Donald Trump, pretendenti i Partisë Republikane për kandidat presidencial të SHBA, ka shprehur skepticizëm të thellë rreth vlerës së aleancave të Amerikës. Ai ka një pikëpamje për botën që i ngjan shumë asaj të shekullit 19.
Atëherë, Shtetet e Bashkuara ndoqën këshillën e George Ëashington për të shmangur “aleancat e koklavitura” dhe ndoqën Doktrinën e Monrosë, që përqëndrohej në interesat e SHBA-së në Hemisferën Perëndimore. Mungesa e një ushtrie afatgjatë (dhe një marinë që në vitet 1870 ishte më e vogël se e Kilit), SHBA-ja luajti një rol të vogël në balancën e fuqisë në shekullin e 19.
Kjo ndryshoi shumë kur Amerika hyri në Luftën e Partë BOtërore, ku Ëoodroë Ëilson e theu këtë traditë dhe i dërgoi trupat amerikane të luftonin në Europë. Për më tepër, ai propozoi një Ligë të Kombeve për të organizuar sigurinë kolektive në bazë globale.
Por, pasi Senati refuzoi anëtarësinë e SHBA në Ligë në 1919, trupat qëndruan në shtëpi dhe Amerika “iu rikthye normales”. Megjithëse është tani një aktore globale madhore, SHBA-ja u bë izolacioniste e fortë. Mungesave e aleancave të saj në vitet 1930 krijoi skenën për një dekadë shkatërrimtare të shënuar nga depresioni ekonomik, gjenocidi dhe një tjetër luftë botërore.
Fjala e detajuar e Trump rreth politikës së jashtme sugjeron se ai e merr frymëzimin pikërisht nga kjo periudhë e izolimit dhe ndjesisë së “Amerika e Para”. Një ndjesi e tillë gjithnjë ka qenë e pranishme në politikën amerikane, por ka mbetur jashtë traditës që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore për një arsye të mirë: ajo e vështirëson, në vend që ta çojë përpara, paqen dhe begatinë në shtëpi dhe jashtë vendit.
Lënia pas krahëve e izolimit dhe fillimi i “shekullit amerikan” në politikën botërore u shënua nga vendimet e presidentit Harry Truman pas Luftës së Dytë Botërore, që çuan në aleanca të përhershme dhe një prani ushtarake jashtë vendit. SHBA-ja investoi shumë në Planin Marshall në vitin 1948, krijoi NATO-n në 1949 dhe drejtoi koalicionin e Kombeve të Bashkuara që luftoi në Kore në 1950. Në 1960, presidenti Dëight Eisenhoëer nënshkroi një traktat sigurie me Japoninë. Trupat amerikane qëndrojnë në Europë, Japoni dhe Kore sot e kësaj dite.
Ndërsa SHBA-ja ka përjetuar mendime të ndryshme mbi ndërhyrjet shkatërrimtare në vendet në zhvillim si Vietnami dhe Iraku, ekziston një konsensus mbi sistemin e saj të alenacës – dhe jo vetëm mes atyre që bëjnë dhe mendojnë për politikën e jashtme. Sondazhet e opinionit tregojnë se shumica e mbështesin aleancën NATO dhe SHBA-Japoni. Për më tepër, për herë të parë në 70 vjet, një pretendent për kandidat presidencial po e vë në pyetje këtë konsensus.
Aleancat jo vetëm e forcojnë fuqinë e SHBA; ato gjithashtu ruajnë stabilitetin gjeopolitik – për shembull, duke ngadalësuar shumimin e rrezikshëm të armëve bërthamore. Ndërsa presidentët amerikanë dhe sekretarët e mbrojtjes janë ankuar ndonjëherë rreth niveleve të ulëta të shpenzimeve të aleatëve në mbrojtje, ata gjithnjë kanë kuptuar se aleatët duhen parë më tepër si zotime stabilizuese – si miqësitë, jo si transaksionet të pronave të paluajtshme.
Ndryshe nga aleancat gjithnjë e në ndryshim të mallrave që karakterizuan shekullin e 19, aleatët modernë të Amerikës kanë mbajtur një rol relativisht të parashikueshëm në rendin ndërkombëtar. Në disa raste, si Japonia, mbështetja e vendit mirëpritës e bën edhe më të lirë për të vendosur trupat jashtë vendit sesa është kostoja në SHBA.
Megjithatë Trump lartëson virtytet e të papriturës – një taktikë shumë e dobishme kur mburresh te armiqtë, por një qasje shkatërrimtare në krijimin e miqve. Amerikanët shpesh ankohen rreth udhëtarëve që nuk paguajnë, pa kuptuar se SHBA është ajo që ka timonin.
Nuk është e pamundur që një sfidues i ri – të themi Europa, Rusia, India, Brazili apo Kina – të kalojë SHBA-në në dekadat në vazhdim dhe të marrë timonin. Por nuk është me gjasa, gjithashtu. Mes tipareve që dallojnë SHBA-në nga “fuqitë e tjera të mëdha dominuese të së shkuarës” sipas strategut britanik Laërence Freedman, është se “fuqia amerikane është e bazuar te aleancat në vend të kolonive”. Aleancat janë asete, kolonitë janë përgjegjësi.
Një narrativë e dobësimit amerikan me gjasa është e pasaktë dhe keqinterpretuese. Më e rëndësishmja është se mbart pasoja të rrezikshme politike nëse inkurajon vendet si Rusia të përfshihen në politikat aventuriere, Kinën të jetë më sigurt me fqinjët dhe SHBA-në ta teprojë me reagimin e frikës. Amerika ka shumë probleme, por nuk është në dobësim dhe me gjasa do të qëndrojë më e fuqishme se çdo shtet tjetër në të ardhmen e parashikueshme.
Problemi i vërtetë për SHBA-në nuk është se do të tejkalohet nga Kina apo një konkurrent tjetër, por se një shtim i fuqisë së burimeve në shumë të tjerë – si shtete dhe aktorë joshtetërorë – do të shtojë pengesat e reja ndaj qeverisjes globale. Sfida e vërtetë do të jetë entropia – pamundësia për të kryer një punë.
Dobësimi i aleancave të Amerikës, rezultati më i mundshëm i politikave të Trump, nuk është mënyrë për “ta bërë Amerikën madhështore sërish”. Amerika do të përballet me një numër në rritje të problemeve të reja transkombëtare që kërkojnë ushtrimin e pushtetit me të tjerët dhe te të tjerët. Dhe në një botë me kompleksitet në rritje, shtetet më të lidhura janë më të fuqishmet. Siç e ka thënë Anne-Marie Slaughter, “Diplomacia është kapital social; faret nga densiteti dhe depërtimi i kontakteve diplomatike të një vendi”.
SHBA-ja sipas Institutit Loëy të Australisë, është në krye të vendeve për nga numri i ambasadave, konsullatave dhe misioneve. SHBA-ja ka rreth 60 aleatë traktatesh; Kina ka disa. Revista The Economist vlerëson se nga 150 vendet më të mëdha të botës, rreth 100 do të anojnë nga SHBA-ja, ndërsa 21 do të anojnë kundër saj.
Përkundër pretendimeve se kemi përballë “shekullin kinez”, ne nuk kemi hyrë në një botë post-amerikane. SHBA-ja mbetet në qendër të punës së balancës së fuqisë botërore dhe të parashikimit të të mirave publike globale.
Por epërsia amerikane në ushtri, ekonomi dhe fuqinë e butë nuk do të ketë pamjen e dikurshme. Ndikimi i SHBA në ekonominë botërore do të bjerë dhe aftësia e saj për të ndikuar dhe organizuar një veprim do të bëhet gjithnjë e më me pengesa. Por më tepër se kurrë, aftësia e Amerikës për të ruajtur besueshmërinë e aleancave të saj, si dhe për të krijuar rrjete të reja, do të jetë në qendër të suksesit të saj global.
Project Syndiciate-BIRN
Jo aq shume si Shqiperia nga palloshi