FOTOT/ Zbulohet i dashuri miliarder i Anxhela Martinit

17 Maj 2016, 11:40Lifestyle TEMA
FOTOT/ Zbulohet i dashuri miliarder i Anxhela Martinit

Anxhela Martini prej disa kohësh është në një lidhje dashurie dhe këtë na e ka treguar vetë ajo përmes disa fotove ku shfaq tatuazhin e saj dhe të partnerit të ri.

Një gjysmë zemre në gishtat e tyre që kur i bashkojnë formojnë një zemër të plotë…ky është simboli i dashurisë që ata kanë zgjedhur të identifikojnë ndjenjën e tyre.

Por bukuroshja shkodrane vetëm kaq na ka treguar, duke e mbajtur mjaft të fshehtë identitetin e partnerit të saj.

Revistawho.com zbulon identitetin e mashkullit që i ka marrë zemrën bukuroshes shqiptare nga Shkodra. Ai është Dragos Savulescu, producent filmash, i cili hyri në këtë industri në vitin 2013. Ai ka lindur dhe është rritur në Bukuresht të Rumanisë, ndërsa së fundmi jeton në Los Anxheles, ku dhe është njohur me modelen Martini, e cila prej një viti është rezidente në këtë shtet.

Dragos Savulescu, deri në 2012 ka qenë president i klubit të futbollit Dinamo, një prej skuadrave më të suksesshme në Europën Lindore, raporton revistawho.com. Savulescu është një biznesmen i shquar me sipërmarrje të suksesshme në pasuri të patundshme, ku ka zhvilluar një portofol të fortë të transaksioneve të pasurive të patundshme që arrijnë në disa miliardë euro, si dhe është marrë me turizëm, konsulencë, shkëmbim të aksioneve, sport dhe me botime.

Miqtë e afërt të modeles nuk kanë zbuluar detaje për njohjen e tyre, por ata konfirmojnë për revistawho.com se aktualisht Anxhela Martini po shijon Festivalin e Kanës krah të dashurit të saj supermiliarder.

4 komente në “FOTOT/ Zbulohet i dashuri miliarder i Anxhela Martinit”

  1. Ledio says:

    Zbulohet Ka… Futesi tjeter i Angela Martinit. I vetmi ndryshim kesaj rradhe eshte se nuk eshte zezak , por eshte Rumun.

  2. Epidor says:

    Ledio jo vetem rumun por cfare ka per te prodhuar nje rumun me vone, eshte ajo qe thojne francezet RACAILLE-riciklim plehrash dhe kurre kjo femer sot e re dhe neser apo per 25 vjet e moshuar 50 vjecare drama eshte ne dere! Me evgjitet e saj cuseshku e Rumaneska Ha-ha-ha kurre derrkucet seksi Shqiptare kerkojne milionat dhe nuk e dine diasporen koha-vrastare qe ska meshire kurre je ne gjume…

    1. Ben says:

      Sa kar qe je o epidor!! Po sa shqiptar ke me romune sidomos me itali mor pall cfar te keqe ka Ai romuni nuk Jan jevgj te gjith edhe shqiperia ka jevgj sa te dush mos harro…

  3. valer says:

    U nda nga palla e madhe e zeze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje