Na duhen brekë të reja

14 Maj 2016, 21:43Blog TEMA

Nga Luela Myftari

Gjyshja më thonte shpesh, kur jetoja pranë saj se burri nuk duhet të dalë kurrë me këmishë apo pantallona të pahekurosura, se e para që shajnë është gruaja e tij. Atë kohë, besoja se do të bëhesha një grua e devotshme dhe se asnjëherë mashkulli im nuk do të dilte pa hekurosur. Mirëpo, e vërteta është se më ka qëlluar të dal edhe vetë e pahekurosur dhe fatmirësisht më qëlloi një partner që kujdeset vetë të më kujtojë që në mbrëmje, se cilën këmishë do të veshë nesër. Madje, edhe pse nuk shkruan shpesh, nuk harron të më lërë ndonjë mesazh: “Hekuros, se le nam”.

Pas performancës aspak potente të Shukriut që joshej nga një vajzë 20-vjeçare, njëri nga komentet që më bëri përshtypje ishte: “Gruaja e ka lënë për kastile me brekë të grisura, që çfarëdo të bëjë të fëlliqet e të mos shkojë dy herë në të njëjtin vend për t’u falur”.

E mjera ajo, e mjera. Përtej faktit që duhet t’ia japë burrit me vete djalin në udhëtimet e tij në Tiranë, se e di ç’soj e ka, duhet të lexojë edhe të tilla komente. Gjyshja do të më kujtohej pikërisht atë çast. “Kështu është kur nuk kujdesesh për burrin”. Po, ç’faj ka ajo zonjë, kur i shoqi nuk mban dot atë që ka para, e jo më ato me shumicë që i vijnë nga prapa? Fundja, sado grua e mirë të jesh, për sytë e botës, kjo e fundit vjen një moment e të plas një shpullë që s’të mbetet veçse të kthesh faqen tjetër. Zonja e parë e Dibrës, me urtësinë e saj kishte duruar dy goditje, atë të tradhëtisë së bashkëshortit dhe atë të brekëve të grisura.

Në krye të tre ditëve mendova se kjo ngjarje nuk do të komentohej më, ndaj edhe nuk shkrova. Por, shoh se impakti që kanë krijuar brekët e grisura në shoqërinë shqiptare ishte i madh. Po cila ishte kjo shoqëri? Ajo që nuk vuan ndrydhjet seksuale, ajo që nuk ka provuar kurrë t’ia ngacmojnë të dashurën, ajo që nuk ka futje duarsh në autobuset e linjave Unazë, Laprakë, Tiranë e Re, Kamëz … ajo që ka turp të ofrojë më të mirën për bashkëshortin e vet brenda shtëpisë dhe dhomës së gjumit e jo jashtë për sytë e të tjerëve duke hekurosur këmisha? Për cilën shoqëri bëhet fjalë, për atë që ka turp edhe të thotë: “Po, ky vend ka nevojë për shtëpi publike në çdo qytet, se meshkujt janë të pakënaqur nga tradicionalizmi i grave të tyre në shtrat dhe se e kanë të pamundur si gruaja, ashtu edhe burri të flasin me njëri – tjetrin për dëshirat që kanë. Fajin nuk e ka gruaja vetëm për brekët, e as vetëm Shukriu që vdes për goca të reja ashtu sikurse çdo mashkull i moshës së tij. Po i kujt ishte faji?

Komunikimi.

Mbrëmjen e skandalit të brekëve të grisura, u sula e tmerruar në sirtaret ku veçmas i mbanim . A kishim të grisura? Po, dhe gënjejnë ata që thonë se nuk kanë. Të gjithë kanë një palë apo më shumë brekë të grisura. E vërteta është se askush nuk i sheh, sepse të gjitha vishen për t’u hequr, dhe në shumicën e rasteve plot shkujdes, ngase gjithnjë ka urgjencë kur bëhet fjalë për to.

“Jet, na duhen brekë të reja”, m’u duk sikur thashë që nga dhoma.

“Brekë të reja? Surprizë?”, m’u përgjigj ai dhe m’u duk sikur fiku televizorin.

Në fakt, bisedën e kisha bërë vetëm. Madje as sirtarët nuk i kisha kontrolluar. Ai kishte ndërruar vetëm kanalin. E dija përgjigjen. Të gjithë meshkujve nuk do i shkonte mendja te brekët e grisura, vetëm te “e reja”, tek “surpriza”.

Atëherë pse të gjitha komentet për Shukriun e famshëm, përfundonin te brekët? Dhe pse në gjithë këtë “skandal” sipas shqiptarëve, duhej të përmendje edhe gruaja? Sepse gjithçka pritej nga ajo. Magjia ishte te ajo. Vetëm ajo me një palë të brendshme të reja, me një “surprizë” në mbrëmje mund ta bënte burrin e saj më të mirë. Të paktën për ca kohë, do të eliminonte mundësi për ndonjë tradhëti dhe nuk do të duhej patjetër të kujdesej për brekët e të shoqit, që në rastin më të keq do t’i nxirrnin bojën edhe asaj.

Sepse në Shqipëri, pa brekë mund të bëhesh gjithçka, po me brekë të grisura asgjë.

Ngado më vërviteshin mendimet teksa lexoja komentet në rrjetet sociale, sado e shaja me vete këtë shoqëri të shtrirur që bën sikur kurrë nuk ka ëndërruar të përdorë skype, celular, një mesazh, telefonin fiks apo qoftë edhe sytë për të flirtuar me dikë që do ta fusë në shtrat, apo për të arritur jë qëllim që shumë të tjerë e arrijnë më shpejt vetëm duke pasur “by..”, vetëm një ide nuk më fashitej. Fqinjët, shqiptarët, familjarët, ata që të përshëndesin në mëngjes kështu do të sillen edhe nëse një ditë do të më ndodhte mua apo ty një gjë e tillë, ndaj vetëm një ide nuk më fashitej. “Është gjithnjë mirë të blesh një palë brekë të reja”. Jo, për vetëm për tjetrin, por për veten. Sepse e sigurt që nëse njerëzve me vendmarrje si Shukriu u duket vetëm një vrimë në brekë, neve ata na shohin në rastin më të mirë me brekë korçe pa llastik, dhe në rastin më të keq pa brekë fare.

22 komente në “Na duhen brekë të reja”

  1. Binjaku says:

    I kishte me nje vrime….qe nuk eshte hataja , te gjitheve mund te na rastise !…..Por te brendeshmet i kishte bore te bardha ! Dukej qe laheshin nga nikoqire prej dibre !

  2. tfgs1 says:

    breke korrakesh,normalisht qe do te jene te pista e me bira…………….nuk mban qeni breke![i thone nje fjale pop.]

    1. Alpet Blu says:

      Ja ku foli edhe bytha e Janullës, grekëqiri nga Epiri!

      E kush pa, grekëqiri që bashkë me soj e sorrollopin e vet ja kanë falur bythën, famljen, shoqërinë dhe shtetin pisanjozëve rrasozinj të manastireve të qelbura greke, atyre që vijnë era kërmë dhe era përç sapo t’u afrohesh. atyre që e e kanë pederastinë, sidomos natyrë të dytë dhe nuk mund të bëjnë meshë pa e kkrojtur bythën më parë me kë të munden.

      Po rri në mutin tënd o gollomezhi kanakar i Janullës dhe mos i përzje hundët dhe llapën tënde të ndyrë me punët e shqiptarëve. Hy, tutje, vrromë hauresh dhe bordellosh!

  3. breket.me.mut.te.ministrave.te.sali.serbit says:

    Nuk ishin breke te grisura por breke me mut. Nuk grisen breket mu tek vryma e bythes por kur njeriu eshte pisanjos dhe nuk ka as kulturen elementare te higjenes normalisht qe ngjyra kafe ben konrast me ngjyren e bardh te brekeve te bardha te kohes te xhaxhit qe kishte vesh Shukrija… Ka video te tjera qe tregojne te tjere brekmut ne nivele ish ministrore me vajza minorene 17-18 vjecare.

  4. Rrik Balsha Sr. says:

    BYTHESHQYERES RROBAQEPESE !

    Me habit menyra e trajtimit te ketij rasti skandaloz, nga nje germlidhese e periferive te Tirones.
    Shume shpejt e paska harruar kur dilte ne ballkonin e pallatit prefabrikat dhe fshihej pas brekeve te nderura te te atit, duke vezhguar “Jet-in” e turnit, permes vrimave akoma te paharnuara te tope-mbulueseve te krijuesit te saj.

    Edhe pse sot jane ne mode “slipet”, por per ne shqiptaret sidomos, te rritur me mentalitetin e pashkelshmerise se kufinjte te mire ndare te dy boteve femerore e mashkullore, preferojme ato te stilit “boxer”, nga sa pame ne videon e skandalit, breket ishin bore te bardha, po ashtu edhe maljeta e brendeshme, gje qe tregon te kunderten e asaj qe derdellit kjo brumbulleshke ideshe psikoidiotore.

    Dikur, avet tane vishnin brekushe te gjata, me pas, me modernizimin e jetes ne enveroxhizem u perdoren breket e shkurtra, apo te stilit “boxer”, siç mbathej shumica e seksit mashkullor ne boten perendimore. Me futjen e koncepteve te reja te maredhenjeve shoqerore, ato te cilat Donal Lu i quati “guximtare” , shume mashkuj perdorin “slipe” per te mbajtur “te shtrenguara” shfaqje te pa kontrolluara te instinkteve te brendeshme.

    Edhe Edi i Kristaqit Vares Poetesh, ne shumicen e rasteve mban “slipe”, pak per te respektuar Endrinen e tij, e shume per te mbajtur te permjerrurit qe i vjen nga mosfunksionimi i prostates, siç e pame me pantallona te lagura ne nje miting kohe me pare.

    Breket, moj kulufruthe, duhet te jene ne radhe te pare te pastra, te lara dhe te hekurosura, per te mos lenduar mukozat e linguineve, gjate levizjeve te perditeshme. Zakonisht pas shume perdorimeve, larje, shplarje, hekurosjeve, edhe demtohen, andaj nje nikoqire e vertete i riparon deri sa mund te mbajne nje perdorim te pakomprometuar. Kur ishim studente, na duhej ta benim vete kete mjeshteri te fituar per nevoje, sepse ishim larg duarve te kujdeseshme te familjeve tona.

    Sot, me nivelin e konsumit qe eshte arritur, edhe mund te perdoren vetem nje here dhe te hidhen ne koshin e plehrave, por nuk jemi te gjithe Donal Trumph apo Ilir Metiste, e per me teper jemi respektues te parave te fituara me djerse e sakrifica.

    Per t’ju kthyer rastit te te semurit seksual Xhelili, besoj se breket i jane shqyer gjate poshtersise se bere, nga sforcimi i eksitimit para nje njomesire 20 vjeçare, dhe me siguri te cilesise se dobet te bezes me te cilat duket se ishin te bera.

    Nje rakomandim te fundit: harrnoi breket e Jet-it tend, edhe te tuat, pa harruar ti futesh ne lavatriçe çdo dite, dhe mos e detyro te dashuruarin tend ti veshe nje dite se parthi e nje dite te kthyera se prapthi.

    1. Illyrians says:

      Rrik Balsha Sr.

      po ti je italian apo shqiptar? Apo italian qe ka mesuar shqip? Se nuk po marr vesh.

      1. Rrik Balsha Sr. says:

        Ku e pe italianin ti ore ish banor i ekstremit verilindor te perandorise Ilire ? Ka ndonje gabim ne te shkruar te gjuhes shqipe apo perfytyrimi yt kalon edhe fantazine psikopatore te Lueles se Hydajet (JET) Myftarit ?
        Ja dhe te te shuaj kuriozitetin: jam shkodran prej mbi dymijevjeçaresh !

  5. Tarrasi says:

    Luela je shume lemsh ne arsyetimin tend, te duhet nje leksion i mire per teknikat e te shkruarit. Me goje duhet te jesh me e shkathet…

  6. tori says:

    Reagimi i shoqerise ishte i tille sepse,te ai u ilustrua me se miri degradimi total i gjithe kesaj klase politike te degjeneruar dhe gjithashtu
    Shukriu eshte modeli tipik i pushtetareve. Analiza juaj eshte shume e dobet dhe e perqendruar te seksi. Shqiptaret nuk u irrituan ngaqe Shukriu tradhetoi gruan,sepse kjo ndodh rendom,por reagimi ishte i atille ngase, Shukriu ose Shukrite i kane kthyer zyrat e shtetit ne zyra private,ne zyra pazaresh,ne zyra prostitucioni e dallaveresh.Nuk ekziston shteti dhe institucionet asgjekundi,kudo perballesh me Shukrinjjjjjjjj…

  7. Huana Kurti says:

    “Sepse ne Shqiperi, pa breke mund te besh gjithcka, po me breke te grisura asgje”
    Ky duhej te ishte titulli

    shume bukur

  8. Qarri i zigurit says:

    Bravo luaela. Nuk e di nese je e njejta vajze qe shkroi dje aq bukur per ate peshtymen. Nuk mevkujtohet emri. Jo vetem ti sot apo ajo vajza dje keni folur realitetin por ajo fillon me biblen. Kur fshataret deshon ta qellonin me gore mekatarin dhe jezusi i pyeti qe kushdo qe nuk ka mekatiar le te qelloje.
    Habija tjeter e imja pervec thashethemit dhe te berit gallate me fatkeqesine e tjetrit esjte shpirtligesia e njeriut per ta shkaterruar tjetrin. Shpirtligesia e e kesaj vajze mebkurojo dhe ndergjegje te plote per te shkaterruar nke mjeri.
    Shpirtligesia e nje shpirtligu si ylli rakipi. Nje njeriu qe ka paguar dhe kaurdheruar vrasje.
    Shpittligesia e njebkrimineli si sali berisha qe nuk kursen asnje per ambicjet e tij per pushtet. Nje njeri i lig qe per ti shpetuat ndeshkimit te ligjit eshte ivgatshem te fuse popullin nevlufte civile.
    Nuk besoj qe prindet tone dhe gjysherit mund te benin veprimin evkesaj vajze. Nje veprim po aq i turpshem sa dhe i shukriut. Kjo vajze eshte e shthurur nje lloj si shukriu dhe ju bashkua njerezve kriminel si ylli rakipi dhe sali berisha.
    Jetojme nebkohe te veshtira. Kohe maskaralleku. Edhe une qe flas nuk jam i paster kam mekatuar aq here sa kam mundur. Megjithese skam, skam pasur dhe sdo kemebkurre pusjtet. I rri larg pushtetit se pushtet i eshte baraz me ylli rakipin dhe sali berishen.
    Qenke vajze me llogjike dhe me shpirt.
    Djalli ka rrembyer shpirtin e shqiptareve prandaj dhe vuajm

    1. iliri tjeter says:

      Po sikur motren tende Shukriu ta merte ne hotel ne Tirane dhe te kerkonte jo vetem t’i puthte cicen por dhe te bente seks me te, si do te ndjeheshe?

  9. altin15 says:

    Desha me bo nje koment per kete artikull

    1. Grigor says:

      Nuk ke nevoje. Me nje rresht I ke thene te gjitha. I madh je. Uroj qe ajo germe lidhesja me siper, sic e quajti nje komentues I nderuar me lart, te lexoje komentin tend dhe te mesoje se mund te thuhen shume gjera edhe me fare pak fjale. Edhe me nenkuptim. Shume e ka tjerrur mor burre I dheut, sa ju keput fare andej nga fundi.
      I madh je per zotin.

  10. Ilifi tjeter says:

    Ke shkrojtur shume por nuk di as vete cfsr ke chjruar dhe cfar do te thuash. Perfundimisht je pjerdhur nga mendja dhe me breke te grisura.

  11. gk says:

    Ne kete kohe te ndyre qe po jetojme verejme dy gjera qe jo vetem nuk kane asnje efekt edukativ por vecse NEVERI. Neveri e klases degjeneruese se sotme politike Shqiptare ,vec shih parlamentin se si shahen ,ofendojne deri ne cmenduri rrugacerore……………..rasti me i fundit i kryeministrit me deputeten e te njejtes parti, e dyta sikur te kisha mundesi ate gazetarin dhe gazeten qe e nxorri e para kete skandal turpi ,me zjarr e hekur do ta mbyllja a e dine perse ? Kjo vajze e paguar per te bere kete skandal,apo njerezit qe fshihen pas saj duhet ti drejtoheshin vetem organeve GJYQESORE ,dhe vetem organeve gjyqesore. A e din pergjegjesine kjo gazete dhe ky GAZETAR se me kete SHKRIM skandaloz i sherben individeve dhe qarqeve POLITIKE dhe shtreses se ulet qe fshihen pas qofte edhe per hakmarrje PERSONALE qe mund te shkaktojne DRAMA JETESORE FAMILJARE ………………. ? Tani djallezia e politikes Shqiptare e shtyn disa kohe me kete SKANDAL………. Pra une mendoj edhe drejtesia ,dhe ministria e puneve te mbredeshme duhet urgjentisht te kapin situaten per te vure para ndeshkimit kete GAZETE dhe kete palo GAZETAR qe per arsye fitimi bejne ate qe dhe arsyeja me elemntare njerzore nuk e parashikon. Tani Shukriu edhe sikur te mos denohet ,AI eshte VETEDENUAR nga mbare OPINIONI SHQIPTAR. Filozofia popullore thote: PESHKU QELBET NGA KOKA. Ai tashme eshte qelbur sa ka marre ere e gjithe SHQIPERIA. Uroj qe diten e neserme te lexoj qe qeveria Shqiptare ne menyre te rregullt te infojmoje dhe detyre e saj te raportoje POPULLIN SHQIPTAR per punen e saj , gjate ketyre DY VJETEVE sa mijera vende pune jane hapur, kujtoj programin dhe premtimet e Edi Rames qe do te hapte 300.000 VENDE PUNE…..? dhe jo te na cudisin me endrrat e tyre te menjehereshme se do te bejne hyrjen te liqeni ne krahun e universitetit…… dhe me vone parkun e lodrave ……e me vone stadiumin me kullen OLIMPIKE……………. Ne te gjithe boten e qyteteruar kryefamiljari dhe kryetari i SHTETIT eshte dhe duhet nderuar,Erion Veliaj eshte bere nje kobure e zhurmshme ne duart e Edi Rames. O mblidhuni dhe shkarkojeni ,ose rrisni EDUKATEN TUAJ QYTETAREqe duke nderuar te jeni dhe te nderuar.Dhe te shtojme punet dhe begatine per kete vend dhe popull te shume vuajtur duke e ndare ne tre vilajete PD…PS…LSI ……………… STOP TRAGJI KOMEDISE NE PARLAMENTIN SHQIPTAR …… me tre aktore kryesor SALI…….,EDI….., ILIR…………ILIR…….SALI …..EDI………… Shkoni dhe jetoni ne ndonje cep te rruzullit dhe jetoni te qete me MILIARDAT tuaja ,dhe lereni te qete kete popull te SAKATUAR.

    1. albani says:

      Po Shukriu ia ka shkaktuar me dashje vete kete drame familjes te tij. Ashtu si kam komentuar dhe me siper, po sikur te ishte motra apo nena jote dhe Shukriu te plotesonte me to deshiren seksuale, a do te komentonje keshtu?

  12. Oflala says:

    Jam dakort. …edhe une I kam te grisura. ..por nuk eshte aty problemi. …ajo bulqizakja e futi bukur ne kurth. ….sepse ishte me kurve se kurvari. …..

  13. Andy says:

    If you think to fuck is funny fuck your self and save your money (more tuke.)

  14. Kopshti zoologjik shqiptar says:

    Analiza qe ben Tori eshte me e sakta….Esenca e gjithe ketij skandali qendron ne degradinin total te shoqerise shqiptare.Te tjerat jane kot….

  15. Luela Myftari says:

    Se pari nuk e di kush eshte Hydajet Myftari. Se dyti, nuk kam jetuar ndonjehere ne pallat. Njeri nga komentuesit me ngaterron me ndonje tjeter. Jam Luela Myftari.

    Sa per ta “Qarri i zigurit”, po une jam po e njejta vajze qe kam shkruar per peshtymen. Te falenderoj per leximin e me shume per fjalet e mira.

    Kete shkrim e kam bere sepse eshte e sigurt që nëse njerëzve me vendimmarrje si Shukriu u duket vetëm një vrimë në brekë, neve ata na shohin në rastin më të mirë me brekë korçe pa llastik, dhe në rastin më të keq pa brekë fare.

  16. Se pari, kete shkrim e bera: “Sepse e sigurt që nëse njerëzve me vendmarrje si Shukriu u duket vetëm një vrimë në brekë, neve ata na shohin në rastin më të mirë me brekë korçe pa llastik, dhe në rastin më të keq pa brekë fare”. Kjo eshte fjalia e fundit e shkrimit qe per gabime shpejtesie a teknologjie mund te mos jete marre per t’u publikuar.

    Se dyti, komentuesit qe beson se kam ndonje lidhje me Hydajet Myftarin, qe as e njoh, me ngteron me ndonje tjeter. Se çuditerisht une as ne pallat nuk kam jetuar ndonjehere.

    Se treti, faleminderit ata qe e lexuan dhe e vleresuan shkrimin. Per ata qe s’e pelqyen, une keshtu di te shkruaj, e per aq sa di paguhem, e mbase e ka fajin letersia per te cilen u diplomova. Ndoshta jam marre me shume art per nje shoqeri qe shkruan per breke e nuk do te lexoje per to.

    Se katerti, po lexues une jam ajo qe ka shkruar per peshtymen, per Nazimen, per virgjerine, per emigrimin. E faleminderit qe me ke lexuar edhe me pare.

    Respekte, Luela që do vazhdoje te shkruaje vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje