Kur do të fillojë reforma në drejtësi?

12 Maj 2016, 09:25Blog TEMA
Kur do të fillojë reforma në drejtësi?

Pavarësisht se ç’thonë aktorët kryesorë politikë e diplomatikë në Shqipëri, pavarësisht se ç’shkruhet në gazeta e ç’thuhet në studio televizive, reforma në drejtësi nuk ka gjasa të fillojë para zgjedhjeve të 2017-ës.

Rama do që ajo të miratohet e të fillojë sa më shpejt, në mënyrë që institucionet e reja, të parashikuara në draftin i reformës, të krijohen para zgjedhjeve, dhe që fillimi i negociatave për antarësimin në BE të fillojnë po para zgjedhjeve. Por duket se Rama nuk i ka 94 votat në Kuvend, për ta miratuar shpejt reformën.

Nga ana tjetër, Berisha do që institucionet e reja, të parashikuara në draftin i reformës, të krijohen pas zgjedhjeve dhe që negociatat për antarësimin në BE të fillojnë po pas zgjedhjeve. Dhe duket se Berisha i ka votat në Kuvend për ta vonuar miratimin e reformës, deri në zgjedhjet e 2017-ës. Janë mbi 40 nene kushtetuese që do të diskutohen një për një; janë 8 ligje që duhen miratuar pas miratimit të neneve kushtetuese (që ato të bëhen funksionale); dhe janë një sërë aktesh nënligjore që duhen hartuar pas tyre. Me pak fjalë, Berisha duket se e ka mundësinë për ta shtyrë fillimin e zbatimin të reformës deri sa të zhvillohen zgjedhjet.

Por përse mund ta dojë Berisha këtë gjë? Çfarë mund të ndryshojë pas zgjedhjeve, që e bën Berishën të dojë që institucionet e reja, të parashikuara në draftin i reformës në drejtësi, të krijohen pas zgjedhjeve?

Në zgjedhjet më të sukseshme të Berishës pas 1997-ës, koalicioni i partive që ai ka udhëhequr ka marrë gjithsej 700 mijë vota. Kjo ndodhi në 2009-ën, kur Berisha ishte një kryeministër i gjithfuqishëm dhe ekonomia nuk e kishte filluar ende ngadalësimin e importuar nga kriza greke. Në zgjedhjet e 2013-ës, kur Berisha ishte përsëri në pushtet, koalicioni i tij mori vetëm 680 mijë vota. Ndërsa një sondazh i NDI-së i javëve të fundit tregoi se vetëm 300 mijë votues janë të kënaqur me punën e derisotme të opozitës së bashkëdrejtuar prej tij. Edhe kënaqësia për qeverinë nuk ishtë në nivele të larta, por numri i të kënaqurve me qeverinë ishte sa dyfishi (600 mijë) i të kënaquarve me opozitën.

Pra, çfarë shprese ka Berisha që synon ta shtyjë për pas zgjedhjeve krijimin e institucioneve reja, të parashikuara në draftin i reformës në drejtësi?

Në disa studio televizive ai ka deklaruar se nuk është për një koalicion parazgjedhor me LSI-në, por pas zgjedhjeve mbetet i hapur për një koalicion me të, në vartësi të rezultateve. E përkthyer në një shqipe të thjeshtë, ai duket se ka marrë sinjale nga Meta (ose i duket se i ka marrë ato), se ky i fundit do të krijojë një koalicion me parti të vogla, më vete nga koalicioni i Ramës. Në një rast të tillë, koalicioni i Ramës nuk i merr më dot 1 milionë votat – PS mori vetëm 710 mijë vota në 2013-ën dhe gjasat janë se do të ketë firo në numrin e partive të vogla të koalicionit apo në numrin e votave.

Nga ana tjetër, Berisha nuk duket i shqetësuar nga ndonjë parti e re që mund t’ia prishë këtë ekuacion që ka në mendje. Blushi vazhdon të bëjë turnera për librin e tij, ndërsa Bojaxhiu, që ka deklaruar se do të krijojë një parti të re, është bombarduar aq keq me akuza haluçinante nga dy televizionet më të mëdhej në vend, saqë tani i duhet vetëm të mbrohet, në vend që të ishte në sulm.

Me pak fjalë, Berisha pret që Meta të krijojë një koalicion më vete para zgjedhjeve, dhe që koalicioni i mpakur i Ramës të mos marrë dot aq mandate sa të krijojë qeverinë. E në atë çast, Berisha do të ishte gati t’i ofronte Metës edhe postin e kryeministrit, vetëm që Rama të dilte nga kryeministria, dhe që pastaj të dy të mbikqyrnin zbatimin e reformës në drejtësi. (Basha mund të presë edhe ca vite, se i ri është – mund të thotë Berisha).

Por çdo të bëjë Berisha, në qoftë se Meta rri në koalicionin me Ramën edhe për zgjedhjet e 2017-ës? Vetëm një Zot e di…

5 komente në “Kur do të fillojë reforma në drejtësi?”

  1. Shqiptar i Ndershëm says:

    Reformën e Vërtetë në Drejtësi duhet ta bëj [Populli Shqiptar],
    Me ndihmën e [Miqëve tanë të Mëdhenj Amerikan & Europian].
    Reformën Shqiptare në Drejtësi (nuk mund ta bëj absolutisht):
    Kjo Klasë Politike Juridike = Shkaktare 25 Vjeçare në PADREJTËSI.

  2. Toni says:

    Po pse ky popull dele nuk i jep nje mandat te paster Edi Rames pa LSI? Jo Rama eshte perfekt po ne keto vite qe po jetojm mund te jete shpresa e vetme…ai ka fol per rilindje edhe akuzohet “ku eshte kjo rilindje?”…po a mund te behet rilindje me LSI edhe PD qe kane te mberthyer kete sistem drejtesie edhe e ka semuedhe shqiptarin me te ndershme te pranoj edhe te ushqej ‘Korrupsioni’….LSI eshte perfekte ne kete skem…vjedh ja rishperndan “deleve” me kusht qe do ti ndihmoj…e votojne ( biles duke u rritut nr i “deleve” vit pas viti)..nderron koalicion sa here ti teket (deleve di ngelet hatri se ato skan parime vetem bar duan)…prandaj ketu nuk shoh se ka shpresa se ky vend mund te behet! te pakten jo ne “de”-gjeneraten tone!

  3. alice says:

    DUAM REFERENDUM PER REFORMEN NE DREJTESI.

  4. RamaMetaKUNDERreformes says:

    Nese reforma behet sipas Ilir Metes, Saliberishes, ajo nuk eshte reforme por instalim i perjetshem I krimit dhe i politikaneve aktuale te etur per gjyqesor te varur direkt prej tyre..
    Populli kishte shpresa te nipi I komunistave Edi Rama por sic e shikoni ai eshte nje zhgenjim total si udheheqes dhe mbartes i ndryshimeve pozitive per te miren e Shqiperise.
    Fatkeqesia me e madhe do ndodh nese Ilir Meta dhe Sali Berisha bashkohen dhe vazhdojne te pine vere apo raki Skrapari te vilat e Metes.
    Vetem eleminimi I kancerit LSi dhe largimi i Metes do sillte ndryshimin e vertete.

    e verteta

  5. Na bashkoj kenga popullore says:

    Kur te bejn gjeli vez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje