Janë dëgjuar shumë zëra ditët e fundit kundër martesave gay. Sipas tyre, politika po bëhet gati t’i legalizojë këto martesa. E vërteta është se nuk kemi dëgjuar që diskutimi mbi një çështje të tillë të jetë futur në agjendën parlamentare, por zërat e shqetësuar janë ngritur mbi faktin që është rënë dakord të bëhet një ndryshim në Kushtetutë, i cili, ky është pretendimi, do t’u hapë rrugë martesave gay. Është fjala për nenin 18 të Kushtetutës, pikën 2, që duan ta sjellin në formën që vijon: “Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla, si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, identiteti gjinor, orientimi seksual….”. Është shtuar vetëm termi “orientimi seksual”. Gjithë pjesa tjetër e pikës së këtij neni është siç ka qenë. E kështu, alarmi i këtyre njerëzve është i pakuptueshëm. Çfarë do donin këta? Do donin që njerëzit të diskriminoheshin për shkak të orientimit seksual? Në fakt, janë të gjitha gjasat që ta duan pikërisht këtë, s’ka gjë se nuk e thonë, s’ka gjë se shfaqen të shqetësuar për tjetër gjë. “Ka një hile në këtë histori. Duan të legalizojnë martesat gay”, thonë. Mirëpo nuk merret vesh se pse barazia që u ofrohet njerëzve pavarësisht orientimit të tyre seksual të çon domosdoshmërish te legalizimi i martesave gay.
Ky ndryshim kushtetues pra nuk është provë se parlamenti po bëhet gati të bëjë legalizimin e martesave gay. E megjithatë, diskutimi mbi këtë çështje mund të bëhet. Është një diskutim në modë gjithandej. E nuk është se janë vetëm konservatorët që janë kundër martesave gay. Ka edhe progresistë-liberalë që janë kundër. Madje, ka edhe mes gay-ve që janë kundër. Meqë jam në këtë pikë, po ngutem të them se edhe unë jam kundër martesave gay. E në këtë mes nuk kam frikën që kanë konservatorë gjithfarësoj, d.m.th. që martesat gay janë një kërcënim për institucionin e familjes që ngrihet mbi bashkimin burrë-grua e për vlera të tjera të botës heteroseksuale. Jo, unë nuk e besoj se martesat gay janë një kërcënim i këtij tipi. Ky është një panik i kotë. Familja, kështu si e njohim ne atë, ekziston prej shekujsh e do të mbetet për shekuj të tjerë, madje përgjithnjë.
Unë martesat gay i shoh në radhë të parë si një kërcënim për vetë gay-të. Mund të jetë e lehtë për ta, ashtu si edhe për minoritete të tjera, të fitojnë njohjen ligjore të të drejtave të tyre, apo thënë ndryshe, barazinë para ligjit me të gjithë të tjerët. Por barazia ligjore nuk është barazi e plotë. Nuk mjafton vetëm ligji për të fituar ca të drejta që janë mohuar, apo nuk janë njohur, prej shekujsh. Duhet përgatitur edhe shoqëria për një ndryshim të tillë. Madje, e mira do ishte që ky ndryshim ligjor të vinte si reflektim i mendësive e zakoneve socio-kulturore, apo pas një edukimi të shoqërisë me idenë e këtyre të drejtave. Dhe është kjo që ka ndodhur kudo në botë. E prandaj, këmbëngulja e gay-ve për ta arritur këtë fitore të tyren me çdo kusht, edhe pse shoqëria nuk është e gatshme për një hap të tillë, nuk bën gjë tjetër, veçse rrit animozitetin ndaj tyre të pjesës konservatore të shoqërive ku ata jetojnë. Dhe ky animozitet mund të shpërthejë një ditë prej ditësh, gjë që do të ishte e padëshirueshme, sepse kështu do të komprometoheshin edhe çfarë ata kanë arritur deri më sot. Gay-të mund t’i gëzohen faktit që në një numër shtetesh është arritur të njihet e drejta për martesat mes tyre, por nuk duhet të harrojnë se kjo e drejtë ngrihet mbi një vullnet të elitave politike e kulturore, e jo mbi një konsensus popullor. Ka do vende, shoqëritë e të cilave janë të përgatitura edhe kulturalisht për të pranuar të drejtat e gay-ve për t’u martuar mes vedi, por në shumicën e vendeve ku kjo e drejtë gay-ve u është njohur ligjërisht, shoqëritë nuk kanë qenë ende të gatshme. Sikur të varej prej tyre, gay-të do të ishin ende pa të drejtat që gëzojnë sot. Ose le të themi, pa një pjesë të tyre.
Sa më sipër, ka të bëjë me botën perëndimore. Në Shqipëri gjërat komplikohen edhe ca më shumë. Këtu shoqëria jo e jo, por as elita nuk është gati të njohë të drejtat e gay-ve. Do krerë të politikës kanë dhënë ok-in e tyre për martesat gay, por këtë e kanë bërë sa për sy e faqe, nën presionin e faktorit ndërkombëtar, madje kundër një dispozicioni të tyrit. Edhe të tjerët do ta japin ok-in, gjithashtu, bën vaki që të japin edhe votën në parlament, por këtë e bëjnë nga halli, jo nga qejfi. Të ish se do varej nga ta, ata do t’i piqnin gay-të në hell. Për këtë arsye, kërkesa për të legjitimuar martesat gay në Shqipëri është një gjë shumë e sforcuar, për të mos thënë surreale. Dhe në këtë rast, nuk jemi më te frika e ndonjë animoziteti të të tjerëve ndaj gay-ve. Jo, nuk është më ky problemi. Ky animozitet është qysh tani shumë i madh në Shqipëri. Madje, vijon të ushqehet nga zëra publikë. Problemi është që gay-të në Shqipëri kanë praktikisht një axhendë tjetër, të ndryshme nga ajo e gay-ve në vende të tjera të botës. Në perëndim, martesat gay janë fundi i një procesi që ka nisur herët, dhe ky proces ligjor ka ecur paralelisht me (apo është mbështetur mbi) edukimin e emancipimin e shoqërisë. Ndërsa këtu, çdo përpjekje për të legalizuar martesat gay do ishte si të synoje të arrije në finish pa u vënë në start. Përballë presionit perëndimor, ne duhet të dimë të qëndrojmë, duhet t’u themi atyre se të legalizosh martesat gay në Shqipëri në ditët e sotme është e parakohshme, nuk do të kuptohej, nuk do të mirëpritej, do të ishte si të legalizoje të drejtën e njerëzve me ngjyrë për t’u zgjedhur në Amerikën e një shekulli më parë apo të drejtën e grave për të votuar dy shekuj më parë. Dukuri e praktika të tilla nuk mund të eksportohen prej tyre si të ishin telefona celularë. Ndryshe, i bie që të ndodhë ajo që po ndodh në Irak apo në vend të tjera të botës arabe, ku donin të eksportonin demokracinë dhe kanë mbjellë kaosin e tmerrshëm.
Po kthehem te gay-të tanë. Sikur të isha njëri prej tyre, do të shqetësohesha për faktin që shoqëria, pjesë e së cilës jam, është thellësisht homofobike, e jo sepse nuk më njihet e drejta për t’u martuar, E për këtë, përpara se të kërkoja njohjen ligjore të të drejtave të mia, do të synoja të gjeja aleatë në përpjekjet për edukimin e shoqërisë. Madje asëll-asëll, edukimin e elitave, të cilat janë frikshmërisht homofobike. Dhe këtu po ju them një sekret: Mund të ketë shumë zëra publikë që dalin në mbrojtje të të drejtave të gay-ve për të qenë të barabartë me të tjerët, por vetëm shumë pak prej tyre e kanë seriozisht. Pjesa më e madhe e tyre janë me dy fytyra. Ata thellë-thellë do donin që gay-të t’i syrgjynosnin në fund të botës, por puna ua do të shtiren si dashnorë të kauzës së të drejtave të njeriut. Këta hipokritë, në thelb, nuk janë të ndryshëm nga ata që s’e kanë për gjë që ta shprehin hapur urrejtjen e tyre nga ndaj gay-ve. Njëri prej këtyre të fundit, me emrin Brenton Kotorri, e kish bërë këtë gjë pardje në gazetën “Mapo”. Kish bërë një shkrim të tmerrshëm.
Gazeta “Mapo” ka një linjë editoriale konservatore, dhe në këtë kuptim zërat që ngrihen në faqet e saj kundër martesave gay janë një gjë që kuptohet. Unë vetë, e thashë më sipër, nuk jam pro martesave gay, sido që motivimet e mia nuk janë të natyrës konservatore. Prandaj, nuk ishte kjo që më shqetësoi në shkrimin e Kotorrit me titull “Bota e re gay”. Më shqetësoi urrejtja e tij, më saktë guximi i tij i pacipë për ta shprehur faqe botës e me mburrje këtë urrejtje për ata që kanë bërë krimin se kanë qëlluar të jenë të ndryshëm prej tij, në këtë rast, gay-të (Ky është një nga ato rastet, kur unë jam i prirur ta besoj atë pretendimin e ca e cave, që thonë se ata që zbrazin urrejtje kundër gay-ve e bëjnë këtë edhe për të yshtur a shtypur një pulsion të fortë gay që e kanë brenda vetes). Nuk linte gjë të ndyrë pa nxjerrë nga goja ky zotëria. Thoshte se gay-të janë të degjeneruar (përfytyroni: Michelangelo është i degjeneruar, ndërsa Kotorri është një qenie humane e virgjër, e dëlirë, e kulluar!!!), se ata janë pacientë, se ata kanë nevojë të kurohen, se gay-të që kurohen janë modelet e forcës e vullnetit human, se gay-të nuk lindin të tillë, ata thjesht zgjedhin të jenë gay (do bënte mirë të na thoshte Kotorri se kur ka qenë momenti a rrethana që ai ka zgjedhur të jetë heteroseksual).
Gazeta “Mapo” nuk bën mirë, sipas meje, që ua lë në dispozicion faqet e veta njerëzve të tillë që me mendje janë ende në shekujt e mesjetës. Apo për të folur me gjuhën që Kotorri e ka qejf, janë “pacientët, të sëmurët e të degjeneruarit” e vërtetë në këtë vend.
O Nano pranoje edhe ti dylber je.
Ik o muc ik!!kete artikull kot e ke shkrujt!!dylberet sjane njerez normale…natyra ka ligjet e veta…dhe smund ti shkosh kunder!!!
Mendoj se nuk eshte problemi se shoqeria Shqiptare eshte “homofobe”, por se keta pedet duan qe ne te pranojme qe ata ta shkruajne ne balle dhe ne t’u themi o sa te respektoj une per ZGJEBJEN tende! E kishte mire Bill Klinton “don’t ask – don’t tell”. Ne Amerike, por ne Amerike ama, jo ne Albanistan, nuk jane dakord tani edhe me kete, duan ti respektosh me shume vetem se jan pede.,
Po mire more z.M.Nano, po sikur te shkojme me tej mesjetes (sipas teje eshte ky, Kororri) e te vemi ne fillimet e njerezimit. Kur i Madhi Zot, (sipas Bibles a edhe Kuranit) krijoi (modeloi prej balte) njeriun e pare. Adamin -Ademin dhe ky prej brinjes se vet, “lindi” Even-Havane, pra, lindi 1(nje) mashkull e 1 (nje) femer. Pra, qe ky çifti i pare qe, çift pas çiftesh e shumuan njerezimin gjer ne 6 a 7 miliardet e sotem!!! Cfare do te ndodhte ne se zoti, do te kish modeluar dy Adame (Ademe) a dy Eva(Hava), qofte edhe sikur t’u kish njohur, Ai, te drejten “kushtetuese” per martese ?! “Qellimi i lindjes se pare i çiftit Adam-Eva, ka qene, besoj, pikerisht ashtu siç ndodhi. Te shumohej qenia njerezore. Jo te plotesoheshin tekat, qejfet e Adamit a te Eves veç e veç. Te dy bashke edhe te benin qejf, edhe te lindnin femije. Permes 2mjeteve” qe Ai u kishte krijuar. E me atto mjete qe u krijohen,burrit e gruas qysh ne ndarjet e nje pas njeshme te qelizave, specifike mbas pllenimit (veze-spermatozoid)te çdo pjese e çdo organi te njeriut…Pranuam heqjen e denimit me vdekje, se na e imponoi Europa dhe ja ku jemi sot. Po me kete ndryshim kushtetues, çfare do t’i percjellim,ne radhe te pare shoqerise sone, asaj konservatore e asaj moderne? Do t’i thuhet se behet qejf edhe keshtu. E peshtire, e neverteshme te vazhdohet me kete diskutim. Jam skajshmerisht… KUNDER.
limi
Muhabet bythe
O Muc Nano…, nuk pata durim per telexuar se cfar ke shkruar , pooooor , mendja ma thote,se qe nga titulli qe i ke vene artikullit, kesaj radhe duket qe e menderose fare . Mblidhe pak veten , dreqi e mori , se ke filluar te mos honepsesh fare !
O Muc Nano; je gazetar shqiptar apo dreqi e mori cfare je. Pa spjego nje here titullin veseliten apo velesiten apo eshte gabim shtypi. E dyta ate Kotorrin e kritikon shume pse eshte kunder Gay por lirite dhe te drejtat e njeriut jane vetem per Gay dhe per ty apo dhe per Kotorrin. Nuk ka te drejte ai te shprehe mendimin e tij per nje llum te shoqerise apo i privohet kjo e drejte. Tjeter kush i pengon Gay te jetojne bashke ne nje shtepi apo dhe te bejne si te duan me bythen e njeri tjetrit. Asnje. Atehere cfare kerkojne. Nuk ka halle te tjera shoqeria por merret me palacolleqe ashtu si dhe ti? Natyra e ka bere zgjedhjen e saj per te vazhduar jeten perpara, njeriu le te zgjedhe rrugen e tij sipas mendjes dhe kaq, pastaj ne publik respekto normat dhe rregullat qe do shumica, ndryshe pas hekurave ose ik ne ndonje shkretetire apo xhungel per te mos bere jete publike po ste pelqen.
Artikull pa vlere, me duket se ti je vete dylber e po mundohesh te ne sjallesh ca argumente?
Shkrim i dobet dhe per t’u misheruar…!!! Lgbt…kjo pjelle fatkeqe dhe anormale, kur pretendon qe te imponohet, quhet pjelle bastarde, qe duhet izoluar deri ne vet zhdukje…Ata ,ne radhe te pare duhet te “vet-korigjohen”…Pretendimi i tyre per biresime, perben nje perversitet dhe rrezik potencial per familjen dhe shoqerine…Ata, lirine e tyre ,duhet t’a konsumojne mes vedi, pa nderhyre absolutisht ne lirine e tjetrit…Kalimi i ketij kufiri, duhet te n’a kujtoje piken e trete te ..”Mein kampf”….!!!.Bota do ishte me e mire pa keto anormale-bastarde…!!!…
Velesiten Muci, Velesiten
O “”tepelenas”” sa Eva e Adam duhej te kishte krijuar Zoti per qindra e qindra devijime qe mund te trashegojne njerezit? p.sh. liliputet ,10 gishta 16 gishta, me qime si ujk, siameze, budallenj, pa duar pa kembe dhe lista nuk do te kishte fund.Cfare naiviteti