Për paqen e pamundur të konfliktit Nishani-Veliaj

13 Maj 2016, 19:36Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Bujar Nishani është zgjedhur si President i Republikës me votat e të zgjedhurve në Kuvendin e Shqipërisë që ishin parazgjedhur me votat e shqiptarëve nga procesi i vitit 2009. Ka një mandat që ka nisur në vitin 2012 dhe që zgjat deri në korrikun e vitit 2017.

Erion Veliaj është zgjedhur si kryetar i Bashkisë së Tiranës me votat e qytetarëve të kryeqytetit që nga Kashari, në Farkë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit apo Paskuqan, Unazën e Vogël e gjetkë. Ka një mandat që zgjat deri në qershor të vitit 2019.

Presidenti Nishani ka qenë ish-ushtarak. Ka qenë pedagog, ka punuar në ministrinë e mbrojtjes fillimisht dhe hyri në politikë duke fituar në mënyrë suprizë në zgjedhjet e 2005-ës në zonën e Kombinatit në Tiranë. Ka qenë ministër drejtësie, ministër i brerndshëm. Para se të merrte funksionet ekzekutive, si zëdhënës i PD-së ka qenë veçanërisht i egër dhe i ashpër në deklarimet e tij duke u rreshtuar pamëdyshje në kafazin pa kafaz të skifterëve të PD-së. Por me hyrjen në kabinetin qeveritar, i gjithë ligjërimi i tij politik fitoi një përmasë krejt tjetër qetësie, edhe pse jo me spikamë inteligjence, siç shpejtojnë të shtojnë kritikët e tij politikë.

Kryebashkiaku Veliaj ishte studenti që u imponua në Tiranë me gjithë një grup miqsh nëpërmjet “Mjaft”-it, një ligjërimi korrekt, aksionit plot fantazi të rrugës dhe protestave në rrugë si dhe mbështetjes së dukshme e të padukshme të disa ambasadave në Tiranë dhe sidomos të Edi Ramës. Nga vezët e përçmimit të hedhura në muret e kryeministrisë kur brenda ishte Nano e deri tek kostumi i tij prej ministri kur në ato zyra hyri Rama, kanë kaluar dy katër vjeçarë. Erion Veliaj, tashmë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ngjan plotësisht si një “Alter Ego” e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës Rama, i cili nga kundërshtar i PS-së u bë ministër i saj dhe nga kryetar i Bashkisë së Tiranës, u bë kryetar i PS-së e prej andej edhe kryeministër i vendit.

Nishani dhe Veliaj kanë dy trajektore të ndryshme në politikë. I ndajnë dhe i bashkojnë mjaft detaje në rrugën e tyre, por pa dyshim sot i bashkon një konflikt që ngjan më tepër i stisur se real, më tepër televiziv sesa parimor, më tepër pasojë se shkak, më tepër inatçor sesa institucional.

As njëri nga ta nuk e duron në mënyrë reciproke tjetrin dhe kjo është tërësisht e dukshme dhe normale në një vend si Shqipëria ku miqësitë e mundshme mes kundërshtarësh politikë ngjajnë tërësisht anormale. Por tashmë ka shkuar shumë larg. Nga shkëmbimet e para të ironive për çështjen e protestës tek Parku i Liqenit e deri tek ftesa për t’u parë në gjyq për shpifje ka rrjedhur shumë urrejtje në shumë pak kohë. Hetimi penal dhe më pas edhe hetimi i mundshëm gjyqësor me protagonistë dy zyrtarët shumë të lartë të shtetit shqiptar, do të verë gjithkënd në siklet. Ata të dy të parët. Institucionet që drejtojnë gjithashtu. Për shkak të thelbit që do të hetohet dhe bastit që do të duhet të pritet. Çfarë pritet të ndodhë nëse vazhdohet në këtë drejtim, e tejkalon logorenë e zakonshme të llogoreve të luftës në Shqipëri. Ka pak hapësirë për të bërë paqe mes tyre, por duke respektuar njëri-tjetrin, mirë do të ishte që këto dy institucione të mos përfshihen në një konlikt që gjithmonë e më tepër ngjan absurd. Dhe që ka fituar përfundimisht ngjyra personale.

Njëri, Nishani, në majën më të lartë të mundshme të karrierës politike në vend si kryetar i shtetit, me gjasë pa një mandat rizgjedhjeje, i bie të jetë në epilog të karierës së tij; normalisht përtej majës, nuk mund të ketë detyrë tjetër shtetërore për të.

Tjetri, Veliaj, është në fillimin e karrirës së tij të vrullshme dhe që për momentin, mund të ndërpritet vetëm në rast të një fataliteti politik personal, çka ngjan e vështiorë e mundshme për një njeri që kujdeset pothuaj si Rama për detajet. Të dy së bashku janë në dy rrugë tërësisht të ndryshme qoftë institucionale, qoftë njerëzore. Janë në dy rrugë që vetëm një kapriçio shqiptare i bëri të gjenden përballë. Dhe që tashmë po vazhdojnë të ndeshen përgjithësisht nën hijen e kapriçios së gjithkujt që nuk lëshon rrugë duke dëmtuar në të njëjtën kohë rrugën e të dyve.

P.S. Në të gjithë median shqiptare, televizive, të shkruar, portalet on line dhe në rrjetet sociale, ndeshja dramatike mes Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ishte zgjedhja e tretë apo e katër në hierarkinë e lajmeve të së enjtes dhe të premtes. Të shtunën me gjasë do të jetë edhe më poshtë. Në vend të parë padiskutim qëndroi kudo dhe kurdo sfondi i kuq i hotelit ku ishte xhiruar ish-kryetari i Bashkisë së Peshkopisë me një vajzë të re, të cilës i afroi punë në këmbim të seksit. Të mbathurat e të zgjedhurit lokal dhe një shenjë e dukshme e moshës së tyre – grisja – trazuan pastaj më shumë se gjithçka tjetër humorin e zi me këtë histori që nisi me ngjyrë rozë. Sepse nuk është mirë, madje është shumë keq kur pushteti tregon br…kët./ Javanews

9 komente në “Për paqen e pamundur të konfliktit Nishani-Veliaj”

  1. blendi ...ziu says:

    Vangjeli nuk mund te mbante qendrim tjeter: NISHANIN president e ka votuar edhe …LSI !!!

    1. adi says:

      pse erionka pa votat e LSI nuk do ishte thjesht deshtaku i radhes??????

  2. Delli USA says:

    Te dhjefsha mu nu shkrim,as mish ,as peshk,po kryesorja per te na vene ne dukje disa merita te Ni-shanti,per te justifikuar votat e LSI-ise ne zgjedhjen e tij.Lorenc lere profesionin e gazetarit,te shkon me mire si zedhenes I Likes.

  3. sopiqoti says:

    Merncuria e presidentit nuk ka funksionuar.Dhe kjo se presidenti Nishani e tregoi se nuk eshte ne nivelin e duhur intelektual.I mungon aftesia e te vleresuarit te gjerave e problemeve nga funksioni qe mbulon POR i vlereson nga niveli i oficerit efektiv te ish shkolles se bashkuar.Dhe kjo te tilla perplasje sjell.

  4. Ben Dibrani says:

    Sips Lencit ka vetem dy lajme, ai mes kryebashkiakut socialist dhe presidentit te zgjedhur me votat e LSI, dhe bashkiakut socialist (qe ja futi LSI me byth-LSI-lepiresin Yrra Kipi), lajmet per Balilescobarin e LSI dhe vrasjen e dy femijeve nga Ministria Transporteve te LSI, thjesht nuk egzistojne. hahahaha. I shpifuri Vangjo, pse mor 1,5 meter “burr ” do me e cordite opinionin qe ta qorrollepsni kete vend sa te mos dije ke te zgjedhe? Je antishtet dhe antikombetar si shefi qe te paguan.

  5. elsa says:

    Qe ishte sahanlepires, nuk e vinte me askush ne diskutim, po qe te ishe kaq bythelires LSI-je sna e merrte mendja. Perfundimisht plehre totale. Jari eshte Turpi me i madh. Te kesh ate palo burre per kryetar shteti eshte nje fyerje qe nuk e lan asgje. Asnjehere shteti shqiptar nuk eshte perfaqesuar me nje nivel kaq medioker si ky ushtari. Ti i pari duhet te ishe atje tek gjykata duke protestuar mor palaco, e jo te besh pseudo analize ku krahason te pakrahasueshmit. Funderrina te shoqerise shqiptare. Ju duhet te ishit pararoje e luftes kunder ketij gjyqesori e kesaj klase politike qe na kane marre ne qafe dhe po bejne ti largohemi vendit tone perdite. Jam kaq i mllefsur sa nuk besoj se shprehet me fjale. Ptu, pleh…. Puna e Erionit ne Tirane shkelqe! Po jua erreson syte, po jua erreson arsyetimin. Zaten btakcinj materialist si puna jote, as nuk duhen lezuar e jo me komentuar. Te ngecshin ne gryke leket qe merr nga LSI- ja e mos ja pafsh hajrin kurre.

  6. Deda says:

    deda
    Duhet thene troc,se shqiperia nuk ka Presidend.Nishani,-kapterr ish,e kapterr mbeti,.Nuk njeh as nuk zbaton asnje rregull te nje kryetari shteti.Shkuarja ne Park,marrja me pallate,me protesta etj.tregojme me se miri,se shqiperia nuk ka president.

  7. Delli USA says:

    Llustraxhiu I Likes,Haleja qe ka vendosur te njollosi kryebashkjakun e Tiranes,duke e vene ne nje ballanc me deficentin Nishani,ky eshte Lorenc Vangjeli.

  8. mira says:

    Ky shkrim ishte si nje raport -pershkrim qe ben roja e nates i nje ndermerje. Ku deshte me dale ky ? Qe presidenti eshte ne maje se e votuan edhe LSI?
    E gjithe media eshte nje prostitute mediateike por ka disa qe jane njeçike me prostituta se prostitutat e tjera dhe ky eshte Vangua. i LSI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje