Kryeministri i ri i Turqisë: Kush është Binali Yildirim, kurdi besnik i Erdogan

19 Maj 2016, 17:46Bota TEMA

Prej disa ditësh emri i tij qarkullonte së bashku me dy të tjerë për postin e kryeministrit të Turqisë.

Duket se Binali Yildirim do të jetë kryeministri i ri i Turqisë.

Emri i tij përflitej bashkë me atë të Bekir Bozdag, ministër i Drejtësisë, dhe Berat Albayrak, ministër i Energjisë dhe dhendri i Erdogan.

Yildirim do të jetë kandidati zyrtar dhe i vetëm i AKP për postin e kryeministrit, vendim që do të merret në Kongresin e jashtëzakonshëm të kësaj partie, pas dorëheqjes së Ahmet Davutoglu.

Kështu ka lajmëruar vetë AKP mëngjesin e sotëm me një deklaratë për shtyp.

Kryeministri i ardhshëm, Yildirim, është një besnik i presidentit Erdogan dhe ka qenë gjithmonë në krah të tij. Që prej viteve ’90 Yildirim ka qenë ndër figurat më të besuara të AKP dhe Erdogan.

61-vjeçari rrjedh nga një familje kurde dhe është ndër themeluesit e partisë AKP. Ka qenë ministër në katër qeveri radhazi dhe kishte sfiduar Davutoglun edhe në 2014 për postin e kryeministrit.

Ka realizuar një sërë veprash të rëndësishme në Turqi pasi prej kohësh është ministër i Transporteve, dhe e kanë cilësuar “njeriu i projekteve”.

Në 2004 u akuzua për një incident me një tren ku humbën jetën 41 persona, por nuk e dha dorëheqjen dhe çështja u mbyll disa vite më vonë.

Zgjedhja e tij si kandidat erdhi pas një konsultimi partiak, por me rekomandim të Erdogan.

Ai do të paraqitet në Kongresin e së djelës i kandidati i vetëm në garë dhe votimi është thjesht formal.

Ai do të ketë si detyrë formimin e një qeverie të re, nën bekimin e Erdogan, padyshim.

Deklarata e parë e Yildirim pas zyrtarizimit të kandidaturës ka qenë në lidhje me terrorizmin.

“Kombi ynë duhet të jetë i qetë, do të fshijë problemin e terrorizmit nga axhenda e Turqisë”, tha ai para se të deklaronte se do të bëjë një vizitë në Diyarbakir, atë që cilësohet si kryeqyteti i kurdëve. Një gjest simbolik dhe politik, duke parë prejardhjen e tij dhe problemet e shumtë në kohët e fundit të Turqisë me kurdët./ Përgatiti Amarildo Lumani

8 komente në “Kryeministri i ri i Turqisë: Kush është Binali Yildirim, kurdi besnik i Erdogan”

  1. tfgs1 says:

    dhe thoni ju beqiret qe emri Berat eshte shqip………..!!!!??? ptuuuuuuuu,vrromotourkoi………….

    1. albani says:

      Ka shume me origjine Shqipetare ne Turqi,ore loqe.
      Atje vene dhe emra Fiere dhe Vlora.

      1. tfgs1 says:

        nuk ka ”shqiptare” ne Turkye more sunit ,flitet per rrace pederash turkoshake qe pasi u larguan perdhunuesit turq,mbetjet e tyre[”shqiptaret”sipas teje] u larguan drejt Turkye pas PAVARESISE se shqiperise………………..allah uakbar!
        por shume prej tyre[edhe soi yt] mbeten ne shqiperi ku sot vrasin,grabisin,perdhunojne.rrenojne dhe tjetersojne shqiperine ne nje bourdhelo islamikesh…………….duke luajtur ”shqiptarin 100 karat”!!!!

        1. Ballisti (KS) says:

          @Klimax, edhe ti je turk pordhodox i ashtuquajtur pontos-mutschaka!

    2. albani says:

      Ne daten 23 do te shkoje Cipra atje qe tja veje nga pas Berati.

      1. Klimax says:

        Po pse nuk shkon dhe ti ne Turqi te njihesh me Fieren, Vloren e Beratin, me myslimo-patriotet e tu, por vazhdon e jeton akoma me arvanito-ortodokset e Greqise?

        1. zz says:

          Ku jane keto arvanito-ortodokset greke se nuk po i shohim cudi qe i shikon vetem ti dhe ne te tjeret jo rrini urte kurva 300 te Janullo pederit se perndryshe do tju ja shkerdhejm cfare ju mban pragu mos e kruani po silluni sic eshte per tu sjellur se do tju bejm te merrni rruget andej nga erdhet dikur me qese plasmasi ne duar si shkerdhata po nuk e besuat provojeni ta shikoni te semes

      2. Vita e Nastes pe Kolkondasi says:

        Mund te jeni pak me i qarte, ju lutem: c’fare keni parasysh kur thoni “…qe t’ja ver nga pas Berati”? Mos ndoshta e keni fjalen per organin e qejfit, nje vegel fort e pelqyer nga greket qysh ne kohen e spartaneve?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje