Policia italiane rrëzon akuzat e PD-së, letër Adriatik Llallës: Nuk pati përgjime! Pajisja u përdor nga italianët

19 Maj 2016, 15:51Politika TEMA

Pas debatit që ka përfshirë shumë institucione të vendit lidhur me një pajisje përgjuese që pretendohej se ishte përdorur nga policia shqiptare, ka reaguar edhe policia italiane duke i vënë kapakun çështjes.

Në një letër që drejtori i saj Alesandro Panza i çon Adriatik Llallës përmes Ambasadës italiane, konfirmon se pajisja nuk është përdorur për asnjë lloj përgjimi dhe se ka qenë gjithmonë në zotërim të palës italiane vetëm për qëllime trajnimi.

Në letrën dërguar Adriatik Llallës, Drejtori Përgjithshëm i Policisë italiane, Alesandro Panza, konfirmon atë që tha ministri Tahiri se marrëveshja për trajnimin e policisë shqiptare për këtë pajisjes, është firmosur në datën 9 qershor të vitit 2007 nga ministri i asaj kohe i Punëve të Brendshme, sot Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

“Është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në luftën kundër kriminalitetit, mes Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Artikulli i tretë i kësaj marrëveshjeje parashikon që palët të bashkëpunojnë, mes të tjerash, në aktivitete të fokusuara në formimin dhe trajnimin në luftën kundër kriminalitetit në të gjitha format e saj”, shkruhet në letër.

Sipas numrit një të Policisë italiane, me vënien në zbatim të kësaj marrëveshje, në 11 mars të 2016 janë nisur në Tiranë dy operatorë të specializuar nga forcat e policisë italiane me detyrën për të zhvilluar aktivitete ne për trajnimin e policisë lokale.

“Në këtë pikë, personeli italian merr me vete, për aktivitet stërvitore të cituara, një autoveturë me në ekuipazh një aparaturë të quajtur ‘IMSICATCHER’, modeli Vortex i prodhuar nga kompania Ercom, e instaluar në brendësi të makinës”.

Drejtori i Policisë Italiane, Alesandro Panza, mbyll çdo debat të javës së fundit lidhur me mundësitë që kjo pajisje të jetë përdorur për përgjime të të gjitha llojeve, përfshirë edhe “Whatsapp” apo “BBM”.

“Ky aset stërvitor rezulton i konfiguruar në mënyrë të tillë që mos të ketë mundësi të zhvillojë asnjë aktivitet gjurmues, as trafiku zanor, as tekst mesazhe. Ky konfigurim, i cili nuk është i modifikueshëm nga operatori, nuk lejon as gjurmimin e trafikut të datave”, shkruhet në letër.

Letra e policisë italiane dërguar Kryeprokurorit Llalla, konfirmon, ashtu siç tha Top Channel të mërkurën se pajisja është futur nga një port. Operatorët e forcave të policisë italiane, qe kanë sjellë me vete aparaturën me qëllimet e sipërpërmendura, janë pritur në portin e Durrësit nga zyrtarë të policisë shqiptare.

Por, policia italiane konfirmon me përgjegjësi të plotë se kjo pajisje nuk ka qëndruar për asnjë minute në duart e kolegëve të tyre shqiptarë.

“Aparatura trajnuese ka qënë gjithmonë në zotërim të operatorëve italianë dhe e ruajtur, kur kjo nuk përfshihej në aktivitete formuese dhe trajnuese, në zyrën ndërlidhëse italiane në Shqipëri, në brendësi të Ambasadës Italiane në Tiranë”, shkruhet në letër.

Sipas letrës se Kryepolicit italian, Panza, me këtë pajisje janë trajnuar 5 operatorë të policisë shqiptare, me aktivitete të zhvilluara në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Vlorës, dhe se sipas tij, aktiviteti trajnues nuk do të mund të kishte mundësi të kryente shkelje të asnjë  lloji, nga personeli i policisë italiane i punësuar.

Gjithsesi, në fund policia italiane i kujton Prokurorisë shqiptare se në zbatim të marrëveshjes, ajo gëzon, në bazë të artikullit 8, imunitet nga juridiksioni civil, penal dhe administrative për çdo veprim të bërë në ushtrimin e funksioneve të tyre.

15 komente në “Policia italiane rrëzon akuzat e PD-së, letër Adriatik Llallës: Nuk pati përgjime! Pajisja u përdor nga italianët”

  1. tfgs1 says:

    Binal Gildirim…………..

    1. Edkari says:

      Policia italiane rrezon akuzat e PD-se,leter e rregulluar Adriatik Llalles……….
      …………——————————————————————————————
      por paisja qenka ketu.

  2. LORA says:

    Nje here qe e prishi rregullin e “shtatoreve bombastike” ,I plasi bumja ne dere llallerise.
    Ky lajm eshte material perfekt per “Portokalline” dhe “Al Pazarin”.

    1. adi says:

      o lora
      po nuk u legenose mjaft per sot???
      me komentet se blushi genjen per mesazhin e xhepistit roshi??
      o truthare
      nuk eshte viti 1940 qe shqiperia eshte e pushtuar nga italia qe ata mund te fusin ca ju do trapi ne shqiperi.

      o mavri qesharake u bete legene u bete po ju nuk keni as cipe ne fytyre juve lekuren e suratit jua kane bere trnsplant nga By…a rilindja.
      ju te beni pis edhe kur ju komenton.

  3. ErionS says:

    rri si mut nashi:):)

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Mos vazhdoni te tregoni injorancen ne perdorimin e mjeteve te pergjimit.
    Sot mund te pergjohet nga cdo kompiuter,mjafton te disponosh programin.Mjetet e pergjimit jane deri ne madhesite me te vogla,ato perdoren si aparate policie ne bandat UHF etj. duke degjuar cdo celular.
    Per te pergjuar nje cel.Androit mjafton te instalosh programin Cell Tracker.
    Bisedat ne WhatsApp rregjistrohen duke instaluar programin WhatsApp Web etj.

  5. kolaq says:

    E tha dhe Tahiri te Kol Palla; po kur te dali e verteta ne shesh cfare do thote Nishani?
    Ashtu si Tahiri i them dhe une Nishan karagjozit: Rri si mut nashi (jo se me pare ke nejt ndryshe)

    1. kashi says:

      tani te dorhiqet presidenti debil

  6. arben says:

    Pas kesaj pergjigjeje zyrtare dhe shteruese duhet te shkojne para pergjegjesise ligjore dhe morale te gjithe ata persona duke perfshire dhe kreun e shtetit per dezinformimin qe i bene popullit shqiptar,perbaltjes se institucioneve shteterore ,nxjerjes se sekreteve shteterore si dhe konfuzionin qe shkaktuan ne nje pjese te madhe te popullit shqiptar.Qeveria aktuale dhe parlamenti shqiptar duhet te mare masat e menjehershme per shkarkimin e kreut te SHISH me motivacionin per demtim te interesave shteterore nepermjet dezinformimit si dhe per paaftesi te shkalles me te larte ne drejtimin me profesionalizem te institucionit qe drejton.Eshte mundesia e fundit qe tu tregohet vendi te gjithe sharlataneve qe ne keto 25 vjet e katandisen Shqiperine ne nje republike te bananeve pa force ligjore e pa dinjitet.Sa per shpellarin e Vicidolit qe mendja e tij djallezore eshte e krijuar vetem per te zeze te shqiptareve me qafe e pacim te gjithe ne qe pas te gjitha te zezave qe i beri Shqiperise akoma e leme te kapardiset si kendezi maje plehut e te na beje leksione te shpifura hipokrite per lirine e demokracine.

  7. Sali Berisha says:

    KAPJA E ITALISE NGA MAFIA E RAMES!

    Te dashur miq, ja cfare me shkruan nje qytetari dixhital nga Italia:

    Signor Berisha,io che vi scrivo sono un sanitario che lavora nel palazzo del governo.
    Un giorno stavo lavorando in bagno quando um improviso Renzi entra gridando come un pazzo “E tutta colpa di quel mafioso di Rama”-diceva.

    Spero che un giorno i nostri paesi fratelli siano liberi da questi delinquenti.

    Saluti da Cinquecazzi (Pescara)

    1. Salier says:

      Cara infermiera, io che ti scrivo sono Salier (se non mi conochi son stato quel che ho perseguito Beethoven – ma tu sei asai inteligente a capire chi sono da vero, son quel che vuol perseguire il popolo Albanese). Ti ringrazzio tanto per l’informazione , e spero in un colaborazione piu inteso in futuro. Quando vero in potere ti diciaro che sarai la prima-consiliera nel mio governo, cherto se non muoio prima. Grazzie e a presto (o tardi, o mai) “chi lo sa”, diceva il cantautire N. Di Bari.

  8. fieraku4u says:

    NISHANI ESHTE BAJGE…KAPTER NISHANI

  9. ha ha ha llalla prokuror !
    ky as me rujt delet nuk eshte i afte .
    shtet idiotash islami

  10. maximus says:

    kaq ishte , e shtyu edhe 1 jave plaku mere i vicidolit, dhe keshtu do te perpiqet deri sa tia hedhe nje here e mire drejtesise , kete gje e ben per te shmangur reformen ne drejtesi, sepse e di shume mire , qe pas reformes e ka vendin ne burg, prandaj perpiqet qe ç’do jave te beje ndonje skandal , vetem per te haruar reformen ., shpreson ta shtyje deri pas zgjedhjeve te 2017, me shprese se mund te vije vete ne pushtet.

  11. funerali says:

    ah mor ed rama vajte I dhe edhe dekorate morrit te saliut. akoma do ti lesh mbi trupin e shqiperise keto parzite te ndyre.
    kur ti heqesh tre patericat e kalbura sali gerdalles te gjithe shqipetaret do shohin se si do kthehet ne hi tersi I shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje