Që nga fillimi i këtij viti, qeveria e Francës ka qenë duke ndërtuar mbështetje për një konferencë ndërkombëtare për të rinisur procesin e paqes Izrael-Palestinë. Franca meriton duartrokitje për përpjekjet e guximshme për të rigjallëruar një proces që ka shkuar drejt asgjëkundit për pjesën më të madhe të dekadës së fundit. Por procesi do të kërkojë më shumë se sa kurajë. Një përpjekje ndërkombëtare për të zgjidhur problemin e Palestinës varet nga gjashtë faktorë.
E para është serioziteti. Kur Franca i bëri planet e veta të ditura në janar, shumë e hodhën poshtë idenë si diçka më shumë se sa një akrobaci diplomatike. Zyrtarët palestinezë qenë fillimisht dyshues ndaj iniciativës. Ata kishin frikë se kjo thjeshtë do t’i jepte Izraelit një mundësi tjetër për të dalë në fotografi bukur: pas shtrëngimit të duarve, palestinezët e zakonshëm do të vijojnë të vuajnë nën pushtim.
Kur u bë e qartë se përpjekja e Francës qe reale dhe një datë u shpall për bisedime pregatitore më 30 maj, afatet kohore të qarta nxitën zyrtarët palestinezë të mbështesin procesin. Ky besim i mirë duhet të vijojë pavarësisht se çfarë pengesash shfaqen.
Përbërësi i dytë kyç është multilateralizmi. Izraeli, pala më e fortë në konflikt, parapëlqen bisedimet dypalëse, të cilat e vendosin atë në një pozicion më të mirë për të diktuar kushtet. Pala më e dobët në bisedime të tilla ka, natyrisht, një farë fuqie: fuqinë për të thënë jo. Por ushtrimi i kësaj fuqie zakonisht vjen me një çmim të lartë.
Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë të OKB-së Plus Gjermania qenë në gjendje të punonin së bashku për të farkëtuar marrëveshjen bërthamore me Iranin. Sukses i ngjashëm mund të arrihet në Lindjen e Mesme vetëm nëse të gjitha palët përqendrohen në gjetjen e një zgjidhjeje, dhe jo të lejojnë një Izrael të fortë të diktojë kushtet mbi Palestinën e dobët.
Faktori i tretë thelbësor është përcaktimi i qartë i afateve kohore. Për izraelitët dhe palestinezët, negociatat pa fund që vijojnë me dekada kanë prodhuar pak gjë. Nëse francezët dëshirojnë që ky proces të dalë me sukses, ata duhet të përcaktojnë afate kohore të qarta dhe një datë me të cilën palët duhet të japin rezultate. Në fund të fundit, konturet e asaj që kërkohet për një zgjidhje janë goxha mirë të kuptuara. Ajo që mungon është vullneti për paqe. Sapo të kemi një afat kohor, shtyrja pa fund nuk mund të jetë më një taktikë e vlefshme për negociata.
Dhe sapo afatet kohore të përcaktohen, çmimi i dështimit duhet të bëhet gjithashtu i qartë. Ky është përbërësi i katërt i domosdoshëm. Çdo negociator e di se palët në konflikt to rë ngurrojnë të bëjnë kompromise për sa kohë ka një çmim për të paguar nëse bisedimet dështojnë. Kur Laurent Fabius, ish-ministri i jashtëm i Francës, shpalli për herë të parë iniciativën e vendit të tij, ai deklaroi se nëse bisedimet dështojnë, Franca do ta njohë pavarësinë e Palestinës (megjithëse pasardhësi i tij në këtë detyrë, Jean-Marc Ayrault, është tërhequr nga ky pozicion, duke thënë se njohja nuk do të jetë një vendim automatik).
Si një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurisë të OKB-së, njohja e Palestinës nga ky vend mund të ketë rëndësi vendimtare. Presioni mbi Izraelin mund të bëhet edhe më i madh nëse, nga nëntori ose dhjetori, bëhet e qartë se ky vend nuk ka negociuar me synime të mira. Administrata e Presidentit Barack Obama, në këtë kohë në javët e vet të fundit në detyrë, mund të luajë një rol vendimtar, duke ia bërë Izraelit të ditura kostot e refuzimit.
Kushti i pestë për sukses është që duhet të bëhet drejtësi. Edhe nëse udhëheqësit e Izraelit dhe Palestinës mund të detyrohen të nënshkruajnë ndonjë lloj marrëveshjeje, ajo mund të mos i mbijetojë kohës për sa kohë ajo nuk shikohet si në përgjithësi e drejtë. Marrëveshjet kërkojnë kompromise, por asnjë marrëveshje nuk do të funksionojë nëse kompromiset e pranuara nga njëra anë do të duken kaq të tepërta sa marrëveshja e arritur të perceptohet si e padrejtë.
Ka një mirëkuptim të konsiderueshëm rajonal dhe ndërkombëtar mbi atë që mund të quhet si një zgjidhje e drejtë: një shtet i pavarur i Palestinës, afërsisht përreth kufijve të vitit 1967, një zgjidhje për problemin e refugjatëve dhe marrëveshje për të ndarë Jeruzalemin. Për më tepër, është e pamundur që negociatat të shihen si të drejta nëse Izraeli e mban pushtimin e vet brutal dhe vijon të ndërtojë vendbanime në tokat e Palestinës.
Në fund, suksesi i bisedimeve kërkon mbështetje nga publiku, gjë që mund të merret vetëm nëse udhëheqësit në mënyrë të sinqertë i japin paqes një shans. Palestinezi i zakonshëm – dhe izraeliti i zakonshëm gjithashtu – duhet të besojnë se paqja është e mundur. Kjo do të thotë të ndryshohet politika ushtarake e Izraelit, kufizimet në udhëtim, pozimet politike dhe dhënia fund ndaj synimeve grabitqare të njëanëshme nga të dyja palët.
Pierre Vimont, i dërguari i posaçëm francez, është ngarkuar nga qeveria e tij me një detyrë të stërmadhe, një që nuk mund të realizohet vetë. Ai ka nevojë për një përpjekje të fuqishme shumëpalëshe, afate të qarta kohore, një angazhim për drejtësi ndaj të gjitha palëve – dhe ndoshta një mrekulli.
Project Syndicate-BIRN
Daud qafpalari,nuk mund te kete kurre paqe me gjaxoreve sunite palestineze dhe rraces perfekte izraelite………..
Tfgs kopili,Janullos,qe thote per,shtetim qe vrez femije rrace prefekte mos harro o kopili i,janullos,qe,Jane po keta rrace e paster Izraelite qe ne bashkunim me Romaket vrane jezusin sipas, janullos apo sta ka shpjegu sic duhet biblen janullo?
Franca po i merr keto iniciativa sepse do te krijoje nje imazh tjeter tek popullsia e vet myslimane. Pesha e tyre po rritet dita dites ne France dhe Parisi eshte i mbushur plot me arabo- afrikane qe e shohin Francen si nje vend anti-mysliman. Per kete arsye qeveria franceze po merr persiper te zgjidhe te pazgjidhmet, konfliktet ne Lindjen e Mesme. Keto lojra nuk jane vecse flluska sapuni qe shume shpejt do perfundojne me deshtimin e Frances per te ndikuar ne paqen boterore. Franca do te ishte me mire te lidhte marrveshje ekonomike, politike, ushtarake dhe energjitike me vendet e saj ish-koloniale, pra me vendet e Magrebit dhe te Afrikes Qendrore-Perendimore, vende nga ku e kane prejardhjen refugjatet myslimane te saj. Keshtu Franca nga njera ane do kishte nje imazh me te mire tek popullsia e saj myslimane dhe nga ana tjeter nuk do te luante me zjarrin. Eshte fakt i pamohueshem se Franca u bombardua me sulme terroriste qe kur nisi te merret me ceshtjet e Lindjes se Mseme. (prandaj dhe ky i gjati jone nuk duhet te marre persiper iniciativa si lufta kunder ISIS etj. Le t’ua lere keto pune “trimave”)
Mor tgf (=trugomar fare), po c’jane keto qe na thua?
Ata qe na vrane Krishtin jane raca perfekte?
Hebrejt Izailitë dhe arabet jane dy gruime banoresh q perbejne treven e quajtur Peletine. Pra te dy palet jne palestinez dhe me te rejte asolutiht e baraarte per t qene dy shete paltineze: Shtet Arabi Palesnes dhe shtti Hebre I Palestines.Duhe asgjeuartendenat nga seicila pale per osnjohjn e jetres. K eshte kusht per rivndosjene paqes dhe fillimi e biedimeve. Cdo loj propozimi per bisedime dhe më-the-tëthashe eshte “vrime ne uje”, qeeshte bee shume ere dhe do tevazhdoe te beet ngaFranca apo ndonje Fuqi Tjeter.