Abuzim me fjalën "Albanien"

12 Maj 2016, 21:36Blog TEMA

Nga Kol Gjoka*

 

Relativisht mundohem të rri larg politikës Shqiptare të ditës, por sot dëshiroj të bëj një përjashtim. Por pse e bëj këtë, mund të pyesi dikush?

Së pari, sepse jam një politikan me standarte të tjera, ku kundërshtari politik është miku im por jo i ideve të mia.

Së dyti, sepse gjithmonë kam mbrojtur dhe do të mbroj interesat kombëtare.

Së treti, sepse jam kundërshtarë i hapur i kujtdo që kërkon të hedh baltë mbi çdo reprezant të Shqipërisë dhe vlerave të saj.

Së katërti,  nuk i duroj dot ata të cilët, vetë dridhen nga reforma në drejtësi, prej  ” mëkateve ” të tyre dhe akuzojn të tjerët si mëkatar. Ligji i luftës “mbrojtja më e mirë është sulmi ” këtu nuk funksionon.

Së pesti, sepse mendoj që  kur i mban ison ” armikut” vjen era tradhti.

Së gjashti, sepse mendoj që politika e ditës bëhet atje dhe jo në mardhënjet me partnerët tanë ndërkombëtar.

Duke qene se jam në investim të drejtpërdrejt të fuqizimit të mardhënjeve Gjermani-Shqipëri, si dhe pjesmarrës aktiv në këto procese, kam ndjekur me vemendje vizitën, protokollet, por edhe publikimet e mediave gjermane për vizitën e ministres së Mbrojtjes Shqiptare në Gjermani.

Ministrja shqiprare është pritur në mënyrën shumë dinjitoze, me një protokoll zyrtar tipik gjerman, dhe për këtë ndihem krenar që jam shqiptar.

Kishte një vlersim maksimal nga pjesmarresit e takimit në Akademin Ushtarake Gjermane, për thellësin e mendimeve, për largpamësin dhe idetë bashkpunuese, por edhe paraqitjen e vlerave Kombëtare.

Midis shumë artikujve dhe reportazheve shumë pozitiv të kësaj vizite, të publikuar në mediat kryesore gjermane, ka edhe nga ata ” gazetare” të cilët mendojn që Shqipëria është diku andej nga lindja e largët, dhe na shikojn si njerëz të dorës së tretë. Gjithashtu për të zbehur edhe rëndesin e kësaj vizite, dhe për të kritikuar Qeverin gjermane për pritjen që i rezervoj ministres shqiptare, dhe pa patur njohuri mbi protokollin zyrtar, mundohen të bëjn lajm me gjëra normale, njerzore dhe qytetare. Por kjo nuk më shqetëson sepse është minorancë, ajo që më shqetëson është isoja e patriotëve të mi.

Vizita e ministres shqiptare ishte një shprehje e besimit të Qeverisë gjermane tek Shqipëria.

Ata që mendojn ndryshe, mund vetëm t’ju them që gaboheni .

*Biznesmen shqiptar qe jeton ne Gjermani, perfaqesues i biznesit, qe ka takuar dhe znj Merkel

3 komente në “Abuzim me fjalën “Albanien””

  1. Bashkimi says:

    Organizimi ishte i mrekullueshem. Pritja gjithashtu ishte shume dinjitoze. Por te them me sinqeritet se fjalimi i zonjes Kodheli ishte medioker dhe asgje me shume. Pershkrimi i kombit shqipetare me ato fjali te plogeshta s’ ishte aspak dinjitoz. Ajo harron se nuk eshte perfaqesuese e ballkanit “perendimore” por eshte perfaqesuese e shtetit shqipetare. Vendimet e rendesishme vijne mbas takimeve te tilla kur perfaqesuasja e
    Dikasterit te mbrojtjes se nje vendi aleat flet para nje tribune me audience te tille. Keto jane shanset e humbura kur mos aftesia e politikaneve tane e varferon vendin. Mbas ketyre takimeve ajo duhej te kthehej me premtimet e gjermaneve per dhurimin ose blerjen me cmime te lira te autoblindave,tankeve,artilerise
    Dhe paisjevete tjera te cilat ushtria gjermane do ti zevendesonte me te reja. Paisje te cilat neve nuk i kemi.
    Ju lutem merrni shembullin e kroacise . Merrni shembullin e shteteve fqinje per sa i perket fuqizimit te ushtrise. Suksesi i kesaj vizite shumezohet me zero nqs nuk u arrit asgje konkrete per fuqizimin e ushtrise
    Shqipetare. E vetmja gje qe beri ne kete interviste eshte se ju tregoi gjermaneve se nuk jemi njerez me bisht.
    Por ajo qe harroi ti thoshte audiences eshte, se nje komb shqipetare i forte do te thote nje europe e sigurte.
    Ajo harroi ti thoshte audiences se kombi shqipetare eshte kombi me properendimore ne ballkan ne te cilin
    Influenca ruse sdo te penetroje per sa kohe perendimi e mbeshtet ne ndertimine kapaciteteve ushtarake te atilla qe ti beje balle cdo agresioni te mundshem nga lindja . Kjo zonja eshte e lumtur me nje ushtri me
    nje personel prej 8500 vetesh, kurse shqiperise i nevojiten te pakten 35.000 .

  2. valer says:

    Jane rreth 50.000 shqiptare qe kane ikur si azilante ne Gjermani, a thua se nuk kane buke te hane, e per me teper qe kane vjedhur andej. Si te mos mendojne gjermanet qe ne jemi vend i dores se trete? Pastaj kur ky zotria biznesmen na qenka patriot pse nuk vjen ne Shqiperi te investoje e ta ndertoje vendlindjen e vet? Jemi ngopur me “patriote” letrash nga perendimi.

  3. Berlin says:

    mos fluturo me prresh tha
    mos kujto se vetem ti jeton ne gjermani e i njef gjermont shume me mire se te tjeret ?
    ulu ne toke ..gjoja me e mire qe mund te besh !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje