Ne jemi një lëmsh dëshpërues, ku krimi fle, gdhihet, ngryset si pushtet më vete

13 Maj 2016, 10:06Blog TEMA

Nga Majlinda Bregu

Në botën e përditshme të njerëzve që çohen e ngrysen me hallet e përditshme këtë javë ka patur një ngjarje që mund të quhet kiamet.

Humbja e jetës së dy fëmijëve të mitur që udhëtonin me të ëmën për të vizituar babain në burg.

Në botën e përditshme të politikës ka një temë kryesore: Reforma në Drejtësi, vizitat e ambasadorëve në mbledhjet tona, “i tha më tha”, “në fund u shpreh” e këto që i dimë.

Në trendin e përditshëm të historive me krim drogë e korrupsion, një Pablo Eskobar, drejtor rrugësh të cilit prej dje nuk di a po i njihet si rrethanë lehtësuese se është mik i Ilir Metës, apo do të vazhdojmë ta quajmë rrethanë rënduese se është drejtor në qeverinë e Ramës.

Dhe ja ku jemi ne këtu në botën e të enjtes sonë, me të njëjtën dinamikë të pandryshueshme të debatit të gjatë, të cilin ata të botës së parë më lart, e shohin përmes televizorit, ata të së dytës e përkthejnë, ata të botes së krimit e shohin për gallatë.

Çfarë i lidh të treja ngjarjet , apo të treja botët?

Politika e keqe. Papërgjegjshmëria. Korrupsioni. Moszbatimi i vendimit të gjykatave. Drejtësia pazar.

Një nënë varros dy fëmijët që donin të shihnin të atin në burgi cili si thonë mediat po ndërtonte pa leje çatinë e shtëpisë së tij. Ai ishte në burg, sepse ai është i pafuqishëm.

Meqë në burg nuk shkon ai që ndërton hotele, pallate pa leje se është i fuqishëm, për të thënë se ligji zbatohet, vendin e të fuqishmit e zë i pafuqishmi.

Sepse nje palo gjyqtar vendos të lërë në burg atë që ka hall se i pikon çatia, një palo tjetër sharron me vendim gjyqi trafikndarësin e rrugës dhe një i munguar ende nuk dimë a do të çojë atje ku ishte babai i atyre fëmijëve, atë vendimmarrësin që mbyll syrin për këtë hata.

Kjo është qasja e mposhtjes së të dobëtit që po përhapet si virus me këtë qeveri. I pafuqishmi është i mallkuar. Ai dënohet, ai paguan, ai s’llogaritet. I pafuqishmi harrohet, i fuqishmi mbretëron.

A e kuptojmë dot ne dhimbjen e të pafuqishmëve? Jo! Sepse ata janë botë tjetër.

Bota e dytë, e përditshmja e politikës, ka ngarkesën e reformës në drejtësi.

Sa herë që dëgjoj betime e përbetime për reformën në drejtësi, më vjen një shije në fyt sikur dikur shija e tetraciklinave të verdha që na i jepnin me zor që të shëroheshim.

Sa herë që dëgjoj argumenta e detaje se sa e begatë do jetë jeta pas reformes në drejtesi, sërish ajo shija e tetraciklinës aty më rri.

Por sa herë mendoj çfarë do të ndodhë sikur ky vend ta humbë shansin për t’i dhënë drejtim drejtesise, më ngjan se bëhem më e verdhë se tetraciklina.

Çudi, mua nuk ma mban të jem kaq e qetë duke përfytyruar se ç ‘dreq ditësh kemi përpara kur më të dreqshme se këto që po shohim, s’di se mund të këtë.

Dhe unë nuk e shoh dot çeljen e negociatave me BE si një proces që nuk do të sjellë asgjë për shqiptarët ndaj le të ndodhë kur të ndodhë.

Ne nuk jemi vend me demokraci përmbajtësore për të mos thënë që e manipulojmë sa herë duam këtë demokracinë, sa të kemi luksin të na heqë edhe BE shikimin.

Une e shoh çeljen e negociatave për anëtarësim më shumë si garanci për të ndalur dorën e dhunimit të standarteve europiane, se sa si proces shpërblimi për përpjekjet tona të mekëta këto vite drejt BE-së.

Dhe njeri që të më bindë se çelja e negociatave me BE pret, nuk ka.

Nuk pret.

Nuk pret se duam apo s’duam çelja e negociatave me BE, është një garanci për të ndalur piraterinë dhe banditizmin gjerësisht në fuqi nga kjo mazhorancë.

Pirateria dhe banditizmi ishin për shoqëritë e pazhvilluara dje, siç është sot krimi i organizuar për shoqëritë moderne sot.

Problemi është se ne nuk jemi as shoqëri e pazhvilluar si dikur ky term kish kuptim, as moderne siç ky term ka kuptim për shoqëritë që e meritojnë.

Ne jemi thjesht një lëmsh dëshpërues, ku krimi fle, gdhihet, ngryset si pushtet më vete. I pari.

Dhe s’ka emër tjetër veçse krim i organizuar i një politike të inkriminuar në një shoqeri të frikësuar.

Si dhe vandalët, gotët, normanët as këta të fortët tanë nuk kanë nevojë për ideologji. Këta kërcënojnë, dhunojnë, vënë gjoba, vrasin. Ju mjafton kodi i marrëdhënies politike.

Na duhet reforma në drejtësi edhe për të na qartësuar të gjithëve ku është fundi i sjelljes tonë si të paaftë për t’i dhënë drejtim vetë, me vullnet e institucionet tonat, kësaj situate që i bën shqiptarët të vuajnë përditë padrejtësi.

Na duhet, që të jemi të qartë jo vetëm sa gjyqtarë e prokurorë të korruptuar ka ky vend, por kush janë pazmorët e tyre dhe garantet politike të kriminelëve Eskobar a Al Kapone.

Na duhet, që të na japë mundësinë secilit, që të vazhdojmë të besojmë se ky vend nuk ka marrë rrokopujën përfundimisht dhe ne te ënjteve në Parlament të mos bëjmë vetëm inventarin e kriminelëve të rrugës a atyre me pushtet.

Nëse qeverisë nuk i terret hovi që të jetë ombrellë e t’i gllabërojë edhe pushtetet e tjera, ne, në opozitë, na duhet reforma edhe për të luftuar për pavarësinë e pushteteve të tjera dhe mbi të gjitha për t’i dalë Zot “botës së parë” të njerëzve të thjeshtë, të cilët nuk kanë sy të qajnë hallin e politikës se ua kanë zënë lotët e dramave të tyre.

11 komente në “Ne jemi një lëmsh dëshpërues, ku krimi fle, gdhihet, ngryset si pushtet më vete”

  1. Na moj naa. Hah , edhe kush po flet pale. Tani e mori vesh kjo .. Harroi qe ishte kjo me gjithe larot ne PD qe i bene kriminelet me poste qeverie dhe krimin e hanin si buke mengj. Drek dark. Ushqim i perditshem.

    1. gimi says:

      mos harro parate ndahen keshtu trecerekun e perlan iliri, cerekun e perlan edvini se edhe ai do pjesen e tij pastaj vjen edhe haxhiu edhe nasto ne fund do kete para edhe per kete drejtorin nje cope injoranti qe nuk arrij ta kuptoj sesi nuk eshte arrestau akoma…

  2. namik struga says:

    Znj Bregu, pershendetje per fjalimin e duhur ne Kuvend. Gezohem qe me ne fund e paske kuptuar qe integrimi ne BE na duhet se i ngushton lirine krimineleve, hajduteve, te degjeneruarve te ketij vendi. Pavaresisht se Ju vete nuk jeni kriminele, duhet te pranoni se jeni hajdute dhe arrogante si shume te tjere ne politiken Shqiptare.

    Meqenese je deputete e opozites do te jete mire te mos flirtosh me shefin e maxhorances.

    Suksese!

  3. prizren vlora says:

    Urime zonja Bregu per shkrimin.Jam plotesisht dakort me ju per situaten ne te cilin ndodhemi.Popoulli ka nevoje te kete te tille politikan qe interesohen per te miren e vendit.Por…..do isha edhe me shume dakort me ju dhe do besoja sinqerisht te shqetesimet tuaja sikur te njejta shqetesime ti kishit edhe para 3-4 vjetesh kur prape krimi mbreteronte,gjykatesit ishin matrapaze te vendimeve qe jepnin,kur policet na zbraznin zhepat sa here na ndalonin,kur ne zyrat e shtetit na ofendonin dhe na rripnin,kur ne spitale na shikonin lope per ta na mjele,kur ne skolla dhe universitete blije diplomat sikur te ishin domate dhe qindra gjera te tjera qe sipas jush nuk perbejne nje drejtesi permbajtesore.Ne menyre spontane me vjen ne mendje nje pyetje per ju.Po atehere a beheshit valle e verdhe si tetraciklina apo … ishit e kuqe si molla???

  4. Birbo says:

    Majlinda .. Nuk ke moral per te folur… Ta kishe bere kur ishe ne pushtet dhe ndodhte e njejta gje.. Atehere te vriste qeveria…po ti nuk dhe doreheqje si moraliste.. As dje..as sot.. Dhe ske per ta bere as neser…

  5. Illyrians says:

    Ju qe uroni Brekun sepse me ne fund po flet drejte, kjo eshte nje dhelper asgje me shume, e shikon qe partia e saj ka marre fund me kohe dhe po perpiqet qe te duket e mire dhe e drejte, po merr masat qe ne nje te ardhme te kaloje ne krahun tjeter. E zgjuar Breku, nuk ke ç’i thua.. Po me ata mafiozat e Italise, Prundentinot, a mban lidhje akoma kjo???

  6. LORA says:

    Kukuvajka ne leter dhe fjale majlinda prudentino,,,,si nje kontributore kriminale, cinike dhe ekzemplare e ketij sistemi ,nuk ka fare zor te perdore edhe fatin e trishte te femijve fatkeqe per mender-politiken e saj te garancive te ferrit,tash e 25 vjetet e fundit.
    Kjo e di mire lemshin deshperues sepse eshte nje nga autoret e panginjura te ketij “novacioni” kriminale dhe po njeherazi rojtare e kesaj statukuoje fitimprurese ,per xhepin e saj.Ne nje shtet normal ,kjo grua-felliqesire kurrsesi nuk do te ishte ligjvenese,,,,ja perse eshte kaq urgjent reformimi Qilizme I drejtesise;per te cuar ne vendin qe meritojne edhe nahijen e llapaqeneve pa dobi-produkti per shoqerine ,sikunder eshte kjo bukurane shqup-se.

    1. RamaMetaKUNDER reformes says:

      Shkelqyer.Shume i sakte komenti.

  7. analisti-politollog Nurellar-Beu says:

    ky eshte paradoksi yne… keta vjedhin e vjedhin, e tregojne me gisht njeri tjetrin….

    eh, c.na ka gjetur….

  8. sit... back..and relaks →→→ says:

    Kur zbriti nga Marsi ne Toke kjo surrat mushka?

  9. antikapitalisti says:

    Perhere ne shqiperi jane perdorur nga politikanet dje dhe sot ketu e 25 vjet po te njejtat fraza dhe kujtime te ndjeresh ,per interesat e tyre te pershtira,,zonja bregu do ishte me mire dhe me e ndershme,qe te mos shkruash as dhe nje artikull ,,se nuk eshte mire per ty ,,i harrove tuajat sec ke bere kur krahu jot ishte ne qeveri ,,ju jeni bere per tu qare me llahinka,,meritoni shperhjen popullore qe thote,,,HIQJA LENES ;;FUTJA PRENES ;;TE MOS TI NGELET HATRI ASNJENES;;;;;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje