa të presim atë çast fatlum, sakohë qeveria në funksion në një periudhë të caktuar përfaqëson vullnetin administrativ të shqiptarëve, nuk ka rrugë tjetër, veç bashkëpunimit me sinqeritet me të, por me kusht ruajtjen e pavarësisë individuale dhe të drejtën e kritikës.

Duke e falur përsëri dhe përsëri Pëllumb Xhufin, duke i falur edhe gabimet që do të bëjë në të ardhmen nga padurimi e nxitimi, i kërkoj unë ndjesë publikut duke i marrë kohën, e premtoj se kurrë më nuk do të merrem me këtë person në dialogje në media. Kam shumë punë të tjera dhe koha nuk pret!

26 komente në “Artan Fuga i përgjigjet Pëllumb Xhufit: Fale Zot se nuk di se çfarë po bën!”

  1. Bardhi Tolabi says:

    Ke aq shume “pune”,sa mbete duke shkruar artikuj e duke ju pergjigjur njerit apo tjetrit.Sic duket,kjo eshte puna e nje “filozofi”,te merret me cikerima e lagu se lagu…
    Edhe kjo sjellja e juaj,zoti Fuga, flet per nivelin e larte te veprimtarise shkencore qe zhvillohet ne Shqiperi…
    Do i pranoja debatet,por jo te tilla.Do desheroja debate per pikpamje,per teori,per sudime te cilat do na jepnin zgjidhje per problemet madhore qe ka vendi dhe populli yne…

    1. korçari says:

      Keni dhene aq shume kontribute ne perparimin a Akademise shqiptare z.Fuga sa nuk dime ku te shohim rezultatet e arritura (SHUMICA E AKADEMIKEVE JANE SI PUNA JUAJ PRANDAJ KY VEND NDODHET NE GJENDJE TE VESHTIRE)dhe se fundmi MODESTIA eshte nje virtyt qe vleresohet shume nga populli prandaj niseni reformen nga ky virtyt z.Fuga.

    2. marion says:

      Vereni me vemendje fytyren e ketij njeriu:A ju duket gje si akademik apo si A-ka-MIK?
      A mund te mburret ky akademik ne se ka prodhuar mendja e tij ndonje gje per mireqenien e popullit shqiptar pervec PORDHEVE ME RIGON?

    3. Devolliu says:

      Shumë “Punëmadh” është ky papagalli i Sali Kriminelit.
      Pëllumb Xhufit ti nuk i vjen as tek gishti i vogël i këmbës o Lumëmadhi llapaqen.

  2. Euro Maloku says:

    Edhe ne te kemi falur se ju te gjithe ja fusni kot.
    Ne se doni te beni studime çpikje beni sa te doni pastaj i shisni.Mos kerkoni pare pa shitur gje.
    Eshte KAPITALIZMO ku ashtu si kurvat shesin ate mikun per te fituar apre edhe ju shisni trute tuaj ne se keni.
    Ne se nuk keni tru lereni fare kete pune se po ziheni me njeri tjetrin kot duke qene edhe shoke dikur..

  3. Kris says:

    Fuga eshte nje lloj fuge centrifugale qe i ka ikur trori! Kush nuk e di se si e katandisi “akademine e shkencave Berisha? Kush nuk e di si eshte sot? Fuga eshte shndruar ne tos,Andi apo Ylli apo nje grup kamikazesh injorantesh politikane apo gazetare!

  4. Alfred says:

    kaq shume vlere paskan ato pune ku je i angazhuar z. profesor???!!!
    Se deri tani ke bere shume punera studimore por nuk po kemi pare ndonje ndryshim si pasoje e tyre qofte ne rrafsh kombetar qofte ne rrafshin nderkombetar. mjaft se na e shpife ama me preokupimet e tua bajate shkencore.

    1. gjëmbi says:

      Fuga është një sharlatan, mjafton të lexoni parathënien e librit të fallxhores Leonora (ndjesë pastë) dhe pas kësaj mos ta dëgjosh apo të lexosh ndonjë shkrim të tij, sepse është thjesht një sharlatan.

  5. Everesiti says:

    Organizimi i fytyres tende prej gdheri, s’me jep asnje shkas te te hedh as syte, jo te te referohem. Je gdhendur me dalte druvaresh jo skulptoresh, z. pseudo!

  6. Dashi says:

    Ore ky vec te tjerash qeka edhe pervers …..nejse ishalla e mbyll sqepin por nuk besoj se i bie te ngeli pa buk sepse nuk e paguan agai.

  7. aqif tahipi says:

    Pajrdh pajrdh se lirohesh or taj .

  8. dashuria says:

    PO goja jote o Artan Fuga çfare nuk nxjerr, veç se fjale te mira nuk di te perdore. E paske fale Pellumb Xhufin ti intriganti i pa epur dhe i pa cipe! Ti s’ke as turp e as nder se bota jote shpirterore dhe “akademike” si profesor i komunikimit, si e ke pohur vete neper emisione (komunikim me te poshter e banal dy veta jane ne Shqiperi qe bejne: Artan Fuga dhe Sali Berisha), eshte e kalbur nga shpirti i zi qe ke dhe ngele duke replikuar neper gazeta sa nga Tema e tek Dita. Artan! I lexon komentet e qytetareve ndonjehere se une nuk kam pare sikur edhe nje qe te te mbeshtese me ato qe ke bere dhe ke shkruar, me ato qe ke folur dhe demostruar neper rruge, se vend tjeter s’te takon ty. Sikur te isha student i yti, do ta bojkotoja leksionin paçavure qe jep ti me keto qe lexojme e degjojme. Ku krahasohesh ti Me Pellumb Xhufin! E kupton veten ku je katandisur apo do te te peshtyjne ne fytyre ne rruge dhe pastaj te te filmojne me ndonje celular e te dukesh si breket e Shukriut.

  9. Akademiku i kalit Sadijes says:

    TE GJITHEVE NE KETO 25 VJET KEMI NGELUR PA ‘LESH’ PO KY KA SHKUAR PER ‘LESH’.PROBLEM PSIQIK NGA PLEQERIJA QE PO HUMB PARAJSEN NGA ISH BLLOKU I MYQEREMIT TEK BLLOKU I SALI QENIT!

  10. doli perseri fillozofi jasht brekeve !!!!!!!!!!!!!!!

  11. albina says:

    te ngjalleshe enveri dhe ti artan fuga do te zhdukeshe si eskobari dava qelbesere qenkeni te cuditshem ju iken milionat dhe beni si gore thjesht funderine jo profesor po duhet te te hiqet titulli se ke marre ne kohen e enverit qe ti shah shker…….

  12. mirel says:

    Vazhdon ta mbaje veten per akademik ky torollak?

    1. LORA says:

      Big like,mirel.

  13. Freeman says:

    O Artan hajvani,
    Akoma nuk e ke kuptuar permasen tende liliputjane para profesor Xhufit? Fotot e tua me veshtime filozofi, jane vecse pasqyre e deformimit tend mendor. Ti nuk vlen as per roje parkingu e jo me te na japesh leksione filozofije. Je nje hicolog qe te eshte shplare truri me ujera te zeza. E vetma filozofi me vlere qe mund te na ofrosh eshte te na tregosh se si ndjehet nje njeri me subkoshience obsesive te kapluar nga manthi per tu shfaqur i rendesishem. Do ishte e vetmi rast qe mund te vleje qe ne te argetoheshim ne kohen e lire.

  14. Iliri says:

    Ku e gjen kohen ky Tan Fuga per keto shkrime gjithe “pordhe”……te jep ndjesine e nje fodulli te pa pare…si e nxjerr buken e gojes,kur harxhon gjithe kohen me te tilla “proza”……ke shume distance me Xhufin dhe sa me shume vazhdon,aq me larg shkon..Iliri

  15. artiles says:

    Prandaj nuk bejme perpara ne shqiptaret, sepse edhe tek ata pak njerez te mencur e intelektuale qe kemi, eshte rrenjosur nje ndjenje ndjenja e hakmarrjes edhe per gjene me te vogel. Si intelektual qe eshte, zotit Fuga i mjaftonte thjesht nje sqarim i shkurter, i thjeshte, pa ngarkesa politike, pa ngarkesa emocionale, dhe sidomos pa ato ironite dhe krah-emarrjen qe bente duke ju drejtuar gazetarit qe kishte bere intervisten dhe jo drejteperdrejte zotit Zhufi!
    Per nje dhi m’zu nata jashte – thote Ndreca tek filmi “Operacioni Zjarri”! Edhe keta, per nje llaf i hyne ne “dru intelektual” njeri-tjetrit!

    Njerez te medhenj me shpirt te vockel!

  16. Drini says:

    Je ti qe nuk di cfare flet o profesor koti,jo Pellumb Xhufi. Nuk je ti qe vlerson Pellumb Xhufin eshte lexuesi , Ti profesor koti vjell vrer nga xhelozia se je nje kokebosh jo filizof.

  17. Nje shqiptar says:

    Shkaterrimi i Akademise dhe ulja e nivelit shkencor ne tere arsimin e larte eshte shkaterrimi i se ardhmes se vendit. Pllumb Kulla eshte nje ze i fuqishem qe buron nga pasuria shkencore qe krijoi vete Akademia e Shkencave dhe Universitetet tona perpara viteve 1991. Zoti Fuga nuk mund te lihet shkenca ne dore te nje politikes . Vete politika ka nevoje per shkencen pasi ndryshe eshte politike e verber, qorre. Akademia e Shkencave, Institutet e Kerkimit shkencor, pavaresisht nga rezultatet konkrete shpesh teper modeste prodhojne perpara se gjthash njerez te ditur, qe gjejne gezimin, pasionin dhe qellimin e jetes se tyre ne studimin e shkencave, ne dhenien e leksioneve te thelluara shkencore ne universitet, ne ngritjen shkencore e intelektuale te popullit, ne sherbimin ndaj vendit dhe popullit qe i ka rritur dhe financuar. Nje mendim, nje keshille i ketyre shkencetarve paguhet me miliona ketu ne perendim. Mjerisht, nga mungesa e instituteve te kerkimit shkencor vendit tone njerez vertet te ditur po i mungojne cdo dite e me shume dhe ne tere fushat. Keshtu qe nuk do te jemi ne gjendje te kuptojme ne thellesi dhe te aplikojme teknologjite dhe perparimet shkencore qe kane arritur vendet e pasura ku shteti dhe privati investojne shuma te medha ne kerkimin shkencor.
    Zoti Fuga si mund te leme te adhemen e vendit ne dore te nje politike qe nuk din nga shkon. Jemi ne nje nivel te paimagjinueshem , derisa perfaqesuesit me te larte te qeverise nuk njohin gjeografine, nuk njohin as kufijt detar te Shqiperise, nuk njohin te drejten nderkombetare madje as kushtetuten e vendit dhe firmosin papergjegjesi dokumenta qe denohen pastaj nga Gjykata Kushtetuese.
    Ne Tirane me treguan se nje gazetar pyeti nje deputet shqiptar se ne cilin universitet eshte diplomuar, deputeti u pergjegj se “ nuk i kujtohej pasi e kishte lene diplomen ne shtepi”.

  18. fatos says:

    Te na fali profesori I filozofise, per cilen filozofi eshte sot akoma per m-l (krijus) te atit te tij shpirteror??? Si Sju vjen turp? Ne vend qe te qeroheni nga keni ardhur por vazhdoni derdellisni pa pushim.

  19. Ermal says:

    Ne kohen kur qeveriste Saliu, profesorin “kritik” te fenomeneve negative sociale, shkencore dhe ekonomike nuk ia degjuam asnjehere zerin te fliste per to. Tashme eshte bere i perditshem ne media e rrjete sociale me kritika pafund ndaj qeverise edhe atje ku opozita nuk flet.
    Mire ben qe flet edhe pse s’na pelqen ajo ç’thote, por te pakten mos ta mbaj veten si i pavarur dhe puneshume.
    Eshte ne rolin e “analistit” politik i renditur ne nje llogore dhe aspak te shkencetarit. Vitin tjeter pres ta shoh ne listen per deputet te PD-se, ndaj vazhdo profesor se i bie mire. Te pakten eshte me mire te degjosh ty ne parlament se sa Noken, Ristanin dhe Paloken.

  20. Shqipe says:

    Ti dhe “soji” yt I peshtire nuk eshte as i denje dhe as i besueshem per tu mesuar shqiptareve demokracine
    Adhamudhit – Aka-dem-ik – Artan Fuga – anetarit te denje te PPSH( ne celulen e partise Fuga: prinder e femije bashke dhe me lidhje familjare me Nexhmije Hoxhen) – Fosiles se komunizmit, mishi i dhise dhe “lecca culo”ne demokracine shqiptare.
    Vertet edhe me kontributin dhe zellin tend kemi humbur Akademine Shqiptare, por kemi fituar Aka-dem-ikun, vertet çalon pak, vertet ka qene edhe anetar i PPSH (asgje, po ta krahasosh me Saliun që ka qene 25 vjet sekretar i org. Partise) por per aftësitë e tij filozofike, edhe Shvejk-u do ta kishte zili!
    Pëllumb Xhyfi është shumë dinjitoz dhe nuk dua ta përmënd këtu, mbasi nuk meriton të ndyhet, qoftë edhe duke i përmëndur emrin bashke me emrin e nje “leca culo” si puna jote.
    Nuk është hera e parë që të drejtohem dhe nuk do të ndaloj duke kërkuar të largohesh nga skena publike dhe t’i lësh shqiptarët ne hallet e tyre.
    Ç’me ngrifesh si gjeli i cofur maje plehut. “Soji” yt nuk eshte as i denje dhe as i besueshem per tu mesuar shqiptareve demokracine.
    Tashme mund te konstatohet lehte se ty dhe “sojit” tend bastard ju jane ngrohur p… . Sa larg eshte per ju permbysja e diktatures, kur “vrima e miut ishte 500 grosh”, kur ju u zhduket pa lene gjurme nga jeta shoqerore e politike e shqiptareve dhe moret rruget e europes duke perfituar edhe nga lirite e saj, te cilat i kishit anatemuar gjithe jeten ne korrin enverist. Tani mendoni se e kaluara juaj u harrua dhe erdhet perseri ne atdheun tuaj(ne vendin e krimit) per t’i mesuar tashme shqiptareve rendin e ri “demokracine” dhe per te vegjetuar si grupim shoqeror i shpifur.
    A te kujtohet kur ti “prof-e-sorre” i demokracise ishe filizi i vogel dhe i llastuar(mbai ishe pak çalaman) i familjes Fuga, familjes se lidhur ngushte me familjen e diktatorit (E.H.), me prinder gjate gjithe kohes ministra apo zv/ministra apo ne postet te larta te PPSH, me nje vella “fizikant berthamor” (Perparim Fuga) qe e ndau bashkeshorten me telefon nga jashte shtetit ku ndodhej, menjehere sapo diktatori (E.H.) denoi te jatin e saj(Andon Sheti) si pucist ne ushtri (1974), duke thyer keshtu nje rekord te llojit te vet edhe ne diktature. Nuk dua te permend me teper, por si ke kurajo ti te marresh rolin e “profesorit” ne ekrane dhe shtyp per tu mesuar shqiptareve (“lumpen proletariatit”) demokracine.
    Edhe pse ne demokraci kushdo vleresohet per ate qe thote dhe ate qe ben dhe jo per ate nga vjen, demokracia ne Shqiperi eshte aq e brishte sa nuk ka luksin qe njerez si ty dhe si “soji” yt t’i perdore si “prof-e-sorret” e demokracise. Demokracia eshte aq e mire sa i garanton cdo njeriu liri te mjaftueshme per te punuar e jetuar me djerse e punes se tij, por kurre nuk duhet tu krijoje kushte ty dhe “soji”-t tend per tu kthyer ne “prof-e-sorret” e saj.
    Sa here psallt ne programet televizive, jam mjaftuar te nderoj kanalin TV, por kur shikoj qe edhe shtypi te ka krijuar hapesira per te percjelle “te vjellat” nga goja jote qe eshte bere si b…. , apo t’i besh fresk politikes sipas interesit tend te felliqur edhe pse filozofon ne eshte apo jo politika “k…..”, etj., jo vetem me perzihet por ndjej edhe krupe edhe revolte.
    Nga njerez si ti, qofshin ata edhe profesore edhe doktore edhe anal-iste politike, moderatore tv, etj, pse ky eshte “grupi yt shoqeror” ne demokraci, vete demokracia nuk mund te prese asgje te mire, mbasi ju e felliqni ate mbasi jeni ne sherbimin vetem te qellimeve tuaja te ulta. Mekati i “aka-dem-ikut” Atan Fuga nuk eshte familja nga vjen, per ate ai eshte i pafajshem dhe i pafat. Mekati i tij dhe i “sojit” te tij eshte se sikurse “di-pllom-ati” Agim Nesho(nipi i Vito Kapos), “anal-isti” Andi Bushati(i biri Mehdi Bushatit e nipi i Hysni Kapos), filizave të familjeve të KQ PPSH si “di-pllom-ati” Fatos Tarifa dhe Shpëtim Çaushi(kampjon mediokriteti-nuk ishte i afte te merrte provimin e matures ne Shkollen Petro Nini Luarasi ne vitet ’60 por ishte i afte per dipllomat dhe sot jo rastesisht vjehrri i Gjin Gjonit) dhe shume te tjere, pjestare te Klanit Kapo(protektoratit të Saliut)- qe i ka akoma tentakulat ne ministrine e brendeshme dhe ministrine e jashtme – duke i nenvlehtesuar shqiptaret, marrin rolin e “profesorit” per tu mesuar atyre demokracine. Sa me shpejt ta kuptoni qe “soji” juaj nuk eshte as i denje dhe as i besuar per tu mesuar shqiptareve demokracine, aq me mire do te jete edhe per ju.
    Bejani kete te mire shqiptareve durim-medhenj.

  21. tani says:

    Miq te nderuar-Kto jane ‘KORIFEJT E SHKENCES’. Turp faqja e zeze.Pse grinden?E thjeshte.Fuga don qe te kete sa ma teper Universitete private,ma teper grade shkencore boshe,PROFESOR E PREFESOR DOKTORA pa fund,cilesi zero te doktoratave(kuku cfar doktoratash qe s`vlejne as per nje studim,ju kujtoj profesop doktor XHelal Mziu)`rrjedhimisht studenta me teper per doktoratura e lek me teper ne xhepin e tij.Nga ana tjeter P.XHufi ankohet se ke vetem nje student per doktorat,pra me pak lek.A ka ma tabllo te qarte per cfar luftojne akademiket tane.Ka ardhe koha qe kto “akademik” t`ja lejne vendin te rinjve te shkolluar jashte .Ne cdo vend te botes mendimi i akademikve ndigjohet e respektohet ne Shqiperi nuk ka akademik qe thjeshte te japin mendimin e tij per nje problem.Ato s`flasin kan frige ta thojne te verteten se te tille jane edukuar.Ju lutemi akademik ju lutemi te mos grindeni njeri me tjetrin,se paku bahuni shembull i mire ne kte drejtim.Largojuni nga akademija.Nuk eshte akademik diskutimi juaj.Merrni shembull mga pr.QOSJA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje